Lajmet

​IKD: Deklaratat e dëshmitarëve në Dhomat e Specializuara të pakuptueshme

Published

on

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të hënën, ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të parë në gjykimin për krime lufte ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa. Për mbrojtjen e identitetit të dëshmitarit me kodin Ë03593, në mënyrë që i njëjti të mos mund të identifikohet, pamjet janë bërë të turbullta dhe zëri i tij është modifikuar.

Megjithatë, sipas IKD-së, modifikimi i tepruar i zërit ka bërë që deklaratat e dëshmitarit të jenë pothuajse të pakuptueshme.

“Një gjë e tillë e ka bërë të vështirë për publikun, për pjesën ku është e hapur seanca, që të informohet mbi zhvillimet në DhSK, si dhe për mediat që të raportojnë saktë për deklarimet e dëshmitarëve pranë Speciales. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e mbështetë mbrojtjen e identitetit të dëshmitarëve në raste të tilla pranë DhSK. Për aq sa seanca është e hapur, IKD konsideron se publiku i gjerë duhet të jetë në gjendje të dëgjojë deklarimet e dëshmitarëve. Në këtë drejtim, identiteti i dëshmitarëve, marrë parasysh edhe masat tjera mbrojtëse, mund të sigurohet edhe pa e modifikuar zërin kaq substancialisht sa t’i humbasë kuptueshmëria.Duke qenë se identiteti i dëshmitarëve mund të mbrohet edhe pa modifikuar zërin skajshmërisht, IKD bën thirrje që deklarimet e dëshmitarëve në seancat e radhës të jenë më të kuptueshme për publikun e gjerë. Megjithëse jo për identitetin e tyre, publiku ka të drejtë të jetë i informuar saktë mbi deklarimet e dëshmitarëve, në procese të tilla penale me interes të gjerë publik”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Nesër ditë zie në Kosovë për nder të akademik Rexhep Qosjes

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, të shpallet ditë zie shtetërore në tërë territorin e vendit. Ky vendim vjen si shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e jashtëzakonshme të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Përmes këtij akti zyrtar, institucionet e shtetit shprehin mirënjohjen e thellë për kontributin e pazëvendësueshëm të akademikut Qosja në ndërtimin e autoritetit shkencor dhe kulturor të Kosovës.

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas vendimit të nënshkruar nga u.d. Presidentja Haxhiu, Protokolli i Shtetit është ngarkuar që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e kësaj zije shtetërore. Ky vendim pason lajmin për vdekjen e akademikut dhe përmbylljen e ceremonisë së varrimit, e cila, sipas dëshirës së të ndjerit, u zhvillua në mënyrë private.

Continue Reading

Lajmet

BIOGRAFIA E REXHEP QOSJA

Published

on

Sot është ndarë nga jeta akademiku, shkrimtari dhe studiuesi i njohur shqiptar, Rexhep Qosja.

Rexhep Qosja lindi më 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Vuthaj dhe në Guci, ndërsa në Prishtinë përfundoi Shkollën Normale dhe më pas studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin Filozofik.

Karrierën akademike e nisi në vitin 1967 si asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa më 1971 mbrojti doktoratën për jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Gjatë viteve në vijim, ai u ngrit në një nga figurat më të rëndësishme të studimeve albanologjike, duke qenë profesor ordinar në Universitetin e Prishtinës dhe drejtor i Institutit Albanologjik në periudhën 1972-1981.

Qosja është autor i mbi tridhjetë librave nga fusha e kritikës letrare, studimeve shkencore, si dhe prozës artistike, përfshirë romane, tregime dhe drama. Ai ka botuar gjithashtu qindra artikuj, ese dhe studime, duke dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e mendimit kritik dhe letërsisë shqipe.

Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me Shpërblimin e qytetit të Prishtinës më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë “7 Korriku”, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, etj.

Në mars të vitit 2025 Qosja u nderua me çmimin “Letërsia shqipe” nga Ministria e Kulturës, si njëri prej ndikuesve më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Është marrë edhe me veprimtari politike. Në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000, kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për kulturën, shkencën dhe mbarë kombin shqiptar.

Continue Reading

Lajmet

Miratohet Ligji për Lojërat Mesdhetare mes përplasjeve për transparencën dhe rolin e BE-së

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës, me 64 vota për, ka miratuar Projektligjin për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Megjithatë, miratimi u shoqërua me debate të ashpra mes opozitës dhe udhëheqjes së Kuvendit, kryesisht për shkak të vërejtjeve të Zyrës së Bashkimit Evropian lidhur me menaxhimin e parasë publike.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kritikoi ashpër nxitimin për kalimin e këtij ligji, duke cituar shqetësimet e ndërkombëtarëve për mungesë transparence.

“Është e padrejtë forma si neglizhoni amendamentet e deputetëve dhe se si nuk i respektoni kërkesat e BE-së që kërkon ruajtje të transparencës, llogaridhënies dhe parasë publike. Është e çuditshme si po mundoheni ta eskivoni këtë”, u shpreh ajo, duke shtuar se PDK nuk është kundër lojërave, por kundër shkeljes së rregullave në emër të afateve politike.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, iu përgjigj këtyre kritikave duke vënë theksin te sovraniteti i institucionit dhe urgjenca e situatës politike, duke pasur parasysh afatin për zgjedhjen e presidentit.

“Ne i respektojmë partnerët tanë, por nuk mund ta marrë më tepër parasysh një letër të Zyrës së BE-së sesa vullnetin e qytetarëve të shprehur në Kuvend. Nëse ky Kuvend nuk e zgjedh deri më 28 prill presidentin, shpërndahet me automatizëm. Paramendoni, Kosova ka marrë përgjegjësi t’i organizojë lojërat dhe ne jemi shumë vonë”, deklaroi Haxhiu.

Ajo madje u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos bëhen “zëdhënës të Zyrës së BE-së”, por të përfaqësojnë interesat e qytetarëve që presin suksesin e këtij organizimi sportiv.

Përveç Lojërave Mesdhetare, seanca e sotme përmbylli edhe disa nisma të tjera ligjore

U miratua Projektligji për financimin e menaxhimit të resurseve ujore.

Në lexim të dytë kaluan me nga 69 vota Projektligji për Banim Social dhe të Përballueshëm si dhe Projektligji për Shtetësinë e Kosovës.

 

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci takon përfaqësuesit e OKB-së, në fokus bashkëpunimi për kulturën dhe turizmin

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim Koordinatorin për Zhvillim në Kosovë të Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Malley, së bashku me përfaqësues të agjencive të OKB-së në vend. Gjatë këtij takimi, palët diskutuan mundësitë e koordinimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe organizatave në kuadër të Kombeve të Bashkuara, me theks të veçantë në zhvillimin e projekteve në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe turizmit.

Sipas njoftimit, të dyja palët shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe për koordinimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen, me synim avancimin e sektorëve përkatës dhe rritjen e ndikimit të projekteve zhvillimore në vend.

Continue Reading

Të kërkuara