Kronikë e zezë

​Identifikohet e dyshuara që vodhi 30 mijë euro në Prizren

Me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt, ka bërë të ditur policia.

Published

on

Policia në Prizren, më 13 shtator është njoftuar për një vjedhje të rëndë në vlerë 30 mijë euro.

Ndërsa sot është bërë e ditur se ka arritur që të identifikojë një grua të dyshimtë dhe kanë arritur që t’i gjejnë edhe 14 mijë euro

Me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt, ka bërë të ditur policia.

“Prizren, 23 Shtator 2022-Me datë 13 Shtator 2022, në Stacionin Policor Prizren është raportuar për një vjedhje të rëndë. Viktima e rastit që gjendet me banim të përkohshëm jashtë shtetit , ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur 30000 (tridhjetë mijë ) euro nga shtëpia e tij në Prizren. Pas një punë të mirë hetimore hetuesitë Stacionit Policor Prizren kanë arritur që të identifikojnë të dyshimtën dhe ti gjejnë 14000 (katërmbëdhjetë mijë ) euro fillimisht. Policët hetues kanë vazhduar hetimet në ditët në vazhdim dhe me datë 22.09.2022 kanë arrit që ti gjejnë edhe 9400 euro (nëntëmijë e katërqind ). Pas intervistimit të dyshimtës, me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt“, shkruhet në raportin e Policisë.

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara