Lajmet

​Hovenier takon Rakiqin: Reciprociteti legjitim, ia kujtova vendimin për Radoiçiqin

Sipas Hovenier, vendimet janë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

Published

on

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka takuar ministrin për Kthim dhe Komunitete, njëherit kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Hovenier, pas takimit, ka thënë se ia ka bërë te ditur kryetarit të Listës Serbe, qëndrimin e ShBA-së për vendimet qeveritare për fletë-deklarimet në hyrje për personat me dokumente të Serbisë si dhe për konvertimin e targave.

Sipas tij, vendimet janë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

Ne folëm për rëndësinë e deeskalimit të disa prej këtyre çështjeve. I kujtova disa nga qëndrimet e ShBA-së për disa nga këto çështje që përfshijnë masat e reciprocitetit që Qeveria e Kosovës ka dashur të vendosë. Nga këndvështrimi ynë janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe janë legjitime për t’u zbatuar. Ne gjithashtu folëm për rëndësinë që të sigurohemi që shqetësimet e komunitetit serb të Kosovës të përfshihen në këto bisedime dhe të jenë një element se si do të vazhdojnë gjërat“, ka deklaruar Hovenier para mediave.

Pas takimit në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, ambasadori Hovenier ka përmendur edhe qëndrimin për Milan Radoiçiq, i sanksionuar nga autoritetet amerikane, dhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut.

Ne ramë dakord për rëndësinë e takimit mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në Bruksel që do të mbahet në fund të këtij muaji dhe ata duhet të shohin si të arrijnë t’i deskalojnë disa nga këto çështje. Duhet të jem i qartë, Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë që vetë masat të rishikohen, siç thashë të dielën mbrëma. Unë gjithashtu shfrytëzova rastin për t’i kujtuar atij një çështje të veçantë, në kontekstin e deklaratave të fundit. Më duhet t’u kujtoj njerëzve se, nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara, z. Milan Radoiçiq, është sanksionuar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara në bazë të informacionit tonë për lidhjet e tij me krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin, dhe i tregova atij që, ju e dini, pikëpamja e Shteteve të Bashkuara për këtë individ është tashmë e njohur“, ka shtuar ai.

Kjo vizitë vjen pas zhvillimeve në veri gjatë së dielës, ku serbë lokalë kishin vendosur barrikada në pikat kufitare në Jarinkë e Bërnjak. Ndërkohë që në këto barrikadime ishte parë edhe ministri Rakiq e i shumëkërkuari nga drejtësia Radoiçiq.

Vetëm një natë më parë, Lista Serbe e Rakiq pranoi publikisht se janë duke u angazhuar për të rrezuar Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Lajmet

28 Nëntori pa kufij – Nga Shqipëria në Kosovë

Published

on

By

28 Nëntori është data që bashkon shqiptarët kudo në botë, pa kufij e pa dallime. Është data kur historia shqiptare merr frymë më fort dhe ku kujtesa kombëtare ndizet si një flakadan që udhëheq brezat e rinj.
Në këtë ditë, 113 vjet më parë, Shqipëria shpalli pavarësinë e saj. Ismail Qemali ishte në krye të procesit të shpalljes së pavarësisë. Dhe kreu i qeverisë së parë. Por, hija e trojeve shqiptare që mbetën jashtë kufijve ishte aty. Si shpresë dhe si mungesë.
Hija e Kosovës, gjithsesi!
E për Kosovën kjo datë ka peshë të dyfishtë – lidhet me dy momente të shenjta të historisë shqiptare.
Në këtë datë historike lindi një nga figurat më të mëdha të rezistencës kosovare, Adem Jashari. Ndërsa Prekazi i asaj kohe të vitit 1955 ishte një fshat i thjeshtë, pastaj duke kaluar në vitet e errëta të represionit, heroi Adem Jashari u bë një simboli i lirisë, zëri i qëndresës dhe zemra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Jeta dhe sakrifica e tij padyshim është shndërruar në betim për një popull të tërë.
Historia e familjes Jashari, ishte sakrifica e kthyer në një kapitull të rrugës drejt lirisë për Kosovën.
Po në këtë datë, kur frika ishte më e madhe, kur shumëkush nuk fliste hapur, dalja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për herë të parë publikisht, tregoi se Kosova nuk do qëndronte më e heshtur. Më figurat e Mujë Krasniqit, Daut Haradinajt e Rexhep Selimit, UÇK doli nga hija po me këtë datë, më 28 nëntor, si një mesazh që flamuri kuq e zi nuk valëvitej vetëm për Shqipëri, ai do rritej edhe në Kosovë, në zemrat e të gjithë shqiptarëve të Kosovës që ishin të vendosur të mos dorëzohen.
Pra, në këtë ditë, më 28 nëntor 1997, për shumë shqiptarë rezistenca nuk ishte e shpërndarë dhe e paorganizuar, ndërsa sot dalja e parë e UÇK-së kujtohet si një nga momentet më të rëndësishme të viteve ‘90. Ky moment mbetet i gdhendur në kujtesën kolektive si nisja e një etape drejt një Kosove të lirë.
Kështu, 28 nëntori për Kosovën nuk është vetëm festa e Flamurit, ajo është data kur gjaku, historia dhe identiteti kombëtar bashkohen në një. Është dita kur kujtojmë rrënjët tona, por edhe betejat e reja. Një datë e cila na rikujton se liria nuk ishte dhuratë, por amanet i hershëm. Një datë, në të cilën gjenerata të tëra festojnë lirshëm, gjithnjë duke kujtuar deceniet me radhë kur nuk mund të festohej haptazi, kur flamuri shqiptar ishte i ndaluar, kur për një “fjalë Shqipërie” mbusheshin burgjet me të rinj e të reja shqiptare.
Falë Adem Jasharit, falë UÇK-së, falë të gjitha lëvizjeve kombëtare shqiptare, të të gjitha kohërave – 28 Nëntori mbetet një ditë ku Shqipëria dhe Kosova bëhen një./UBTNews

Continue Reading

lajme

UBT uron 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka uruar studentët, pedagogët dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e tij, Rektori Hajrizi thekson rëndësinë historike të kësaj dite: ngritjen e flamurit kuq e zi mbi Kështjellën e Krujës nga Skënderbeu dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, si shenjë të qëndresës, sakrificës dhe ëndrrës për liri që çdo shqiptar e mban në zemër.

Ai nënvizon se kjo ditë nuk është vetëm një kujtesë historike, por edhe një thirrje për të ndërtuar të ardhmen. “Është përgjegjësia jonë të kultivojmë dijen, të zhvillojmë talentet dhe të edukojmë brezat e rinj që ata të jenë trashëgimtarët dinjitozë të këtij kombi,” thekson Rektori Hajrizi.

UBT beson se arsimi është flaka që do të ndezë Nëntorin e Tretë të kombit tonë – një Nëntor i dijes, i punës dhe i përkushtimit të rinisë. Të rinjtë janë fuqia që do të ruajë gjuhën, identitetin dhe vlerat kombëtare, duke ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të suksesshme.

Gëzuar 28 Nëntorin!

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Prishtinës diskuton në seancë të jashtëzakonshme për bllokadën e buxhetit

Published

on

By

Kuvendi Komunal i Prishtinës është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme ku kryetari Përparim Rama ka kërkuar që të bëhet bartja e mjeteve në vlerë 28 milionë euro dhe votimin e buxhetit 2026.

Por asamblistët e VV-së kanë thënë se gjithë bllokimi i Prishtinës ka ndodhur për shkak të kryetarit.

Urime të gjithë asamblistëve që janë zgjedhur dhe falënderim për ata që e kanë përfunduar, katër vite kanë qenë të rëndësishme dhe vendimtare te kryeqytetit. Edhe sot jemi në këtë seancë në shërbim të interesit publik. Para nesh kemi bartjen e mjeteve në vlerë 28 milionë euro dhe votimin e buxhetit për vitin 2026-të prioritet absolut janë qytetarët e kryeqyteti. Fondet do të shfrytëzohen menjëherë për pagat e punëtorëve dhe për shërbimet e kryeqytetit. Kërkojë edhe 35 milionë euro te cilat u takojnë qytetarëve me ligj duhet vullnet për miratim nga ministri i financave. Ju falënderoj për përgjegjësinë dhe zotohem para jush se do të jem i pranishëm në çdo veprim, nuk e mbrojmë interesin partiak po të qytetarëve”, tha ai.

Asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla i tha Ramës së i bakretuar ke ardh e me turp do të përfundosh.

Jemi këtu sepse kryeqyteti është futur në krizën më të rëndë të menaxhimit jemi këtu sepse qyteti është bllokuar qytetarët kanë mbetur pa paga dhe autobusët janë ndalur dhe kryetari ka dërguar situatën në zero. Vetëm kur punëtorët e trafikut dolën në rrugë atëherë e kuptoj se bartja e mjeteve nuk bëhet në studio televizive por në kuvendin komunal. Kriza i duhet Përparim Ramës dhe LDK e përdori këtë strategji për fushatën lokale tash dëshiron ta përdor edhe për zgjedhjet lokale. Kur buxheti është miratuar ligji thotë komuna funksion me 1/12 te buxhetit paraprakë. Është e qartë se fajtori pse u vonua buxheti i Prishtinës është Përparim Rama, ai shpik miq imagjinar, shpik bllokada, u tha qytetarëve që Qeveria ua ka bllokuar mjete është gënjeshtër vetëm në nëntor dy alokime, për çfarë bllokade po flet, çerdhe i ke lënë pa rryme. Përparimi nuk është vetëm menaxher i keq është edhe borxhli i keq borxh operatorëve ekonomik, për rryme e për gjithçka derisa ka qenë Londër pasojat i ka bartur vetë. Kur zihen punët del merresh me emra të veçantë të VV-së të njëjtin njerëz për të cilët votove ne nuk kemi ndryshuar ti ke ndryshuar, nuk ka pasur parime kurrë. E din shumë mirë cka na ke thënë për LDK, për Lumir Abdixhikun”, tha ai.

Ndërsa Leutrim Retkoceri nga PDK ka thënë se ndërprerja e autobusëve rëndon më shumë jetën e qytetarëve.

Mbledhja e jashtëzakonshme po zhvillohet në një kohë ku krizat financiare në Prishtinë po thellohen dhe po bëhet gjithnjë më serioze. Në një kohë kur ka rritje të çmimeve dhe kostos së shtrenjte dhe e ndërprerja e autobusëve kjo e rëndon më shumë jetën e qytetarëve të Prishtinës. PDK do të votojë në këtë seancë, ndëshkimi i një qyteti të tërë për shkak të mos arritjes objektive politike nuk ka vend në qeverisje dhe nuk duhet të tolerohet” , tha ai./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ndërpritet greva pas lëshimit të mjeteve financiare për RTK-në

Published

on

By

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së SPERTK njofton për ndërprerjen e grevës pas zhbllokimit të situatës me buxhetin e RTK-së dhe krijimin e mundësisë për adresimin e çështjeve të mbetura, që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e transmetuesit publik.

Pas protestave dhe grevës katërditore të zhvilluara nga punëtorët e RTK-së, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet për pagat e punonjësve të RTK-së, raporton KosovaPress.

Sindikata thotë se punëtorët e RTK-së gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kanë pasur komunikim adekuat nga ata që paguhen për sigurimin e stabilitetit të institucionit dhe pagesën e pagave, gjë që ka qenë për keqardhje dhe ka rënduar situatën, duke krijuar pasiguri dhe shqetësim të panevojshëm.

Për më tepër, sindikata falënderon Qeverinë dhe kryeministrin në detyrë për ndërmarrjen e hapave që çuan në zhbllokimin e situatës me buxhetin, si një veprim i domosdoshëm për stabilitetin e institucionit dhe ruajtjen e misionit të RTK-së si transmetues publik.

SPERTK përkujton se nëse gjatë janarit 2026 hasim sërish në situata të tilla, greva mund të rikthehet menjëherë dhe në çdo formë të nevojshme./KP

Continue Reading

Të kërkuara