Lajmet
Hoti për marrëveshjen me Izraelin: Kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën
Published
4 years agoon
By
Betim GashiKryeministri në detyrë, Avdullah Hoti e ka quajtur historike vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.
Pak minuta pasi u konkretizua njohja e Kosovës nga Izraeli, shefi i ekzekutivit në detyrë tha se me njohjen e sotme Kosova e theu bllokadën e njohjeve për vendin. Derisa theksoi se Kosova tashmë pritet të konsolidohet në arenën ndërkombëtare.
“Me marrëveshjen e sotme kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën. Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike shteti i Kosovës konsolidohet në arenën ndërkombëtare. Konkretizimi që u bë sot tregon qartë për rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit të Shtëpisë së Bardhë dhe i shuan gjithë zërat kritik”, tha ai.
Fjalë të mira për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelit shprehu edhe ministrja në detyrë e MPJ-së, Meliza Haradinaj-Stublla.
Ani pse e quajti historike njohjen nga Izraeli, kryeministri në detyrë nuk dha detaje se kur pritet të vendoset ambasada e Kosovës në Jerusalem.
Lajmet
“Vatra” nderon me medalje ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconin
Published
35 minutes agoon
February 4, 2025By
UBT NEWS“Vatra” ka si qëllim mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryetari i Federatës, Elmi Berisha, i cili njëherazi është edhe profesor i angazhuar në UBT, njoftoi se do të fillojë nderimet për shumë drejtues botërorë që kanë mbështetur Shqipërinë dhe shqiptarët, duke nisur me Silvio Berlusconin.
“Të kujtojmë sa mirënjohës jemi ndaj vendeve perëndimore si Amerika, Italia, Franca, Gjermania, Austria dhe Anglia. Ndihma e këtyre vendeve ka qenë thelbësore. Po të mos ishte për presidentin Wilson dhe Fan Nolin që i kërkoi të ndihmonte Shqipërinë, ndoshta nuk do të ishte këtu Shqipëria sot, dhe as Kosova nuk do të ishte e pavarur. 1990-a ishte një vit kritik, kur demokracia erdhi në këtë zonë dhe Amerika e vendet të tjera qëndruan krah nesh. Amerika dhe, në veçanti, Italia, kanë mbështetur Shqipërinë në fushat e edukimit, politikës, ekonomisë dhe demokracisë. Sot është nder të kujtojmë Silvio Berlusconin, kryeministrin e Italisë, një njeri brilant që ndërtoi marrëdhënie të shkëlqyera me Amerikën. Miqtë e Amerikës janë edhe miqtë tanë, shqiptarë e kosovarë. Silvio Berlusconi ka qenë krah nesh në kohë të vështira”, tha profesori Berisha.
Medaljen e priti Marco Marrone, këshilltar i ish-kryeministrit të ndjerë Berlusconi, i cili udhëtoi nga Roma në emër të Paolo Berlusconi, vëllait të tij. Në pamundësi të prezencës së tij në Tiranë, Paolo Berlusconi dërgoi falënderime dhe mirënjohje përmes një letre.
“I nderuar profesor Berisha, Kryetar i Fondacionit Vatra! Së pari, dëshiroj t’ju falënderoj për nderimin maksimal që i keni dhënë memories së vëllait tim Silvio nëpërmjet Fondacionit ‘Vatra’! Për këtë arsye, pranoj me shumë emocion medaljen në emër të vëllait tim të ndjerë, Silvio, duke ju shprehur gjithashtu ndjenjat e mirënjohjes sime personale! Duke ju shprehur ndjenjat e mia më të përzemërta dhe të sinqerta të vlerësimit të thellë për punën që ju bëni, ju përshëndes me nderime! Me respekt, Paolo Berlusconi”, shkruhej në letër.
“Vatra” u themelua në vitin 1912 në Boston me misionin për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si dhe ka ndërmarrë përsipër lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës. “Vatra” u themelua si një bashkim shoqatash me të njëjtin qëllim nga Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, Paskal Aleksi dhe Vait Mira./UBTnews/
Lajmet
Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim, deri më 5 shkurt
Published
1 hour agoon
February 4, 2025By
UBTnewsKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati për regjistrim për votim të personave me nevoja të veçanta është deri më 5 shkurt 2025 në ora 16:00.
Sipas KQZ-së regjistrimi bëhet përmes platformës elektronike në uebfaqe të KQZ-së.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson pjesëmarrjen në zgjedhje personave që, për arsye të ndryshme, nuk mund të shkojnë në vendvotim. Këta persona mund të regjistrohen për të votuar në shtëpi ose në vendet e tjera ku gjenden, siç janë spitalet, shtëpitë e moshuarve, apo edhe për ata që janë në arrest shtëpiak”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Lajmet
Persona të panjohur me mjet të mprehë i dëmtojnë gomat një veture
Published
2 hours agoon
February 4, 2025By
UBTnewsNë fshatin Prelluzhë, në Vushtrri ka ndodhur një rast i dëmtimit të gomave të një veture.
Kështu ka njoftuar policia në raportin 24 orësh, duke shtuar se personat e panjohur me mjet të mprehtë ia kanë dëmtuar gomat ankuesit.
“Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar derisa kishte pasur automjetin e parkuar person-a të panjohur me një mjetë të mprehtë i kanë dëmtuar gomat e pasme të automjetit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori rastin nën hetime”, thuhet në njoftim.
Lajmet
Kërkojnë drejtësi, qytetarët nderojnë viktimat e tragjedisë në Novi Sad
Published
2 hours agoon
February 4, 2025By
UBT NEWSNjë njeri nuk mund ta përcaktojë të ardhmen e vendit, kështu u referohen protestuesit studentë e qytetarë, veprimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, të cilët edhe sot kanë vazhduar protestat në kërkim të drejtësisë për viktimat e tragjedisë së Novi Sadit.
Qytetarët nderojnë viktimat e tragjedisë në Novi Sad. Para tre muajsh stacioni hekurudhor është shndërruar në një simbol kujtese dhe proteste, një hapësirë ku qirinjte nuk pushojnë së djeguri. Studentët që nisën protestat për drejtësi për viktimat, në vendin e tragjedisë në heshtje vendosin lule.
“Shpresoj se dikush do të marrë përgjegjësinë për këtë ngjarje. Ky është hera e parë që vijnë këtu pas aksidentit dhe ende nuk mund të besoj atë që ndodhi. Si është e mundur që pushteti nuk ka asnjë ndjenjë empatie? Shpresoj që dikush do të ketë pak zemër”, tha një studente.
Qytetarët janë mbledhur për të nderuar viktimat. Pikërisht në orën 11:52 filloi heshtja 15-minutëshe për 15 njerëzit që humbën jetën në tragjedi. Ata thonë se kjo tragjedi ka nxjerrë në pah të gjitha problemet me të cilat përballet shoqëria serbe, raporton rtk.
“Kam ardhur nga Zrenjanini për të nderuar viktimat. Dhimbje nuk do të kalojë kurrë, por ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari. Jam shumë e zemëruar! Mesazhi im është se ai, presidenti jonë, duhet të ik”, thotë një qytetare.
Të pranishmit kritikojnë presidentin e Serbisë. Ata thonë se institucionet duhet të fillojnë të bëjnë punën e tyre dhe se Serbia nuk mund të jetë një vend ku një person vendos për gjithçka.
“Kemi një pushtet që nuk dëgjon askënd. Duhet të dihet kush bën çfarë, dhe jo një person të përzihet në gjithçka dhe të largohet nga funksionet e tij. Nëse institucionet fillojnë të punojnë, atëherë kjo është demokracia”, tha nje qytetare duke shpresuar për një rezultat pozitiv.
Përfaqësuesit e opozitës në Novi Sad theksojnë se as pas tre muajsh askush nga ata që janë përgjegjës nuk është përballur me drejtësinë.
“Pas tre muajsh, gjithçka ka ndryshuar sepse njerëzit për herë të parë janë ngritur të gjithë bashkë dhe kanë thënë mjaft! Mjaft me gënjeshtrat, padrejtësitë dhe poshtërimet e popullit. Pas 12 vjetësh, ky moment i kaloi kufirin. Ky popull është gati që Serbia të jetë një vend me dinjitet, të drejtë dhe solidare”, tha Miran Pogaçar, asamblist i lëvizjes opozitare ‘Brave’ në Kuvendin e qytetit të Novi Sadit.
Tragjedia në Novi Sad ka nxitur protesta dhe ka nxjerrë në pah problemet e thella të shoqërisë serbe, si shkatërrimin e institucioneve dhe korrupsionin sistematik. Për një të ardhme më të mirë, qytetarët kërkojnë që institucionet të punojnë në interes të qytetarëve dhe drejtësia të zbatohet për të gjithë.
“Vatra” nderon me medalje ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconin
UBT, TİKA dhe ÇOMÜ nisin bashkëprojektin për Transformimin e Gjelbër të Kosovës
Ukraina sulmon rajonin e Belgorodit me mbi 100 dronë brenda 24 orëve të fundit
Trump tërheq SHBA-në nga Këshilli i Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara
Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim, deri më 5 shkurt
Paniku mbizotëron në ishujt grekë, tjetër lëkundje e fortë sizmike, rritet frika për një vullkan
Patrullimi i përbashkët ajror SHBA-Filipine mbi Detin e Kinës Jugore nxit reagimin e Kinës
Persona të panjohur me mjet të mprehë i dëmtojnë gomat një veture
Përplasja e aeroplanit në Uashington, arrestohen dy punonjës të aeroportit
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet3 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!
-
Magazinë2 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota1 week ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë