Lajmet

​Hoti nga Klina: Viti duhet të përmbyllet me liberalizim të vizave

Published

on

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur tubim me qytetarë e struktura në qytetin e Klinës, ku ka thënë se për gjashtë muaj qeverisje kanë dëshmuar që dinë të menaxhojnë dhe rimëkëmbin ekonominë e vendit.

Hoti ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në Klinë për zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilëve u ka premtuar reforma në arsim e shëndetësi, e gjithashtu ka thënë se ky vit duhet të përmbyllet me liberalizim të vizave.

Marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, njohjen nga Izraeli e vendimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës me ushtrinë amerikane, i ka përmendur Hoti si suksese të qeverisë që ai e ka drejtuar, duke shtuar këtu ndihmën për bizneset dhe qytetarët e goditur nga pandemia.

“Duhet të përmbyllet viti me liberalizim të vizave, nuk japim premtime për data, por ne punojmë ditë e natë me krejt qeveritë e vendeve të BE-së si anëtare te partive popullore evropiane. Dhe t’i kthehemi reformës në arsim, reformave në shëndetësi, reformave në ekonomi. Kemi pasur një qeverisje gjashtë-shtatë mujore ndoshta më të vështirën në periudhën 29-vjeçare për shkak të pandemisë kryesisht, por kemi dalë me rezultate më të mira që ka pasur ndonjëherë një qeveri tash më tash, edhe në menaxhimin e pandemisë edhe në rimëkëmbjen ekonomike, duke iu ofruar qytetarëve dhe bizneseve mbështetjen e nevojshme me pakon më të madhe të rimëkëmbjes ekonomike në tërë rajonin”, tha Hoti.

Në Klinë, Hoti ka thënë se dy kryeministrat para tij nuk kanë pasur guxim e vizion të përballen me çështje të mëdha dhe t’i dalin në mbrojtje shtetit.

“Njëri duke vendosur taksë 100% duke bllokuar veten dhe vendit, tjetri duke imagjinuar harta dhe thika dhe u izolua vendi e morëm sanksione. Për disa javë në qeverisjen tonë ne kemi shkuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe për mua ka qenë bukur e lehtë për ta bërë atë punë, sepse e ka trasuar rrugën presidenti Rugova. Partnerët tanë e kanë ditur, prej Uashingtonit në Berlin, e gjithkund nëpër Evropë e kanë ditur se po flasin me një kryeministër të LDK-së, të presidentit Rugova. Ne kërkojmë mbështetjen tuaj për të vazhduar rrugën që kemi nisur”, tha Hoti.

Sipas Hotit, kandidatët nga partitë e tjera që po synojnë postin e kryeministrit nuk po ballafaqohen në debat, pasi nuk kanë program për të ofruar.

“I kam ftuar gjatë këtyre ditëve këta të tjerët t’i ballafaqojmë programet tona, të flasim edhe për qeverisjen tonë gjashtëmujore dhe programet për katër vitet e ardhshme, asnjëri nuk është i gatshëm sepse nuk kanë çka të ofrojnë. Japin premtime kot, të pamenduara, që nuk kanë asnjë logjikë elementare, sepse nuk kanë përmbajtje. Shihni listat e tyre, lista të mbushura me ekstremistë të të gjitha formave, njerëz që e kanë idol komunizmin dhe Enver Hoxhën. Disa kolegë tonë, ish-kolegë tonë i janë bashkuar asaj liste, është zgjedhje e tyre, në vend se të jenë bashkë me gra e burra të LDK-së, njerëzit më të mirë profesionistë, akademikë, njerëz me integritet, është zgjedhje e tyre”, tha Hoti.

Ndryshe, tubimi i LDK-së në Klinë u mbajt pa respektuar masat antiCOVID. 

Lajmet

Vizitë zyrtare në Ambasadën e Kosovës në Vjenë me rastin e shfaqjes “Vojçeku”

Published

on

Me rastin e shfaqjes “Vojçeku” në Vjenë, është zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Ambasadën e Kosovës, ku përfaqësues të institucioneve kulturore dhe artistike janë pritur nga ambasadori Albinot Bimbashi.

Në këtë takim morën pjesë shefi i kabinetit Xhavit Aliaj, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport Adea Roka, drejtoresha e teatrit “Hadi Shehu” Albulena Bokshi, regjisorja Zana Hoxha, si dhe aktorët Vlora Dervishi dhe Bujar Ahmeti, së bashku me Ermal Vejsa nga KA Group.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe promovimit të kulturës dhe artit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 4 milionë mungesa në shkolla, Drejtoria e Arsimit nis aksion të gjerë në Prishtinë

Published

on

Rreth katër milionë mungesa të nxënësve janë raportuar gjatë një gjysmëvjetori në komunën e Prishtinës, prej të cilave afro një milion konsiderohen të paarsyeshme.

Drejtori i Arsimit në kryeqytet, Samir Shahini, ka deklaruar se këto shifra përbëjnë një alarm serioz që kërkon reagim të menjëhershëm dhe nuk mund të trajtohen vetëm si statistikë. Ai ka bërë të ditur se stafi i Drejtorisë së Arsimit është angazhuar në një aksion të gjerë në shkollat fillore dhe të mesme të Prishtinës, me qëllim evidentimin e mungesave dhe verifikimin e masave që po ndërmerren nga institucionet arsimore.

“Shifrat që po shohim janë shqetësuese. Mungesat e paarsyeshme nuk janë vetëm orë të humbura mësimi, por sinjal për probleme më të thella dhe rrezik për të ardhmen e fëmijëve. Sipas raportimeve, në nivel vendi flitet për rreth 4 milionë mungesa në një gjysmëvjetor, prej tyre afro 1 milion të paarsyeshme. Kjo është një alarm që kërkon reagim të menjëhershëm,” ka shkruar Shahini në Facebook.

Ai ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të ndërmerren hapa konkretë për të parandaluar mungesat e paarsyeshme dhe për të rritur përgjegjësinë në shkolla.

Continue Reading

Lajmet

Podujevë: Tre të lënduar pas shpërthimit të një bombole gazi

Published

on

By

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal të ushqimit në qendër të Podujevës, duke lënë të lënduar të paktën tre persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në rrugën “4 Dëshmorët”, ku dyshimet e para flasin për shpërthimin e një bombole gazi.

Sipas njoftimeve zyrtare, të lënduarit janë transportuar menjëherë për trajtim mjekësor në Urgjencën e qytetit. Detajet rreth incidentit i ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30, në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policorë janë angazhuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit”, njofton Ahmeti.

Njësitet policore ndodhen ende në vendngjarje për të hetuar shkaqet e plota të këtij shpërthimi dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve materiale.

Continue Reading

Lajmet

Ish-agjenti i FBI-së: Reagimi ndaj të shtënave ishte një sukses i sigurisë

Published

on

By

Daniel Brunner, ish-agjent special i FBI-së në pension, tha për BBC News se veprimet e Shërbimit Sekret pas të shtënave duhet të konsiderohen si një “sukses i sigurisë” dhe se agjentët menaxhuan një “ngjarje shumë të sigurt”.

“[I dyshuari] u mor në mbajtje pa u qëlluar me armë; ai u rrëzua në tokë nga agjentët e tjerë. Atij i duheshin edhe dy kate për të mbërritur në sallën kryesore dhe kishte ende dyer të vulosura… ai nuk ishte askund afër sallës kur u dëgjuan të shtënat,” shpjegoi ai.

I dyshuari, Cole Tomas Allen, raportohet se kishte një dhomë në hotelin “Washington Hilton”. Brunner thotë se hetimi i FBI-së do të zbulojë se si ai arriti të lëvizte “nga dhoma e tij e hotelit në atë zonë pa u diktuar, nëse mbante me vete një pushkë apo lloje të tjera armësh”.

Sipas tij, në atë hotel hyjnë dhe dalin gjatë gjithë kohës një “numër i madh njerëzish” dhe shton: “Nuk mund të kontrollosh valixhen e çdo personi”.

“Nëse ky individ i ka çmontuar armët e tij dhe i ka paketuar në një valixhe, ai do të dukej si çdo person tjetër që regjistrohet në hotel,” përfundoi ish-agjenti. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara