Shëndet

​Hipotezë e re për shkaqet e Alzheimerit

Çka thotë studimi i ri?

Published

on

Që në vitin 1906, neuropatologu gjerman Alois Alzheimer vuri re me kontributin e studiuesit të ri italian, Gaetano Perusini, praninë e një lloj pllake në neuronet e trurit të Auguste Deter, një 55-vjeçari që vdiq.

“Pas përjetimit të humbjes së kujtesës dhe formave të tjera të rënies konjitive, akumulimet e pllakave të proteinave beta-amiloide janë konsideruar për dekada si shkaktaret për Alzheimerin”, shkruan focus.it.

Ilaçet që synojnë agregatet amiloide nuk arrijnë të përmirësojnë simptomat e pacientëve, për të mos përmendur që ka edhe njerëz shumë të moshuar që kanë pllaka të trurit me bollëk, por që nuk shfaqin asnjë simptomë të Alzheimerit. Ndërsa beta-amiloidi grumbullohet në depozitat e patretshme që ne i quajmë pllaka, nivelet e formës origjinale dhe të tretshme të kësaj proteine bien, i ashtuquajturi beta-amiloid 42, i cili luan një rol të rëndësishëm në kujtesën dhe funksionet e tjera njohëse.

Sipas një studimi të publikuar së fundmi në ”Journal of Alzheimer’s Disease”, pllakat e Alzheimerit janë pasojë e reduktimit të kësaj forme të mirë dhe të dobishme të proteinës amiloide, e cila në kushte të caktuara patologjike shndërrohet në akumulime të patretshme. Disa studime tregojnë se pacientët me nivelet më të ulëta të beta-amiloid 42 janë gjithashtu ata që raportojnë rezultatet më të këqija klinike të sëmundjes.

Shkencëtarët nga Universiteti i Cincinatit dhe instituti ”Karolinska” në Stokholm pyetën se cili nga këta dy faktorë të lidhur – përparimi i shpejtë i pllakave ose më mirë reduktimi i shpejtë i proteinës – është më i dëmshëm për trurin me Alzheimer. Ata e bënë këtë duke studiuar një grup pacientësh, të cilët, për shkak të një mutacioni të rrallë gjenetik, janë më të predispozuar ndaj shprehjes së prekjeve amiloide në tru, dhe për këtë arsye konsiderohen të jenë në rrezik të zhvillimit të sëmundjes Alzheimer.

Përgjigja është se mungesa e beta-amiloidit 42, versioni funksional i proteinës, është më i rrezikshëm për trurin sesa grumbullimi i pllakave amiloide në neurone. Pjesëmarrësit u monitoruan për tre vjet dhe iu nënshtruan analizave periodike. Ata që shfaqën nivelet më të larta natyrale të beta-amiloidit 42 në lëngun cerebrospinal (lëngu që rrethon trurin dhe palcën kurrizore) ishin të mbrojtur nga ana njohëse, pavarësisht nga numri i pllakave të grumbulluara në tru.

Kujtesa dhe funksione të tjera më të larta, si programimi dhe zgjidhja e problemeve, u ruajtën për kohëzgjatjen e studimit, edhe pse ata ishin, në letër, grupi i pacientëve potencialisht më të rrezikuar. Pra, akumulimet e amiloidit, siç teorizohet gjerësisht, nuk mund të jenë shkaku nxitës i sëmundjes. Nëse konfirmohet nga studimet e reja, ajo që aktualisht është vetëm një hipotezë mund të hapë rrugën për mënyra të reja farmakologjike për të luftuar sëmundjen e Alzheimerit, pas kaq shumë vitesh provash klinike zhgënjyese./ATSh

Shëndet

8 shije që të sjellin gjumë të artë, ushqimet dhe pijet që qetësojnë trupin

Published

on

Gjumë i mirë është thelbësor për shëndetin: ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike, ruan shëndetin e trurit dhe forcon sistemin imunitar. Për këtë arsye, rekomandohet të flini 7-8 orë pa ndërprerje çdo natë.

Shumë njerëz kanë vështirësi për të arritur këtë. Një mënyrë për të përmirësuar është zgjedhja e ushqimeve dhe pijeve para gjumit.

Disa nga më të efektshmet: bajamet,që përmbajnë magnez dhe vitaminë B që ndihmojnë në relaksim dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Gjeldeti, i pasur me triptofan, aminoacid që stimulon prodhimin e melatoninës dhe ndihmon të bini në gjumë; çaji i kamomilit, i njohur për efektin qetësues në trurin dhe për të reduktuar pagjumësinë.

Kivi, i pasur me serotoninë dhe antioksidantë që mbështesin ciklin natyror të gjumit dhe lëngu i qershisë , i cili përmban melatonin dhe ndihmon në relaksim. Peshku i yndyrshëm, si salmoni dhe tuna, përmban vitamina dhe acide yndyrore omega-3 që përmirësojnë gjumin, ndërsa arrat, dhe orizi i bardhë kanë gjithashtu veti qetësuese dhe stimuluese të melatoninës.

Ekspertët rekomandojnë që këto ushqime të konsumohen 2-3 orë para gjumit për të shmangur probleme të tretjes. Duhet evituar ushqimet e ëmbla, pikante, alkooli dhe kafeina pranë kohës së gjumit, pasi mund të pengojnë pushimin.

Megjithëse kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar efektet e sakta të këtyre ushqimeve, ato janë një ndihmë premtuese për një gjumë më të mirë dhe më të qetë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Intoleranca ndaj laktozës! Shkaqet, simptomat dhe si të lehtësohet?

Published

on

Intoleranca ndaj laktozës është një gjendje e zakonshme që shkakton shqetësime të stomakut, sepse trupi nuk e tret sheqerin e qumështit.

Nuk është kërcënuese për jetën dhe mund të shfaqet që nga fëmijëria ose më vonë.

Simptomat kryesore:

Dhimbje dhe gurgulim barku

Fryerje dhe gazra

Përzierje, diarre

Ndjesi e kruajtjes ose dhimbje pas konsumimit të qumështit

Shkaqet:

Mungesa e enzimit laktazë, i cili ndihmon në tretjen e laktozës në zorrën e vogël. Kjo mungesë mund të jetë e trashëguar ose e shkaktuar nga infeksione dhe sëmundje të zorrëve.

Diagnoza:

Test i qumështit (sfida e qumështit)

Test gjaku ose test frymëmarrjeje për hidrogjen

Teste gjenetike ose biopsi në raste të rralla

Si të lehtësohet?

Reduktoni konsumimin e produkteve të qumështit, provoni ushqime me pak laktozë (djathë i fortë, dhallë), zëvendësoni me produkte jo-qumështi, si qumështi soje, merrni suplemente laktazë për tretje të mirë, hani ushqime me kalcium natyral (perime me gjethe, brokoli)

Nuk ka shërim të plotë, menaxhimi bëhet duke kontrolluar dietën e kufizuar produktet që shkaktojnë shqetësim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Këto sinjale tregojnë se keni alergji nga ushqimi

Published

on

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e alergjive nga ushqimet përfshijnë:

Obezitetin

Gjenetikën – gjenet e trashëguara mund të rrisin rrezikun për alergji.

Etninë – fëmijët aziatikë dhe ata me ngjyrë kanë rrezik më të lartë krahasuar me fëmijët e bardhë.

Dietën e dobët – mungesa e omega-3 dhe vitaminës D konsiderohet ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e alergjive.

Simptomat e zakonshme të alergjive ushqimore

Reaksionet alergjike nga ushqimi nuk shfaqen menjëherë pas ngrënies, në disa raste dalin edhe pas disa orësh.

Nëse dyshoni për alergji, kontrolloni nëse keni këto shenja:

1. Puçra dhe kruarje lëkure

Shfaqja e puçrave të kuq dhe kruarja e tyre është tregues i mundshëm alergjie. Mund të jetë reaksion nga kontakti me një substancë.

2. Kruarje në gojë

Kruarja e gjuhës apo e qiellzës mund të jetë shenjë e reagimit ndaj një ushqimi.

3. Përzierje, të vjella dhe dhimbje stomaku

Nëse trupi reagon menjëherë me përzierje apo të vjella, mund të jetë alergji ose edhe helmim ushqimor.

4. Enjtje e gojës, gjuhës apo fytyrës

Enjtja e fytit është e rrezikshme, pasi mund të bllokojë frymëmarrjen. Në këtë rast kërkohet trajtim urgjent.

5. Marramendje

Marramendja ose humbja e ndjenjave pas konsumimit të ushqimit mund të jetë sinjal alergjie. Nëse lëkura merr ngjyrë blu dhe pulsi dobësohet, reagimi është i rëndë.

6. Vështirësi në frymëmarrje

Kollitja, vështirësia në frymë, shtrëngimi në gjoks ose ndjesia e një “guri” në fyt janë shenja serioze. Duhet kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas American College of Asthma, Allergy and Immunology, forma më e rrezikshme e alergjisë është anaphylaxis, një reagim potencialisht fatal që shfaqet brenda minutave dhe shkakton bllokim të frymëmarrjes, rënie ose përshpejtim të fortë të pulsit.

Trajtimi i vetëm efektiv i menjëhershëm është injektimi i epinefrinës (adrenalinës). /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Dhimbja e shpatullave, nga shkaqet deri tek trajtimi

Published

on

Dhimbja e shpatullave ndodh në bashkimin e krahut me folenë e shpatullës dhe mund të jetë rezultat i lëvizshmërisë së madhe të nyjës, e cila e bën shpatullën më pak të qëndrueshme.

Stabiliteti mbështetet në katër muskuj të rëndësishëm – supraspinatus, infraspinatus, subscapularis dhe teres minor – të cilët mund të jenë gjithashtu burim dhimbjeje.

Dhimbja e shpatullave është e zakonshme dhe mund të vijë nga:

Dëmtime të mëparshme (tendinitis, sup i ngrirë)

Artrit ose inflamacion

Probleme të qafës ose dhimbje të referuara nga organet e brendshme (zemra, mushkëritë, mëlçia, fshikëza e tëmthit)

Sëmundje sistemike si polymyalgia rheumatica

Simptoma që kërkojnë vlerësim urgjent përfshijnë dhimbje konstante natë e ditë, humbje peshe të shpejtë, ose shfaqje të etheve dhe kufizim të lëvizjeve, që mund të tregojnë infeksion ose malignitet.

Trajtimi i dhimbjes së shpatullave varet nga shkaku, por disa metoda të zakonshme për lehtësim përfshijnë:

Ilaçe anti-inflamatore: NSAID si aspirina, ibuprofeni ose naprokseni, për të reduktuar dhimbjen dhe inflamacionin.

Kompresë e ftohtë: Ndihmon në uljen e ënjtjes dhe mpirjen e dhimbjes. Aplikohet deri 20 minuta, deri pesë herë në ditë, duke e mbështjellë me peshqir.

Masazh dhe kompresim: Mbështillja e shpatullës me fashë elastike ndihmon në uljen e dhimbjes, ndërsa një masazh i lehtë lehtëson tensionin.

Trajtimi kërkon identifikimin e shkakut e ndërhyrje mjekësore ose terapi fizike për forcimin e muskujve dhe rikthimin e lëvizshmërisë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara