Lajmet

​Haziri: S’kemi koalicion me asnjë parti

Deklarohet Haziri pas mbledhjes së kryesisë.

Publikuar

Pas mbledhjes së kryesisë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se marrëveshje politike bllok nuk do të ketë me asnjë parti politike për zgjedhjet në balotazh, përveç parimit me qytetarë.

“Ne nuk kemi asnjë ftesë dhe as nuk kemi bërë ftesë për asnjë subjekt për të bërë koalicione për zgjedhjet në balotazh”, tha ai.

Haziri i ka quajtur edhe spekulime deklaratat e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me pretendimet se LDK ka arritur marrëveshje me Listën Serbe për ta mbështetur atë në garën e Gjilanit. 

Lajmet

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e stuhive në Francë, Zvicër e Itali

Publikuar

nga

Si pasojë e stuhive dhe shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur Francën, Zvicrën dhe Italinë këtë fundjavë, shtatë persona kanë mbetur të vdekur, njoftuan autoritetet lokale.

Tre persona në të 70-at dhe 80-at vdiqën në rajonin verilindor të Francës Aube të shtunën kur një pemë ra mbi makinën në të cilën ata po udhëtonin gjatë erërave të forta, tha autoriteti lokal për Agence France-Presse.

Në Zvicrën fqinje, katër persona kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur, sipas policisë lokale. Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e shirave e rrëmbyeshëm, të cilët shkaktuan një rrëshqitje dheu në juglindje, tha policia në kantonin italishtfolës të Ticino./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Hiqen posterët dedikuar Vuçiqit në Zveçan

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë hequr posterët dedikuar Vuçiqit që ishin vendosur në Zveçan. Ato do të përdoren si prova materiale derisa rasti po hetohet.

“NXITJA E PËRQARJES DHE MOS DURIMIT- Zveçan, 30.06.2024, NN. Është raportuar se persona të panjohur nëpër mure të ndërtesave kanë vendosur pamflete me mbishkrime. Pamfletet janë tërhequr nga vendet ku janë vendosur si provë materiale. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Ismail Kadare, trashëgimia e një gjeniu

Publikuar

nga

Në ditën e vdekjes së Ismail Kadaresë, një nga shkrimtarët më të shquar dhe të përkryer të letërsisë shqiptare, reagimi dhe refleksioni për trashëgiminë e tij të pashuar ka qenë i ndjeshëm dhe i thellë në të gjithë botën shqiptare dhe më gjerë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklaratë të saj, përmendi se Ismail Kadare ishte më shumë se një shkrimtar – ishte një gjeni i cili i kushtoi jetën dhe veprën e tij dashurisë për vendin dhe kulturën shqiptare.

Sipas Osmanit, Kadare nëpërmjet veprave të tij ka përhapur dhe promovuar vlerat dhe identitetin e popullit shqiptar në skenën ndërkombëtare, duke e lartuar gjuhën dhe letërsinë shqipe.

“Në historinë njerëzore, shkrimtarët shpesh i kanë dhënë kahun kombeve në çastet më të vështira të historisë, duke artikuluar idenë e lirisë. Ismail Kadare ishte gjeniu shqiptar, njeriu e shkrimtari i cili tërë jetën dhe veprën e vet ia kushtoi dashurisë ndaj tokës, gjakut e vendit të shqiptarëve, duke krijuar një trashëgimi të pakundshoqe adhurimi e lavdie ndaj vendit e kombit të vet. Me këtë dashuri, të cilën ai e ka shprehur gjithandej veprave të tij, ai i ka paraqitur vlerat e popullit të tij nëpër botë, duke e lartuar gjithandej gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe dhe vetë popullin shqiptar, ndërsa të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për të jetuar i lirë e i mosvarmë e mbrojti gjithandej botës, në qarqe intelektuale e kulturore, në ambiente politike e në letërkëmbimin e tij me personalitete të shquara botërore.”

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Kryeministri i Kosovës: Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave

Publikuar

nga

Në një moment të rëndë për letërsinë botërore, kryeministri i Kosovës ka shprehur ngushëllime për humbjen e Ismail Kadaresë, të cilin e ka cilësuar si shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave.

Ai e përshkruan Kadarenë si një vizionar të paçmueshëm, i cili me krijimtarinë e tij ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në imagjinatën dhe dijen e lexuesve në mbarë botën. Kryeministri tha se me largimin e tij, humbet një burim i pamatshëm i inspirimit për brezat e ardhshëm.

“Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë. Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë. Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë. Ngushëllime të gjithëve”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara