Zgjedhjet 2021
Haradinaj: Kosova s’do të ketë më nevojë për reciprocitet ndaj Serbisë
Published
4 years agoon
By
Betim GashiKandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova nuk do të ketë nevojë më për taksa e reciprocitet ndaj Serbisë, pasi që do të jetë referendumi për bashkim me Shqipërinë si kundërpërgjigje nëse Beogradi vazhdon me bllokada ndaj Kosovës.
Haradinaj para qytetarëve të Suharekës ka përkujtuar se ka ende punë për të bërë, të cilat do të përfundojnë nën qeverisjen e AAK-së.
“Unë e di se qytetari i Suharekës e ka më lehtë të vendosë se për kë do të votojë. Por, tash po flasim për gjithë qytetarët e Kosovës, jo vetëm për të Suharekës. Nëse e dëshironi një Kosovë të qeverisur, ashtu siç qeveris Bali Muharremaj sot, atëherë e dini se kush mund të bëjë atë, Aleanca mundet. AAK ka programin e vet me të cilin do të ndalojë rënien ekonomike, përmes pakove financiare për bizneset, për të punësuarit, për ata që kanë humbur vendet e tyre të punës dhe për ata që kërkojnë vende të reja të punës. Në këtë program i kemi paraparë zgjidhjet për ekonominë tonë”, ka deklaruar ai.
Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj tha se këtë proces duhet të udhëheqë dikush që nuk është dorëzuar asnjëherë para Serbisë.
“Ne kemi përvojat e ballafaqimit me Serbinë në të gjitha etapat, i kemi kryer një pjesë të punëve pa e pyetur Serbinë, sikurse ishte rasti i Ushtrisë, Trepçës, pavarësimit energjetik, unë besoj shumë që do të dimë të shkojmë deri në NATO, në OKB. Nëse Serbia vazhdon të na bllokojë edhe më tutje e kemi përgjigjen për Serbinë: do të shkojmë në referendum, për bashkim në union me Shqipërinë”, ka thënë Haradinaj.
Bartësi i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se aleatët e Kosovës e kanë më të lehtë tani që t’i kërkojnë Serbisë njohjen e Kosovës.
“Kësaj here nuk do të vendosim më taksa e reciprocitet. Nëse na bllokojnë dhe na vonojnë, ne e kemi zgjidhjen për bashkim në union me Shqipërinë. Kush e ka plan t’i kryejë punët e Ballkanit, Kosovë-Serbi, ne do t’i ndihmojmë”, tha Haradinaj.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj deklaroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës respekton ligjet, andaj edhe listës në Suharekë i prin kandidatja për deputete, Albena Reshitaj.
“Ramush Haradinaj na i ka shpëtuar 30 milionë euro, sot Damperi do të jetë pjesë e Komunës së Suharekës që është shumë e madhe. Të mos ishte Ramushi, do të privatizohej siç janë privatizuar në Suharekë. Thoshin Aleanca është parti e kazinove, kush ishin ata të parët që ndalen kazinotë, kush ishin ata që morën vendimin, e mori kryetari i komunës së Suharekës me gjitha partitë politike pa dallim dhe i mblodhëm për dy ditë 11 mijë e 800 nënshkrime. Dhe a e dini çfarë ndodhi pastaj? U takuam në Prishtinë tek ambasadori gjerman, dhe ish-kryeministri në atë kohë tha e keni marrë vendimin, mos e lësho. Ky vendim duhet të shkojë në parlament, dhe sot nuk kemi kazino në Suharekë”, ka deklaruar Muharremaj.
Ai ka folur edhe veprimet në nivel lokal, ku theksoi se 100 shtëpi janë ndërtuar për skamnorët. Veç tjerash premtoi se shumë shpejt do të hapet edhe fabrika e përpunimit të mishit me vlerë 2.5 milionë euro.
Lajmet
Mbi 200 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
Published
4 years agoon
March 5, 2021By
Betim GashiPas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) janë paraqitur 208 ankesa kundër këtij rezultatit.
“Ju informojmë se kandidatet e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të publikuar nga KQZ-ja”, ka njoftuar PZAP.
Tutje PZAP njofton se “Jemi në procedim/administrim të ankesave dhe ende nuk kemi mundësi për të ju informuar me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”.
Afati për paraqitjen e ankesave ka përfunduar ne ora 11:25, ndërsa PZAP-i lidhur me këto apele do të vendos brenda afatit ligjor prej 72 orëve.
Zgjedhjet 2021
Partitë joserbe ankohen në PZAP
Published
4 years agoon
March 5, 2021By
Betim GashiKryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me procesin zgjedhore dhe dyshimet për keqpërdorimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur “Romani Iniciativa”.
Ankesë në PZAP ka dorëzuar edhe ish-deputetja boshnjake, Duda Balje, kryetare e Unionit Socialdemokrat (SDU). Ajo tha se presin që drejtësia do të vihet në vend, duke paralajmëruar se do të ankohen edhe në Gjykatën Supreme.
“Na tash kemi dorëzuar në PZAP, për gjëra që kemi të drejtë, në emër të komunitet boshnjak dhe komunitetet tera, jemi duke pritur rezultatet dhe jemi të sigurt që drejtësia do të shkojë në vend. Ne do shkojmë deri në Gjykatën Supreme, kur kërkojmë anulimin e votave serbe që kanë votuar për partinë boshnjake”, tha ajo.
Veton Berisha, ka thënë se kanë fakte të mëdha që votat janë manipuluar nga Lista Serbe.
“Sot jemi duke kryer obligimin tonë ligjor, kemi dorëzuar ankesën e pesë partive, unë në krye të partisë liberale, jemi duke ushtruar të drejtën tonë ligjore, dhe jemi duke ankimu iniciativën rome që pretendojmë që ka marrë vota nga ne. Dy të zgjedhurit nga lista janë të zgjedhur nga komuniteti serb dhe me këtë rast kemi fakte të dorëzuara në PZAP, dhe jemi të bindur që do parandalohet një e keqe më e madhe e Kosovës”, deklaroi Berisha.
Ish-deputeti Fitim Draka, tha se komunitetet joserbe janë të dëmtuara nga ky proces zgjedhor nga manipulimi i votave.
“Ne sot ushtruam obligimin tonë dhe të drejtën tonë kushtetuese që të ankohemi, sepse kemi konstatuar të gjitha subjektet politike që jemi të dëmtuar në këtë proces sepse është shkelur vota e qytetarit. Besojmë që kjo kërkesë e jona nuk do has në vesh të shurdhër dhe drejtësia do bie në vend”, tha ai.
Dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, ku subjekti fitues doli Vetëvendosje me 49.95% të votave.
Lajmet
Gjatë fushatës zgjedhore u shqiptuan 20 gjoba ndaj partive politike, dhjetë prej tyre u paguan
Published
4 years agoon
March 4, 2021By
Betim GashiGjatë fushatës zgjedhore janë shqiptuar 20 gjoba ndaj partive politike për organizimin e tubimeve zgjedhore. Prej tyre dhjetë janë paguar, dhe dhjetë të tjera jo.
Kryeinspektori i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka shkruar në Facebook se nga partitë politike, Vetëvendosje ka paguar gjashtë gjoba, tri Partia Demokratike e Kosovës, dhe një gjobë Aleanca Kosova e Re.
Ndërkaq njofton se të papaguara ka Lidhja Demokratike e Kosovës pesë gjoba, tri Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Vetëvendosje një gjobë dhe NISMA një gjobë.
“Secila gjobë e papaguar, do të procedohet për përmbarim, brenda afatit të caktuar bazuar në legjislacionin në fuqi.ASKUSH MBI LIGJIN!”, shkroi mes tjerash Tahiri në Facebook./UBTNews
Që në fillim të aksionit ndaj subjekteve politike për organizim të tubimeve, kemi thënë se do t’i publikojmë gjobat, por…
Posted by Adonis Tahiri on Thursday, March 4, 2021
Lajmet
Vjosa Osmani më e votuara në zgjedhjet e 14 shkurtit
Published
4 years agoon
March 4, 2021By
Betim GashiKandidatja për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas rezultateve që ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Osmani ka marrë gjithsej 300 mijë e 788 vota.
Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 14 shkurt 2021./UBTNews
Gjermania nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Izraelit pas vendimit të ICC
Qytetarët e Kroacisë dhe Malit të Zi mund të qëndrojnë në Kinë deri në 30 ditë pa vizë
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Kosova mëson kundërshtarin e play off-it në Ligën e Kombeve
Shqipja në Maqedoninë e Veriut, çfarë po e pengon zbatimin e ligjit të gjuhëve?!
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Ushtria ruse humb edhe 1050 trupa të tjera në Ukrainë
Asnjë aktivitet i organizuar për Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Trashëgimia e Prizrenit në filatelinë kosovare, emision i ri i pullave postare “Kalaja e Prizrenit”
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman