Lajmet

​Haradinaj apel Kurtit: Të veprojë menjëherë me implementimin e marrëveshjes

Sipas tij, humbja e kohës do të thellonte pasojat që veçse ekzistojnë në Kosovë.

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se Qeveria e Kosovës nuk duhet të bëjë eksperimente me obligimet që ka marrë nga marrëveshja e njohur franko-gjermane. Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të vonohet në implementimin e saj, meqë sipas tij, humbja e kohës do të thellonte pasojat që veçse ekzistojnë në Kosovë.

Kryetari i AAK-së, në një konferencë për media, ka kërkuar nga Kurti që të jetë serioz në këtë çështje.

“Situata është jashtëzakonisht serioze, qeveria e Kosovës nuk duhet të bëjë eksperimente me obligimet që ka marrë për të implementuar marrëveshjen e njohur si franko gjermane, por që është amerikane. Besoj se improvizimet në implementim do t’i thellojnë edhe më shumë pasojat që tashëm i ndjejmë si Kosovë, pra izolimin tonë, agjendën ndërkombëtare, po ashtu në planin e sigurisë do të shkaktojnë pasoja, e veçanërisht në gjendjen e krijuar në veri të vendit. Pra i bëjmë apel Kurtit dhe qeverisë, që të jenë serioz, të mos humbin kohë dhe të mos bëjnë eksperimentime por të veprojnë menjëherë me implementim të marrëveshjes në bazë të obligimeve që ka marrë Kosova”, ka thënë Haradinaj.

Ai i ka bërë thirrje të gjithëve që ta ndajnë vlerësimin për qeverisjen dhe për Kurtin nga obligimet që ka marrë Kosova në bazë të planit të njohur si franko-gjerman.

“Ne ndajmë qeverisjen Kurti, vlerësimin tonë për Kurtin, pra si mashtrues, e kemi mbajtur një qëndrim konsistent gjatë gjithë kohës vlerësimin tonë për qeverisjen Kurti, propozimin franko gjerman që është edhe amerikan ne e përkrahim… Pra u bëjmë thirrje të gjithëve në Kosovë që ta ndajmë vlerësimin për qeverisjen dhe për Kurtin nga obligimet që ka marrë Kosova në bazë të planit të njohur si franko gjerman që është amerikan”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për dy vjet të punës së Qeverisë Kurti.

“Jemi në dy vite të qeverisjes Kurti, sipas meje ishte luftë me të gjithë, por që përfundoi në luftë me vetveten, pra Kurti u shpalli luftë të gjithëve, si fillim u shpalli luftë kategorive të lirisë, duke mos i përkrahur me pagën minimale, u shpalli luftë të punësuarve në sektor publik duke mos u përkrahur me rritje pagash, u shpalli luftë të gjithë sipërmarrësve duke mbajtur peng buxheti ne Kosovës dhe duke ndalë investimet kapitale, të punësuarve në sektor privat, të papunëve, por e vazhdoi duke i shpallë luftë edhe komuniteteve etnike në Kosovë, e po ashtu aleatëve tonë. Rezultat i kësaj qeverisje, jo vetëm që është lodhur qytetari i vendit, por ka arrit t’i lodhë edhe aleatët tonë, edhe ata më besnik, më tradicional, pra ka arit t’i lodhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat për një vit nuk pranojnë zyrtar të kësaj qeverie në Uashington”, ka thënë Haradinaj.

Lajmet

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në Fushë Kosovë, një burrë ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri nga një person i dyshuar.

Viktima është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësitet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja si prova materiale. I dyshuari për kryerjen e kësaj vepre ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetzimet po vazhdojnë.

Ndërkohë në Prishtinë, policia ka arrestuar katër gra të dyshuara, pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, katër të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Komisionet shqyrtojnë ligjet e drejtësisë, Çitaku: Pushteti po bllokon projektligjin për UÇK-në

Published

on

By

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për të shqyrtuar në parim një paketë projektligjesh të rëndësishme që prekin sektorin e drejtësisë, përfshirë ato për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë, Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial si dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ky shqyrtim ka nxitur reagimin e menjëhershëm të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka kritikuar ashpër mazhorancën për përshpejtim të procedurave pa debat publik, ndërsa i akuzoi për bllokim të projektligjit për Dhomat e Specializuara.

“Sot, në komisionet e Kuvendit po përshpejtohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh të Qeverisë, shumë prej tyre për sektorin e drejtësisë. Pa analizën e duhur, pa debat substancial dhe pa dëgjime publike. Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar. Ky nxitim ngre dyshime serioze se ligjet po i përshtaten agjendës politike të pushtetit,” deklaroi Çitaku.

Tutje, ajo paralajmëroi se po bëhen dallime me projektligjin që mbron UÇK-në.

“Ndërkohë, projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mbahet në sirtarin e ministres, nën arsyetimin e ‘ekspertizës juridike’. Për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara. Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje! Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës: mos e pengoni këtë projektligj. Procedojeni menjëherë në Kuvend. Dëgjojeni popullin që tash e 15 ditë është në shesh. Çdo ditë vonesë vetëm sa ka për ta rënduar përgjegjësinë tuaj. Dhe më besoni: dita e llogaridhënies do të vijë”, shkruan Çitaku në reagimin e saj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U21 synon fitoren e radhës ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll ka zhvilluar të martën stërvitjen e fundit në prag të përballjes me Qipron U21. Pas fitores bindëse 3:0 të javës së kaluar si mysafire kundër San Marinos, futbollistët e rinj shprehen të gatshëm dhe synojnë të marrin një tjetër fitore.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Kjo është ndeshja e parafundit kualifikuese për Kampionatin Evropian U21 2027, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Aktualisht, Kosova U21 renditet në vendin e katërt të grupit me 11 pikë dhe është pa gjasa matematike për t’u kualifikuar tutje.

Grupi kryesohet nga Spanja me 21 pikë, e ndjekur nga Finlanda në vendin e dytë me 19 pikë.

Ciklin kualifikues Kosova U21 do ta mbyllë më 6 tetor, ku po ashtu në shtëpi do të përballet me Finlandën U21. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria e Kosovës mban mbledhje, në rend dite 35 pika

Published

on

By

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës, me fillim nga ora 10:00, në ndërtesën e Ekzekutivit.

Në këtë takim, kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë dhe të marrë vendime për një sërë çështjesh të rëndësishme, pasi në rendin e ditës janë paraparë gjithsej 35 pika për shqyrtim e miratim. /E.A/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara