Kulturë

​Hapet Muzeu Etnologjik në Gjilan

Published

on

Është inauguruar sot në Gjilan Muzeu Etnologjik në objektin e ish-shkollës së muzikës, i financuar nga Bashkimi Europian(BE) në kuadër të programit të IPA II të bashkëpunimit ndërkufitar mes Gjilanit dhe Kumanovës, ngjarje kjo ku përveç kryetarit Lutfi Haziri, të pranishëm ishin edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog e kryetari i Komunovës, Maksim Dimitrievski.

Kryetari Haziri ka thënë se Muzeu Etnologjik do të hapet për qytetarët dhe turistët, duke ofruar vlerat etnologjike.

“Jam shumë i lumtur që sot e inauguruam Muzeun Etnologjik në Gjilan, i cili është vendosur në njërin nga objektet më të mira, më të vjetra dhe më të konservuara. Muzeu, i cili është projekt i bashkëpunimit ndërkufitar me Kumanovën, do të hapet për qytetarët dhe turistët, duke ofruar vlerat etnologjike, ndërkaq Muzeu i Qytetit do t’i ruaj vlerat arkeologjike deri në historinë më të re të Gjilanit. Faleminderit të gjithë atyre që janë angazhuar, e në veçanti mbështetësin financiar që janë fondet e BE-së”, tha Haziri.

Ai ka falënderuar për mbështetjen dhe prezencën shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, shkëlqesinë së tij, ambasadorin Tomas Szunyog, sikurse edhe kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Fjalë rasti në këtë ngjarje pati edhe ambasadori Szunyog dhe kryetari Dimitrievski, të cilët theksuan se ndihen të lumtur që në Ditën ndërkombëtare të muzeut po inaugurohet Muzeu Etnologjik në Gjilan.

Më pas, kryetari Haziri, ambasadori Szunyog dhe kryetari Dimitrievski, kanë parë nga afër objektet etnogtrafike, përfshirë veshje, vegla pune, enë dhe orendi, aksesorë, punë artizanale nga tekstili, druri e materiale të tjera, të cilat flasin për jetën ekonomike, shoqërore e shpirtërore të Gjilanit me rrethinë.

Ndryshe, misioni i Muzeut Etnologjik të Gjilanit është që të ruajë dhe promovojë objektet etnologjike, rrëfimet, ngjarjet dhe mënyrën e jetesës së qytetarëve të Gjilanit me rrethinë.

Muzeu do të jetë hapësirë e cila do ta inspirojë e edukojë publikun dhe gjeneratat e ardhshme për të kaluarën e Gjilanit, duke u ekspozuar objektet etnologjike të cilat tregojnë për praktikën, aftësitë dhe vlerat shoqërore të Gjilanit.

Lajmet

“Dua” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi kosovar “Dua” ka pasur premierën rajonale mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ku u shfaq në kuadër të programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe është prodhuar nga Ikonë Studio.

Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në një prej festivaleve më të njohura të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të Mushnikovës

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore.

E ndërtuar në vitin 1905, kjo shkollë konsiderohet një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë me qëllim të ruajtjes së vlerave historike dhe arkitekturore të tij.

Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore në këtë zonë.

Restaurimi i shkollës së vjetër është pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara