Lajmet

​Greva e paralajmëruar në arsim, Shahini: Do të shkaktojë dëme të pariparueshme

Në SBAShK insistojnë se greva do të jetë për kohë të pacaktuar deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Published

on

Paralajmërimet e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës se nga 24 gushti do të nis greva e përgjithshme në arsim, për Kolegjiumin e Arsimit Parauniveristar në kuadër të Asociacionit të Komunave kanë qenë të pritshme, por ky organ këto veprime sindikale i konsiderohen të dëmshme për sistemin arsimor në Kosovës.

Ndonëse kërkesat e SBAShK-ut i konsideron të drejta, kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim Parauniversitar, Samir Shahini thotë se humbjet e nxënësve si pasojë e grevës së paralajmëruar do të jenë të pariparueshme.

“Pak a shumë e kemi pritur që do të ketë ashpërsim të masave sindikale të ndërmarra nga SBAShK-u, është e pritshme sigurisht dhe e dëmshme në anën tjetër sepse nxënësit në dy vitet e fundit më shumë kanë humbur nga faktorë të jashtëm se sa që kanë arritur të punojnë brenda me mësimdhënësit përfshirë pasojat e grevës, përfshirë pasojat e pandemisë dhe zëvendësimin e së shtunave që është bërë për më shumë se 5-6 muaj zëvendësime… E di që në vazhdimësi është përsëritur kërkesa e drejtorëve komunalë të arsimit përmes Kolegjiumit për Arsim në kuadër të Asociacionit të Komunave që Ministria e Financave dhe e Arsimit të merr më seriozisht kërkesat e SBASHK-ut të cilat ne konsiderojmë që janë të drejta, kërkesa për rritje të pagave kundrejt inflacionit dhe kundrejt shtrenjtimit të gjithçkaje në vendin tonë, konsiderojmë që janë të drejta dhe ata kanë të paraparë me ligj formën e reagimit sindikal e jona nuk është të diktojmë format e reagimit por të paralajmërojmë që si komuna nxënësit do të përballen me humbje të cilat konsiderojë që do të jenë të pariparueshme”, tha ai.

E në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), shprehen të vendosur se greva e paralajmëruar do të jetë për kohë të pacaktuar deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Koordinatori i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Ymer Ymeri thotë se SBAShK-u është i gatshëm për të biseduar me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje për kërkesat e tyre.

“Greva do të shpallet në kohë të pacaktuar do të thotë deri në realizimin e kërkesave, kjo është arsyeja të cilën ne si SBAShK jemi të brengosur për shkak se patjetër kemi me u ulë në bisedime edhe me gjet zgjedhje për me i përfundua grevën pse nuk po i gjejmë para fillimit të grevës ose para fillimit të procesit mësimor, arsyeja pse kemi kërkuar mirëkuptim edhe nga federatat tjera me u shpallë më datën 24, 25 gusht është që të kemi hapësirë 5,6 ditë para fillimit të vitit shkollor me tentua që përsëri që edhe gjatë grevës do të ketë bisedime se qeveria është e gatshme, na jemi të gatshëm qysh sot, qysh në këtë moment të fillojmë bisedimet, por ta kemi një mundësi që nëse realizohen kërkesat mund të fillon viti shkollor përndryshe deklarimet e ministres që viti shkollor ka me fillua më 1 shtator, se kuptoj me kënd e fillon, arsimtarët do të jenë në grevë edhe punonjësit e të gjitha institucioneve edhe punëtorët teknikë do të jenë në grevë nga data 24 ose 25 që do të ketë mundësi përgatitjen të shkollave për fillim të viti shkollor nëse s’jemi përgatitur”, thotë Ymeri.

Sipas tij, kjo grevë e paralajmëruar rrezikon edhe mbajtjen e testit të Maturës Shtetërore që pritet të mbahet më 27 gusht.

“Çështja tjetër që për neve sinqerisht është brengosëse është testi i maturës që është me 27 për ata cilët raundin e parë nuk e kanë dhënë testin do të rrezikohet dhe për shkak të testit do të rrezikohet tepër se edhe mësimdhënësit do të jenë në grevë, nuk e di ministria a ka paraparë se si do të mund të e mbajë atë test, për shkak se mbetet në grevë atëherë greva është në kohë të pacaktuar deri në realizimin e kërkesave”, tha ai.

Kërkesat, sipas Ymerit janë parashtruar nga 1 prilli i vitit 2021. Ai ka listuar të gjitha kërkesat e tyre që i kanë karshi Qeverisë së Kosovës.

“Vazhdimisht kemi pasur kërkesa të institucioneve të ndryshme për realizimin e kërkesave tona tashmë të njohura siç është kërkesa 100 euro shtesë bazë për të gjithë të punësuarit për shkak të rritjeve enorme derisa të fillon së zbatuari ligji i pagave, pastaj kërkesa e dytë është fillimi i implementimit të ligjeve dhe të sigurimeve shëndetësore për shkak se jemi i vetmi shtet që nuk kemi sigurime shëndetësore dhe në kërkesat e tretë e përbashkët e të gjitha sindikatave ka qenë që me u bë plotësim ndryshimi i ligjit të skenave pensionuara të financuara nga shteti, një numër i konsiderueshëm i punëtorëve përkundër se që kanë mbi 30 vite përvojë pune nuk e plotësojnë kriterin diskriminues ne mendojmë është 15 vite përvojë pune që kërkohen deri në kohën kur ka qenë në ish- Jugosllavi gjegjësisht në Serbi ai fond është grabit d.m.th. diskriminues dalin me pension përkundër që ka mbi 30 vite përvojë pune dalin me pension 100 euro ose 90 euro me pensionin e pleqërisë, faktikisht nuk ka as shtesë për pensionin tjetër, këto janë kërkesa të cilat mendojmë që qeveria është dashur të reflektoj”, tha ai.

SBAShK-u ka mbajtur greva lidhur me këto kërkesa edhe gjatë vitit të kaluar shkollor. 

Lajmet

Del nga shtypi libri “Rezistenca e Materialeve – 2” nga profesori i UBT-së, Naser Morina

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Naser Morina, ka botuar librin e ri “Rezistenca e Materialeve – 2”, i cili u dedikohet studentëve dhe profesionistëve të fushës së inxhinierisë së ndërtimit.

Ky botim paraqet një vazhdim të thelluar të koncepteve të rezistencës së materialeve, duke trajtuar në mënyrë të detajuar sjelljen e materialeve dhe elementeve strukturore nën veprimin e ngarkesave të ndryshme. Libri përfshin analizën e avancuar të sforcimeve, deformimeve dhe stabilitetit të strukturave, duke ndërlidhur teorinë me aplikimet praktike në inxhinieri.

Përmes shpjegimeve të qarta dhe shembujve ilustrues, “Rezistenca e Materialeve – 2” synon të ndihmojë studentët në përvetësimin më të lehtë të koncepteve komplekse, si dhe të shërbejë si një udhëzues i vlefshëm për zgjidhjen e problemeve inxhinierike në praktikë.

Ky libër përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e literaturës akademike në gjuhën shqipe dhe mbështet zhvillimin profesional të gjeneratave të reja në fushën e inxhinierisë.

Continue Reading

Lajmet

Kthehet në Kosovë ish-ushtari i UÇK-së që po mbahej në Serbi

Published

on

By

Pas disa muajsh qëndrimi në burgjet e Serbisë, sot është liruar dhe është kthyer në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mit’hat Llozhani. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci, i cili e ka shoqëruar Llozhanin sapo ai ka kaluar kufirin.

Avokati Koci e ka cilësuar këtë si një mision të vështirë dhe të rëndë, duke treguar se i është dashur të udhëtojë disa herë drejt Beogradit për të ndjekur rastin. “A kam pasë probleme dhe rrezik? Nuk është me rëndësi. Me rëndësi është që një qytetar i Kosovës u kthye në shtëpi,” ka deklaruar Koci, duke shtuar se këtë shërbim e ka kryer pa pagesë dhe për ideale kombëtare.

Sipas Kocit, Llozhani ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë gjatë kohës së burgosjes.

Ai ka paralajmëruar se informata më të detajuara rreth rrethanave të arrestimit dhe mbajtjes në Serbi do të jepen në ditët në vijim, së bashku me vetë Mit’hat Llozhanit.

Continue Reading

Lajmet

Raportohet i zhdukur një person në Leposaviq

Published

on

By

Një grua, shtetase e Serbisë, ka raportuar në polici se ka humbur kontaktet me djalin e saj në komunën e Leposaviqit. Sipas njoftimit, personi i zhdukur është po ashtu shtetas i Serbisë.

Lidhur me këtë rast është njoftuar menjëherë prokurori kompetent, i cili ka lëshuar urdhër për fillimin e hetimeve.

Njësitet policore janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e personit të raportuar si i zhdukur.

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, brenda një dite janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme.

Në rastin e parë në Lipjan, një burrë është denoncuar për dhunë ndaj një gruaje, ku pas intervistimit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë janë shënuar dy incidente; në njërin prej tyre një burrë është arrestuar dhe liruar pas marrjes në pyetje për dhunë ndaj një gruaje, ndërsa në tjetrin, i dyshuari është dërguar në mbajtje për shkak të dhunës së ushtruar.

Edhe në Pejë është raportuar një përleshje mes tri grave, të cilat janë sulmuar mes vete dhe njëra prej tyre ka marrë tretman mjekësor, por të gjitha janë liruar pas procedurave policore.

Ndërkaq, në Gjakovë një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Së fundi, në Mitrovicën e Veriut, dy burra janë shoqëruar në stacion pas një zënke familjare, por me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara