Aktualitet

​Gjykata Kushtetuese mbyll seancën për Metën, brenda 30 ditësh jepet vendimi

Gjatë seancës së sotme, Meta u përfaqësua nga këshilltari i tij ligjor Bledar Dervishaj.

Published

on

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë brenda 30 ditëve do të publikojë vendimin lidhur me shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kështu ka deklaruar sot kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, pasi dëgjoi konkluzionet e të dyja palëve në seancën gjyqësore ndaj Metës.

Gjatë seancës së sotme, Meta u përfaqësua nga këshilltari i tij ligjor Bledar Dervishaj, ndërsa nga Kuvendi u paraqitën kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, raporton atsh.

“Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit”, ka thënë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Në një prononcim për mediet, para se të jepeshin parashtrimet përfundimtare, këshilltari i presidentit për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj deklaroi sot se Kuvendi ka ndërhyrë në prova.

“Ne kemi kundërshtuar vërtetësinë të një prove të depozituar së fundmi nga Kuvendi, të depozituar më 4 shkurt 2022, i cili i përcjell Gjykatës Kushtetuese sipas Kuvendit disa prova të reja, ku përfshihet urdhri 19, datë 5.5 2021, i Kryetarit të Kuvendit dhe që ka të bëjë me mbledhjen e Kuvendit më datë 7.5.2021, ditë që Kuvendi do të miratonte datën e Komisionit Hetimor dhe miratimin e raportit të Komisionit të Ligjeve. Gjatë shqyrtimit të provave të reja që na u vunë në dispozicion, na rezultoi se ka ndërhyrje apo manipulim prove të depozituar. Konkretisht urdhri që Kuvendi i depozitoi si provë Gjykatës Kushtetuese mban datën 5.5.2021, ndërkohë që sipas urdhrit të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë ky urdhër mban datë 6.5. 2021 dhe jo 5.5.2021. Kjo ndërhyrje bëhet se provat e reja sillen për të rrëzuar pretendimin e Presidentit lidhur me shkeljet që ne kishim konstatuar në lidhje me mbledhjen e seancës plenare dhe rendit të ditës”, ka thënë ai.

Pas përfundimit të seancës, Dervishaj tha se “për fat të keq u provua edhe sot se Kuvendi në përmbushje të qëllimeve politike, edhe së fundmi depozitoi prova shkresore të manipuluara vetëm me qëllimin që t’i rrëzoheshin pretendimet e kreut të shtetit. Kur kjo ndodh me Presidentin, për një çështje me kaq rëndësi, për një çështje që nuk duhet të ekzistonte dhe pa lëndë, imagjino çfarë mund të mendojmë ne si qytetarë se çfarë ndodh në organet e tjera fundore”.

Ai ka bërë të ditur se presidenti ka vendosur t’i drejtohet organit të prokurorisë lidhur me këtë çështje, ashtu sikundër është në të drejtën e Kuvendit të fillojë një procedurë hetimore parlamentare për këtë shkak që evidentuam para gjykatës. Ashtu sikundër është në të drejtë të gjykatës që të marrë një vendim, por që duhet të jetë i bazuar në Kushtetutë dhe ligj”, tha Dervishaj.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara