Lajmet

​Gjermania: Rama të jetë ndërmjetës në dialogun për krizën në Bjellorusi

Published

on

Gjermania vlerësoi sot angazhimin e Kryeministrit Edi Rama që në cilësinë e kreut të OSBE-së ka propozuar ndërmjetësim për dialog mes palëve lidhur me krizën në Bjellorusi.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, gjatë një konference për mediat duke folur për krizën në Bjellorusi, mbështeti propozimin e kryeministrit Edi Rama për ndërmjetësim në Bjellorusi. Ai shprehu bindjen se OSBE mund të ndihmojë në ndërmjetësimin e dialogut në Bjellorusi.

“Një dialog mes drejtuesve të shtetit dhe shoqërisë bjelloruse është urgjent duke parë situatën. E përsërisim edhe njëherë bindjen tonë që OSBE-ja mund të ndihmojë në ndërmjetësimin e dialogut dhe për këtë fakt përshëndesim kryeministrin Edi Rama, kreu i OSBE-së, për gatishmërinë për ndërmjetësim që e ka shprehur edhe në një letër drejtuar z. Lukashenko”, tha zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel.

Gjithashtu, ai dënoi raportimet për dhunën kundër manifestuesve paqësorë në Bjellorusi dhe kërkoi hetim për viktimat dhe lirimin e menjëhershëm të të burgosurve.

Kryetari i OSBE-së, kryeministri dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Ann Linde, vendi i të cilës do të marrë presidencën e radhës të kësaj organizate, përsëritën një propozim ndërmjetësimi për presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko.

Në këtë letër, kreu i OSBE-së, kryeministri Edi Rama dhe ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Ann Linde theksuan se “si kryetarët e tanishëm dhe të ardhshëm në detyrë të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, ne jemi duke ndjekur nga afër dhe me shqetësim zhvillimet në Bjellorusi. Ne dëshirojmë të përsërisim ofertën tonë për vizitë, për të dëgjuar pikëpamjet mbi situatën dhe për të diskutuar për sfidat aktuale në vend”.

“Bjellorusia është një anëtare e vlerësuar në organizatën tonë dhe ne jemi të gatshëm të manifestojmë mbështetjen tonë për Bjellorusinë”, theksuan ata.

Përveç kësaj, kryeministri shqiptar, Edi Rama zhvilloi ditë më parë një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov për situatën në Bjellorusi.

Më shumë se 100.000 manifestues iu bashkuan dje një manifestimi në Minsk kundër Lukashenkos./Atsh

Vendi

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Në votimin e zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, për Shiroka-Pulën kanë votuar 81 deputetë, ndërsa dy fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Një votë i është dhënë deputetes Eliza Hoxha.

Pas zgjedhjes në këtë pozitë, presidentja e re ka mbajtur fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit, duke thënë se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi.

“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi; ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”, tha Shiroka-Pula.

Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë politike, etnike apo shoqërore.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, do të dal pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona”, u shpreh ajo.

Në fjalimin e saj, Shiroka-Pula theksoi edhe orientimin euroatlantik të Kosovës dhe rëndësinë e marrëdhënieve me aleatët.

“Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”, tha presidentja e re./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën presidente të re të vendit me 81 vota pro, duke i dhënë fund një sage politike dyvjeçare. Zgjedhja e saj u bë në minutat e fundit të datës 6 tetor, afati i fundit kushtetues për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare.
Procesi u zhvillua në një atmosferë me tensione dhe protesta jashtë Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Pak pas mesnatës, presidentja e re mbërriti në Kuvend, ku u prit me duartrokitje e lule, dha betimin zyrtar dhe përmbylli seancën me intonimin e himnit shtetëror./E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Lajmet

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

Të kërkuara