Lajmet

​Gjermania: Energjia bërthamore e rrezikshme, ne refuzojmë planet e BE-së

Gjermania do të mbyllë tri termocentralet e mbetura bërthamore deri në fund të këtij viti.

Published

on

Qeveria gjermane ka thënë se e konsideron energjinë bërthamore të rrezikshme dhe kundërshton propozimet e Bashkimit Evropian (BE) për ta mbajtur këtë teknologji pjesë të planeve për të luftuar ndryshimet klimatike.

Gjermania do të mbyllë tri termocentralet e mbetura bërthamore deri në fund të këtij viti dhe do të heqë gradualisht qymyrin deri në vitin 2030, ndërsa Franca fqinje synon të modernizojë reaktorët ekzistues dhe të ndërtojë të rinj për të përmbushur nevojat e saj të ardhshme për energji.

Berlini zyrtar planifikon të mbështetet shumë në gazin natyror derisa ai të zëvendësohet nga burime energjie që nuk ndotin mjedisin.

Drafti i planit të BE-së, për të cilin Associated Press kishte një pasqyrë, arrin në përfundimin se energjia bërthamore dhe gazi natyror mund të konsiderohen të sigurta për investim në kushte të caktuara.

“Ne besojmë se teknologjia bërthamore është e rrezikshme”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stephen Hebestreit, duke vënë në dukje se çështja se çfarë të bëhet me mbetjet radioaktive që mund të zgjasin për mijëra vjet mbetet e pazgjidhur. Ai shtoi se Gjermania “refuzon në mënyrë eksplicite” planet e BE-së në lidhje me energjinë bërthamore.

Aktivistët kanë kritikuar planin e Gjermanisë për të përdorur gazin natyror, i cili është më i mirë se qymyri, por kur digjet, lëshon gjithashtu dyoksid karboni, gazin kryesor në serë.

Megjithatë, Gjermania pretendon se gazi natyror është vetëm një “urë” drejt zgjidhjeve alternative jo ndotëse, afati për të cilat është viti 2045.

Lajmet

​Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë. Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë muajit shtator.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, është dërguar në mbajtje./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Nis Superliga e Kosovës në futsall këtë fundjavë

Published

on

Superliga e Kosovës në futsall nis këtë fundjavë me edicionin e ri 2025/26, ku java e parë do të zhvillohet të dielën dhe të hënën, me disa duele interesante në program.

Të dielën, FC Liqeni përballet me FC Trepçën në Drenas, ndërsa në kryeqytet do të luhet derbi mes FC Mabetex Prishtina dhe FC Drenicës.

Të hënën, në kuadër të javës së parë, FC Drenasi do të sfidojë FC Shtimja 26, kurse FC Malisheva pret FC Prishtina 01.

Skuadra e FC Obiliqit do të pushojë këtë javë./S.K/KP/FFK-Futsal/

Continue Reading

Lajmet

​Rohde jep lamtumirën: Do të vazhdojmë të jemi partner i madh i Kosovës

Published

on

By

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili po e përfundon misionin e tij në Kosovë, ka ndarë një video lamtumirëse në të cilën ka folur për përvojën e tij gjatë qëndrimit pesë vjeçar këtu. Ai ka theksuar se Gjermania do të mbetet partner i madh i Kosovës.

Koha ime në Kosovë së shpejti do të përfundojë. Pas pesë vitesh këtu, duhet të them lamtumirë, dhe do të më mungojë Kosova. Jo vetëm moti, por edhe mirësjellja e njerëzve, shëtitjet, kur shikoj majtas drejt Parkut të Gërmisë ku shpesh përdor biçikletën malore, këto gjëra do të më mungojnë para se të kthehem në Berlin. Ka qenë një kohë e mrekullueshme këtu”, ka thënë Rohde.

Ai ka përmendur edhe pasardhësin e tij, Rainder Rudolph, të cilit ka thënë se po ia “pason topin”.

Kemi parë shumë zhvillime – liberalizimi i vizave në vitin 2024 ishte një arritje e madhe. Ka edhe gjëra që nuk janë realizuar, si anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Lidhjet mes vendeve tona janë unike – 600.000 kosovarë ose gjermanë me prejardhje kosovare jetojnë në Gjermani. Ky numër po rritet, dhe jam i sigurt që lidhjet tona do të vazhdojnë të rriten. Ne do të jemi një partner i madh i Kosovës. Ne kemi qenë një partner i madh që nga pavarësia. Dhe në këtë kuadër, do të doja t’ju kërkoja të shtrini mirësjelljen dhe miqësinë tuaj edhe ndaj pasardhësit tim, Rainer Rudolph, i cili do të mbërrijë këtu së shpejti. Dhe, duke qëndruar në gjuhën e futbollit, së shpejti do t’ia pasoj topin pasardhësit tim, Rainer Rudolph”, theksoi Rohde./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Arsenalit ndërron jetë në moshën 21 vjeçare

Published

on

Futbollisti i Chichester City dhe ish-lojtari i akademisë së Arsenalit, Billy Vigar, ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare pas një lëndimi të rëndë në tru të pësuar gjatë një ndeshjeje kundër Wingate & Finchley.

Sulmuesi u përplas jashtë fushës në përpjekje për ta shpëtuar topin, duke pësuar dëmtime serioze.

Ai u vendos në koma të induktuar dhe iu nënshtrua një operacioni, por nuk arriti të mbijetojë.

Klubi i Chichester City, Arsenal dhe bota e futbollit kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij, ndërsa ndeshja e radhës e Chichesterit është shtyrë në shenjë respekti./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara