Kronika e zezë

​Gjakovë, arrestohen dy persona dhe sekuestrohen dy armë

Policia thotë se lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori kompetent.

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar dy armë.

Në rastin e parë, patrulla policore gjatë kryerjes së detyrave rutinë në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ka ndalur një veturë të cilën e ngiste i dyshuari B. S., i lindur në vitin 1990, shtetas i Republikës së Kosovës, në posedim të të cilit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit TT dhe tetë copë fishekë.

Në rastin e dytë, pasi që në një aheng familjar në fshatin Rashkoc të Gjakovës ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri, është arrestuar i dyshuari H. R., i lindur në vitin 1986, shtetas i Republikës së Kosovës i cili zyrtarëve policorë iu kishte dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me një karikator të cilën e kishte në posedim të paautorizuar.

Policia thotë se lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori kompetent me vendimin e të cilit armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Kronika e zezë

​Arrestohen tre persona për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona në Prizren nën dyshimet se janë të përfshirë në veprat penale fajde dhe detyrim.

Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dy automjete, para dhe dëshmi të rëndësishme, të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme.

Dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.

Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Continue Reading

Kronika e zezë

​Një qytetar në veri të Mitrovicës sulmohet, fyhet në gjuhën shqipe dhe serbe

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast sulm dhe fyerje.

Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur viktimën.

“Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kronika e zezë

Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, lëndohet një këmbësor

Published

on

By

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda dje si pasojë e një aksidenti në Lipjan. Deri tek aksidenti ka ardhur pasi një burrë duke e drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar.

“Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 30.09.2024-15:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kronika e zezë

Shpërthim në Podujevë, policia po e heton rastin

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shpërthim ka ndodhur në Podujevë në orët e para të së dielës. Rasti është trajtuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim. Në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi kanë dalë njësitet përkatëse policore, me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim dhe hetuesia”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar edhe prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar.

Continue Reading

Të kërkuara