Lajmet

​Gërvalla u përgjigjet kritikave të opozitës: Për 12 muaj kemi marrë 187 vendime

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ka folur edhe për marrëveshjet ndërkombëtare.

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka deklaruar se gjatë 12 muajve ka marrë mbi 180 vendime. Ajo derisa u është përgjigjur kritikave të opozitës për mosdije dhe skandale, ka numëruar të gjitha takimet dhe vizitat në shumë vende të botës.

Në debatin parlamentar për politikë të jashtme, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ka folur edhe për marrëveshjet ndërkombëtare.

“Numri i takimeve zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, është jo më pak se 174 takime gjatë 12 muajve punë. Prej tyre janë 52 takime me vetëm homologë nga pritjet në Kosovë… Numri i marrëveshjeve ndërkombëtare rajonale dhe bilaterale është jo më pak se 182 gjatë një viti. 187 vendime ka marrë ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, e cila këtu përmendet si inaktive në politikën e jashtme”, ka deklaruar ajo.

Ajo i doli në mbrojtje edhe presidentes Vjosa Osmani, pas kritikave për rolin e saj nga opozita. Gërvalla ka përmendur takimet e saj me dhjetëra krerë të shteteve.

Ndërkaq, derisa ka folur për pozicionimin në sferën e politikës së jashtme, Gërvalla tha se me vendimet që kanë marrë kanë treguar partneritetin strategjik.

“Jo ‘Amelika, Amelika’ kështu tregohet partneriteti strategjik dhe kështu tregohet se në cilën anë qëndron Kosova. Prandaj, për mua në këtë takim, më vjen keq të dëgjojë nga një ish-ministër i Punëve të Jashtme që Republika e Kosovës paska nevojë të ripozicionohet në sferën e politikës së jashtme. Jo, Kosova është pozicionuar shumë qartë, sa i përket politikës së jashtme. Politika e jashtme është miqësi e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneritet me NATO-n dhe BE-në. Kjo është politika e jashtme dhe nuk ka nevojë për asnjë lloj pozicionimi”, ka thënë ajo.

Ajo komentoi edhe deklaratën e deputetit Enver Hoxhaj, i cili tha se as nuk do të ketë njohje të reja.

“Na garantoi që jo vetëm që nuk ka liberalizim, por as që do të ketë liberalizim. As nuk do të ketë BE. Mua më lind pyetja, ku e merr këtë vendosmëri zotëri Hoxhaj që Kosova të mos ketë as njohje të reja, as liberalizim dhe as anëtarësim në BE. Unë e di që e kemi një kundërshtar të qartë të proceseve të politikës së jashtme të Kosovës dhe ai është fqinji ynë verior, Serbia”, ka vijuar ajo.

Lajmet

Konjufca dyshon se Vetëvendosje mund ta bëjë qeverinë pa opozitën

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nuk beson se është i mundshëm formimi i qeverisë së re pa përfshirjen në koalicionin qeverisës të partive opozitare.

Konjufca tha se Vetëvendosje ka pasur synim që në zgjedhjet e 9 shkurrit të fitojë 500 mijë vota, në mënyrë që të drejtojë e vetme qeverinë e ardhshme.

Por, sipas tij, rezultati zgjedhor ka treguar se një gjë e tillë nuk është e mundshme.

E kemi pasur qëllimin [t’i sigurojmë] 500 mijë vota. Nuk i kemi arritur ato. Tash është një skenar tjetër. Është skenari B”, deklaroi Konjufca.

Konjufca tha se aktualisht ekzistojnë dy skenarë: i pari, votimi i një qeverie deri në zgjedhjen e presidentit të ri; dhe i dyti, votimi i një qeverie të re afatgjatë.

I pyetur për letrën që kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ia ka dërguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Konjufca tha se ftesa “është rasti më normal” në një shoqëri demokratike.

Këto komente Konjufca i bëri pas një takimi me përfaqësuesit e partive politike, një javë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në takim, nga Lëvizja Vetëvendosje ishte pjesëmarrëse Albulena Haxhiu; nga Partia Demokratike e Kosovës, nënkryetari Uran Ismaili; nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nënkryetarja e kësaj partie, Doarsa Kica-Xhelili; kurse nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sekretari i partisë, Muharrem Nitaj. Të pranishëm ishin edhe disa nga përfaqësuesit e partive të pakicave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 15 prillin si datën për mbajtjen e seancës konstituive të përbërjes së re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Caktimi i seancës konstituive shënon hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 27 mars.

Continue Reading

Lajmet

Ismaili: Na duhet një qeveri që do të ketë ndikim

Published

on

By

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, tha se na duhet një qeveri që do të ketë ndikim.

Po besoj që kryetari i Kuvendit është zgjedhë zakonisht, nuk shoh ndonjë pengesë. I takon partisë së parë, edhe për votimin e kryetarit të Kuvendit, edhe votimet e tjera. Ne as herën e kalur nuk e kemi votuar kryetarin e Kuvendit dhe ai është zgjedhur. Nuk e shoh si problematik. Nese është problematik e marrim një qëndrim tjetër”.

Opsionet janë brenda partive opozitare. Nuk na nevojitet qeveri që të ketë vetëm një kandidat, na duhet një qeveri që do të ketë ndikim”, tha Ismajli.

Continue Reading

Lajmet

Lista Serbe rikthehet në Kuvendin e Kosovës, e pasigurt nëse do të jetë pjesë e qeverisë

Published

on

Pas një periudhe të gjatë bojkoti, Lista Serbe ka vendosur të rikthehet në Kuvendin e Kosovës. Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar për më 15 prill, ku do të betohen 120 përfaqësues, përfshirë dhjetë deputetë nga komuniteti serb.

Megjithatë, mbetet e pasigurt nëse Lista Serbe do të jetë pjesë e qeverisë pas rikthimit të saj në Kuvend. Ky zhvillim ka sjellë shumë spekulime në lidhje me pozitat e mundshme të kësaj partie në ekzekutivin e Kosovës dhe mundësitë për formimin e një qeverie të qëndrueshme./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Ministri i Financave: Turqia mund t’i shfrytëzojë tarifat e Trump në avantazhin e saj

Published

on

Turqia mund të përfitojë nga tarifat e vendosura nga ish-Presidenti Donald Trump, të cilat janë më të ulëta se ato ndaj shumë vendeve të tjera, sipas Mehmet Simsek, Ministrit të Financave të Turqisë. Simsek theksoi se ky ndryshim mund të ofrojë mundësi për rritjen e konkurrencës për sektorët turq të eksportit, pasi tarifat e SHBA-së ndaj Turqisë janë më të ulëta (10%) krahasuar me tarifat më të larta që aplikohen ndaj vendeve si Bashkimi Evropian (20%).

Simsek tha gjithashtu se fokusimi i Turqisë në kërkesën e brendshme do të zvogëlojë ndikimin e tarifave në ekonominë e vendit. Ai përmendi se Turqia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me 54 vende jashtë SHBA-së dhe BE-së, dhe 68% e eksporteve të saj shkojnë në këto tregje, duke minimizuar pasojat e mundshme të tarifave amerikane.

Sipas ekspertëve, efektet negative mund të ndodhin nëpërmjet mallrave të ndërmjetme që Turqia furnizon në tregje si BE, e cila mund të goditet nga tarifat më të larta të SHBA-së. Megjithatë, Turqia mund të shfrytëzojë këtë situatë për të riorganizuar sektorët e saj dhe për të tërhequr investime të tjera, si ato nga Kina, ku tarifat janë më të larta, dhe që mund të hapin fabrika në Turqi për të eksportuar më lirë në SHBA.

Përfundimisht, Turqia mund të përdorë afërsinë e saj me BE-në dhe bazën e fortë prodhuese për të përfituar nga mundësitë që ofron ky mjedis i ri tregtar global./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara