Aktualitet

​Gastronomët kërkojnë subvencionim në bazë të performancës

Published

on

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka deklaruar se kanë qenë kundër pakos së Qeverisë Hoti me të cilën është bërë subvencionimi kolektiv, dhe se tani e tutje subvencionimi të bëhet në bazë të përformancës.

Kllokoqi tha se tani presin nga Qeveria e re të klasifikojë dhe kategorizojë me mirë bizneset që do të ndihmohen, pasi që për shkak të ndarjeve të gabuara nga Qeveria e kaluar i bie që bizneset e mbyllura tash e 430 ditë janë subvencionuar vetëm njëherë.

Ngritja e çmimeve me marrëveshje nga disa biznese të gastronomisë, Kllokoqi tha se nuk është hera e parë që ndodhë dhe se ata si shoqatë distancohen nga ky veprim.

Petrit Kllokoqi fajëson Qeverinë Hoti për ndarje të gabuar të pakos emergjente.

Ai tha se me subvencionimin kolektiv që u bë nga qeveria e kaluar, bizneset si klubet e natës dhe sallat e dasmave, i bie që janë subvencionuar vetëm një herë.

Pako e parë e ndarë e subvencionimit të pagave në Qeverinë Hoti, d.m.th në qeverinë e kaluar, ne kemi shprehur që jemi kundër çdo subvencionimi kolektiv në këtë rast kemi kërkuar që në bazë të përfomancës edhe të subvencionohen bizneset nëse një biznes një sallë e dasmash nuk ka punuar që 430 ditë nuk mund të krahasohet me një barnatore që ka pas një përformancë të mirë…1:14 kemi qenë kundër që të përfitojmë njëjtë se shkaku i këtyre ndarjeve të gabueshme ne mund të themi se ne jemi subvencionuar vetëm një herë e jemi që 430 ditë mbyllur me vendim të qeverisë, po flas si klubet e natës, si sallat e dasmave e ka edhe biznese të tjera, kështu që nuk ka qenë e drejtë dhe nuk duhet me qenë e drejtë e po shpresoj që kjo qeveri që është tash do t’i klasifikoj edhe do të kategorizoj më mirë këto lloje të bizneseve se si do të ndihmohen”, tha ai.

Kllokoqi shtoi se as subvencionimet e ndara tash nga qeveria Kurti nuk i përkrah.

Ai thotë së nuk do të ndalet te kjo pasi që janë subvencionime për 15 ditë dhe se me Ministrin e Financave duhet të shikojnë se si do të ndihmojnë bizneset që kanë qenë të mbyllura deri tash.

Ndërsa pastaj ndërroj në vendim dhe doli që maksimum do të jetë 500 euro subvencionimi, kështu që nuk jam për këtë i dakordum me ata, mirëpo prapë se prapë është një situatë e cila është mbyllje për 15 ditë subvencionim duhet të tejkalohen këto që të dalim në pika të tjera, duhet të shikojmë se si do të hapemi drejt verës dhe duhet të shikojmë së si do të i ndihmojmë bizneset të cilat kanë qenë deri tash totalisht të mbyllura. Po ashtu, nëse shkojmë duke vendos rregulla gastronomisë ose duke sanksionuar në veprimtarinë e saj”, tha ai./Gazeta Sinjali/

Continue Reading

Vendi

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte në Burim të Malishevës

Published

on

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit për krime lufte në Burim të Malishevës, Ramadan Morina, pas kërkesës së avokatit të tij, Arianit Koci.

Prokurori i rastit, Armend Zenelaj, ka kundërshtuar shtyrjen, duke theksuar se Gjykata e kishte obliguar PSRK-në të pajiset me deklaratën e dëshmitares anonime D1.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Morina dyshohet se gjatë viteve 1998–1999, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë në vrasje, dëbime, arrestime dhe keqtrajtime fizike në fshatin Burim të Malishevës.

Në aktakuzë thuhet se 35 burra civilë shqiptarë janë ndarë nga gratë dhe fëmijët, janë rreshtuar me forcë, ndërsa më pas një pjesëtar i forcave serbe ka shtënë me armë, duke vrarë 34 civilë.

I akuzuari është arrestuar në gusht të vitit të kaluar në Prishtinë për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Gjatë seancës, avokati Arianit Koci ka ngritur shqetësim edhe për një gabim në dokumentacion, ku ai dhe i pandehuri janë cilësuar si serb, çështje që ka nxitur debat në sallën e gjyqit. Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, e ka cilësuar këtë si gabim teknik.

Trupi gjykues ka vendosur shtyrjen e seancës, ndërsa seancat e radhës janë caktuar për muajt shtator dhe tetor.

Burimi: KOHA

/A.K/

Continue Reading

Vendi

KFOR transporton kontejnerë banimi për futbollistët e rinj në Bërnicë

Published

on

Kontejnerë banimi që ishin të vendosur në Zonën Industriale të Prishtinës dhe janë në pronësi të KFOR-it, janë duke u transportuar drejt fushave lokale të futbollit në zonën e Bërnicës.

Ky veprim është bërë pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), me qëllim përmirësimin e kushteve për futbollistët e rinj, njofton KFOR.

Sipas njoftimit të KFOR-it të datës 16.06.2026, kontejnerët do të shërbejnë për ndërrimin e pajisjeve, përgatitjet para ndeshjeve dhe krijimin e kushteve më të mira për stërvitje.

KFOR thekson se mbetet i përkushtuar për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes, në përputhje me mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Pas numërimit të një pjese të votave, VV-ja arrin në 52 ulëse në Kuvend

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 52 ulëse në Kuvendin e Kosovës pas numërimit të një pjese të votave me postë dhe atyre nga përfaqësitë diplomatike.

Sipas rezultateve të deritanishme, VV-ja ka siguruar 45.89 për qind të votave, duke mbetur forca e parë politike në vend. Pas saj renditet PDK-ja me 19.96 për qind, LDK-ja me 17.04 për qind dhe AAK-ja me 6.89 për qind.

Në ndarjen aktuale të mandateve, Vetëvendosje ka 52 ulëse, PDK-ja 22, LDK-ja 19 dhe AAK-ja 7 deputetë.

Megjithatë, procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar. Kanë mbetur pa u numëruar rreth 35 mijë zarfe me vota nga posta, si dhe afërsisht 11 mijë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Rezultatet e deritanishme kanë treguar trende të ndryshme. Në rezultatet preliminare pas zgjedhjeve të 7 qershorit, VV-ja kishte siguruar 42.96 për qind të votave, ndërsa në votimin në përfaqësitë diplomatike mori mbi 83 për qind dhe në votat me postë 70.26 për qind.

Sipas projeksioneve aktuale, ndryshime të mëdha në ndarjen e mandateve duken të vështira, megjithëse rezultati përfundimtar do të varet nga votat e mbetura për numërim.

Për formimin e Qeverisë së re nevojiten 61 vota në Kuvend, ndërsa për zgjedhjen e presidentit kërkohet kuorumi prej 80 deputetësh në dy raundet e para të votimit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

UBT në qendër të artit bashkëkohor: Ekspozitë me karakter ndërkombëtar në Austri në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit në UBT, është prezantuar një ekspozitë me karakter ndërkombëtar, e realizuar në Boden, Tirol të Austrisë, si pjesë e festivalit Mediafrische, në bashkëpunim me UBT.

Ekspozita vjen si rezultat i bashkëpunimit artistik ndërmjet profesorëve të UBT-së, Uran Krasniqit dhe Besfort Salihut, duke sjellë një qasje bashkëkohore që ndërthur artin, dizajnin dhe hulumtimin urban.

Ekspozita përbëhet nga dy projekte qendrore me koncept të thellë kritik dhe reflektues:

Projekti “Wear your city (Collective memory of Prishtina)” përfaqëson një hulumtim vizual dhe konceptual mbi arkitekturën e zhdukur dhe simbolet urbane të fshirë të Prishtinës. Përmes këtij projekti dokumentohet memoria kolektive e qytetit, duke i transformuar objektet dhe hapësirat e humbura në një narrativë artistike mbi identitetin urban dhe kujtesën historike.

Ndërkohë, projekti “Truth Absorbed” trajton temën e mjegullimit të së vërtetës në epokën bashkëkohore, duke reflektuar mbi mënyrën se si qytetari përballet me një realitet të transformuar, të fragmentuar dhe shpesh të paqartë në kontekstin e shoqërisë moderne.

Pjesëmarrja e studentëve dhe artistëve të lidhur me UBT-në në një festival ndërkombëtar si Mediafrische në Austri, dëshmon angazhimin e institucionit për ndërkombëtarizimin e artit dhe dizajnit, si dhe për krijimin e platformave ku talentet e reja mund të shprehin idetë e tyre në skenën globale.

Ky aktivitet konfirmon edhe një herë rolin e UBT-së si një qendër e rëndësishme e kreativitetit, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e artit dhe dizajnit bashkëkohor.

Continue Reading

Të kërkuara