Lajmet

​FSShK-ja kërkon përfshirjen e Projektligjit të pagave në buxhetin e vitit 2022

Reagon Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Published

on

Qeveria e Kosovës do të mblidhet në ora 17:00 për të miratuar projektbuxhetin e vitit 2022, siç edhe njoftoi paraditen e kësaj të premte kryeministri, Albin Kurti.

Me këtë rast ka reaguar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, duke kërkuar që të përfshihen në ligjin e pagave në projektbuxhetin e vitit 2022.

“I nderuari Z. Kryeministër Kurti, duke qenë se sot në rend të ditës në mbledhje të Qeverisë keni miratimin e Projektbuxhetit për vitin 2022 kërkojmë nga ana Juaj që në këtë Projektligj të parashihet edhe buxheti i paraparë në Ligjin e Pagave i cili Projektligj bazuar në Planin Legjislativ për vitin 2021 është dashur të kalojë në Qeveri sot me datë 29.10.2021. Mos përfshirja në buxhet e këtij Projektligji do të rëndon edhe më shumë situatën e krijuar tek punëtorët shëndetësor të cilët tashmë po ndihen të fyer e ofenduar me trajtimin të cilin po ia bën kjo Qeveri. I nderuari z. Kryeministër, punëtorët shëndetësorë të lodhur e të stërngarkuar me punë sidomos gjatë kësaj periudhe me Pandeminë COVID-19 kanë dëshmuar përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore duke mos e kursyer as jetën e tyre”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim thuhet se “Po ju rikutojmë se mosha mesatare e profesionistëve shëndetësorë është rreth 53.7 vjeç, kërkesa për migrim jashtë vendit për punë të dinjitetshme çdo ditë po shtohet me të po pakësohet edhe numri i mjekëve dhe infermierëve pranë institucioneve publike, prandaj reagimi sindikal në këtë rast është i pashmangshëm. I nderuari Z. Kryeministër, ne nuk bëjmë pazare politike por veprojmë me masa sindikale andaj merrni me seriozitet Projektligjin e Pagave dhe përfshirjen e tij në Projektbuxhetin e vitit 2022 sepse veprimet radikale sindikale dhe pasojat mbi to do të rëndojnë në supet tuaja”.

Lajmet

Sot përpjekja numër 36 për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga telenovela e zgjedhjes së kryetarit të ri të legjislaturës së nëntë dhe duket se një gjë e tillë do të vazhdojë pafund.

Tridhjetepesë vazhdime të deritanishme përfunduan me dështime për shkak të mungesës së votave të Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për Albulena Haxhiun kryetare e re e Kuvendit.

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot për herë të tridhjetegjashtë në vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit të ri duke filluar nga ora njëmbëdhjetë.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka kthyer përgjigjen mbi mënyrën e fshehtë të votimit të kërkuar për interpretim nga grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për mbikëqyrjen e procesit të votimit të fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut kryetare e re e Kuvendit, në përpjekje për të dalë nga ngërçi politik.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA kanë përsëritur në vazhdimësi se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun dhe janë shprehur kundër votimit të fshehtë.

Continue Reading

Lajmet

KESCO: Mungesë e theksuar e prodhimit të energjisë, në rastin më ekstrem e gjithë sasia importohet

Published

on

By

Kompania “KESCO” ka njoftuar se, duke filluar nga nesër dhe në ditët në vijim, pritet një mungesë e theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe kjo në rastin më ekstrem nënkupton që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët do të duhet të mbulohet përmes importit.

Pavarësisht sfidave të mëdha logjistike dhe kostos së lartë të energjisë në tregjet ndërkombëtare, KESCO është duke ndërmarrë të gjitha përpjekjet për të siguruar furnizimin e nevojshëm dhe për të garantuar qëndrueshmëri në sistem”, thuhet në komunikatën për media të KESCO-s.

Megjithatë, importimi i një sasie kaq të madhe paraqet vështirësi të konsiderueshme si nga aspekti teknik, ashtu edhe ai financiar. Për të minimizuar ndikimin e kësaj situate, KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të aplikojnë masa të menjëhershme të kursimit të energjisë elektrike. Çdo kilovat-orë e kursyer ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit dhe në zvogëlimin e kostos së përgjithshme, që përndryshe do të rëndonte mbi të gjithë ne”, thuhte në këtë njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Kryeministri Kurti u takua me ambasadorin Malaj, u diskutua edhe për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Gjatë takimit, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, infrastrukturën, sigurinë dhe fusha të tjera në kuadër të të cilave tashmë po zbatohen marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Të dy palët shprehën përkushtimin për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe, duke punuar ngushtë për projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e të dy vendeve.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Malaj për angazhimin e tij të vazhdueshëm për shtimin e lidhjeve dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë’, njoftoi Zyra e kryeministrit.

Continue Reading

Lajmet

​Mbi një mijë fëmijë vrapuan në Prishtinë për Ditën Olimpike

Published

on

By

Mbi një mije fëmije te shkollave fillore të Prishtinës kanë realizuar sot vrapimin olimpik dhe kanë praktikuar disiplina te ndryshme sportive në kuadër të Ditës Olimpike.

Ky aktivitet i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Olimpik, vjen në moton “Le të lëvizim” që ka për qëllim ta tregojë rëndësinë e aktivitetit sportiv në shëndetin e fëmijëve.

Në hapje të DItës Olimpike, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, theksoi se lëvizja është shumë e rëndësishme për fëmijët pasi i bënë ata më të shëndetshëm.

“Është dita kur festojmë sportin, dita kur festojmë shëndetin dhe lumturinë tuaj…Ky vit ka qenë mjaftë masovik dhe kemi pasur përkrahje të jashtëzakonshme nga të gjitha komunat e Kosovës, pra nga 26 komuna…Dita olimpike dhe motoja e kësaj dite ‘Let’s move’, apo ‘Të lëvizim’ është shumë e rëndësishme për ju fëmijë të dashur sepse të lëvizim, na bënë të shëndetshëm, të merremi me sport. Besoj që shumica prej jush merreni me sport e disa të tjerë kanë synime që të merren me sport…Komiteti Olimpik do të jetë gjithmonë krahë jush, gjithmonë do ta keni përkrahjen tonë sepse ju jeni e ardhmja e Kosovës”, tha Krasniqi.

Ndërsa, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, deklaroi se përmes këtyre aktiviteteve, Kosova po i tregon botës që e ka prioritet marrjen em sport.

“Falemnderit të gjithë juve që keni ardhur sot bashkarisht që të vrapojmë, të bashkohemi, të tregojmë që jemi të shëndosh, të merremi me sport, e kryesisht me atletikë, sepse atletika është mbretëresha e sporteve…Kemi punuar për një muaj e gjysmë për këtë ditë që ta shënojmë dhe t’i tregojmë Federatës Botërore të Atletikës dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që ne kemi fëmijë, vajza dhe djem të cilët sot këtë ditë do ta shënojnë në paqe dhe në liri të gjithë së bashku”, tha Sylejmani.

Përveç Prishtinës, aktivitet të ngjashme janë shënuar gjatë kësaj jave edhe në 26 komuna të Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara