Lajmet

​FOL: 36% e ministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes në Qeverinë Hoti

Published

on

Vetëm 36 përqind e ministrave të qeverisë në detyrë Hoti kanë pasuri në emër të bashkëshortes, për dallim nga ish qeveria Kurti, ku 85 përqind e ish ministrave kanë pasuri në emër të bashkëshorteve të tyre. Ndërkohë në nivelin e qeverisjes lokale, 55 për qind e kryetarëve të komunave kanë deklaruar pasuri në emër të bashkëshortes së tyre.

Këto të dhëna u bënë publike sot, në ditën e gruas nga Lëvizja Fol, e cila bëri publikimin e raportit “Pasuria e (pa)ndarë- Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik”.

Alba Jakupi nga “FOL” derisa bëri publik raportin, kërkoi të formohet një strategji për zbatimin e plotë të Ligjit për Barazi Gjinore.

“Nga të gjeturat e këtij hulumtimi rezulton se për Qeverinë Hoti vetëm 36 për qind e ministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes, ndërsa vetëm 18.5 për qind e zëvendësministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes. Kjo qeveri ka pasur tre ministre gra, dy nga të cilat kanë pasuri në emër të tyre dhe një prej tyre nuk ka. Në ish qeverinë Kurti, 85 përqind e ish ministrave kanë pasuri në emër bashkëshortes, ndërsa 50 përqind e ish zëvendësministrave kanë pasuri në emër të tyre. Në këtë qeveri 50 përqind e ministrave gra kanë pasuri në emër të tyre, ndërsa vetëm 33 përqind e zëvendësministreve kanë pasuri në emër të tyre. Për të kaluar më pas në Qeverinë Haradinaj ku vetëm 25 për qind e ish ministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes. Ndërsa 50 përqind e ish zëvendësministrave kanë pasuri në emër të tyre. Kjo qeveri ka pasur vetëm një ministre grua që ka poseduar pasuri në emër të saj. Sa i përket legjislaturave, në legjislaturën e gjashtë 32 përqind e ish deputetëve që nuk janë zgjedhur në legjislaturën e shtatë kanë deklaruar pasuri në emër të bashkëshortes. Kurse në legjislaturën e shtatë 30 përqind e deputetëve burra kanë deklaruar pasuri në emër të bashkëshortes. Kur shikojmë komunat e Republikës së Kosovës të cilat udhëheqin nga burrat, gjejmë se vetëm 55 përqind e kryetarëve të komunave kanë deklaruar pasuri në emër të bashkëshorteve të tyre. Nga të gjeturat shihet se një numër i madh i zyrtarëve politik nuk ndajnë pasurinë e tyre me bashkëshortes. Sidoqoftë duhet ndërtohet një strategji dhe të ndërmerren hapa që zbatimi i ligjit të jetë efektiv”, tha ajo.

Këto shifra jo të kënaqshme i quajti, kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Guca.

“Situata nuk është e kënaqshme, siç po shihet nga të dhënat e tri mandatave. Legjislativi dhe ekzekutivi janë prapa në regjistrimi e pronës së dy bashkëshortëve. Për mua befasi është niveli komunal, qeverisja lokale ku edhe pse nuk ka asnjë grua kryetare të komunës, gjysma e kryetarëve kanë pronë të regjistruar në emër të dy bashkëshortëve”, u shpreh ajo.

Ndërsa, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli tha se këto numra tregojnë se ka mbetje të patriarkatit në familje dhe institucione.

“Numrat na tregojnë se kemi mbetje të patriarkatit në familje edhe institucione. Ndarja e pasurisë dhe trashëgimisë është indikatori më matës se ku jemi në të drejtat e barabarta në familje”, tha ajo.

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas janë paraparë disa aktivitete edhe në formë të protestave.

Lajmet

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

Published

on

By

Nga ora 2 e mesnatës deri më tani janë evakuuar gjithsej 15 familje nga lagjja “2 Korriku” në Mitrovicë, ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.

Si pasojë e vërshimeve, Ibishi ka bërë të ditur se situata në këtë pjesë të qytetit nuk është e mirë, pasi uji ka përfshirë pothuajse tërë zonën.

Sipas Ibishit, ekipet në terren po përballen edhe me vështirësi shtesë, pasi disa banorë po refuzojnë evakuimin.

“Disa banorë po dalin, disa jo. Kjo po na krijon problem dhe po kërkon organizim të kujdestarisë. Gjendja nuk është e mirë, por nuk mund të them se është diçka jashtëzakonisht alarmante”, ka thënë Ibishi për Kosovapress.

Ai ka shtuar se për momentin ujërat janë ende brenda shtretërve të tyre dhe nuk kanë dalë jashtë, por lagjet “2 Korriku” dhe “Lisica” mbeten më problematiket, ku zjarrfikësit po përballen me më së shumti telashe dhe po qëndrojnë në gatishmëri të vazhdueshme./KP

Continue Reading

Lajmet

Moti sot: Borë e ngrica

Published

on

By

Sot në vendin tonë po mban mot i ftohtë dhe me mundësi për reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin mes -5 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes -1 dhe 1 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja 1-7m/s.

E rënia e temperaturave, veçanërisht pas reshjeve të mëdha të shiut ditët e fundit, ka bërë që institucionet të apelojnë qytetarët për kujdes.

Thirrje për kujdes të shtuar në trafik ka bërë Policia e Kosovës, për shkak të rrezikut të ngricave të mundshme në rrugë.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Një aksion i madh policor është duke u kryer në disa qytete të Kosovës, ka bërë të ditur kryeprokurori Petrit Kryeziu.

Aksioni po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Sipas “Burimit për Drjetësi”. deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, ndërsa aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Të kërkuara