Lajmet

​Finlanda vendi i parë që pritet të testojë pasaportat digjitale

Një projekt i tillë do të financohet nga Komisioni i BE-së.

Published

on

Finlanda dëshiron të testojë dokumentet digjitale që përdoren për udhëtimet ndërkufitare, duke u bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që e bën diçka të tillë.

Padurimi i Finlandës për të provuar dokumentet digjitale për udhëtime jashtë vendit, pason dëshirën e Komisionit Evropian që projekti pilot të kryhet nga disa shtete anëtare, shkruan Schengen Visa Info. Kjo, pasi kërkohet një mënyrë që të mblidhen përvoja që do të mundësonin paraqitjen e një propozimi për zbatimin e një projekti të tillë në të gjitha vendet e BE-së.

Një projekt i tillë do të financohet nga Komisioni i BE-së dhe plani fillestar është testimi i dokumenteve digjitale të udhëtimit midis Finlandës dhe Kroacisë.

Nëse Komisioni e miraton projektin, autoritetet finlandeze do t’i ofrojnë një grupi vullnetarësh një aplikacion që përmban një dokument digjital udhëtimi. Përmes këtij aplikacioni, pasagjerët do të mund t’i dërgojnë në mënyrë elektronike autoriteteve kufitare informacionet në dokumentet e tyre përpara se të udhëtojnë./Euronews Albania/

Lajmet

Kampionati Individual i Shahut, 5-vjeçari shpallet kampion i Kosovës

Published

on

By

Federata e Shahut të Kosovës ka mbajtur kampionatin individual për grupmosha të reja, garë kjo e cila vuri në pah talentin e madh të shumë të rinjve që kanë për këtë sport.

Edhe pse të gjithë nën moshën 18 vjeçare, gara e zhvilluar ishte mjaftë cilësore dhe me duele që sollën adrenalinë të madhe.

Risia më e madhe e këtij kampionati ishte se për herë të parë u mësua edhe kampion i m i ri i këtij sporti në nivel vendor, që ishte Mal Berisha me vetëm pesë vjet e gjysmë, raporton KosovaPress.

Në mbylljen e kampionatit, Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Kushtrim Mushica, tha se sporti i shahut së shpejti do të bëhet me sallën e vetë ku do të zhvillohen të gjitha kampionatet dhe aktivitetet tjera në vazhdim.

“Ne si Drejtori e Sporti çdoherë mundohemi që të bëjmë përkrahjen e duhur për sportin e shahut. Po shpresoj që kampionati i ardhshëm apo kampionatet e ardhshme që do të ndodhin në këtë sport ndodhin në ambiente ku është shtëpia e vet këtij sporti në mënyrë që t’i keni kushtet e juaja dhe adresën tuaj dhe kjo rini që po shoh sot të nxjerrë shahistë botëror dhe ta përfaqësojnë vendin tonë në mënyrën më të mirë”, theksoi Mushica.

Kurse, Kryetari i Federatës së Shahut, Armend Budima, konfirmoi se kampionët e dal nga ky kampionat individual do të jenë ata që do ta përfaqësojnë Kosovën në kampionatet evropiane e botërore që do të mbahen gjatë këtij viti.

“Ajo që është shumë me rëndësi është se në këtë kampionat e kemi një risi që e kemi kampionin më të ri ndonjëherë që e ka pasur Kosova. Ai është Mal Berisha i cili me pesë vite e gjysmë shpallet kampion për grupmoshat e reja. Gjithashtu përveç Malit, edhe të gjithë fituesve iu urojë titullin e kampionit dhe të gjithë kampionët do ta përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane dhe botërore që do të mbahen gjatë këtij viti”, tha Budima.

Continue Reading

Lajmet

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave, me inicialet J.J. dhe V.T., për veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile.

J.J. dhe V.T. akuzohen se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë vrarë dy persona, të identifikuar me inicialet R.E. dhe M.H., në fshatin Kaçanik i Vjetër, në komunën e Kaçanikut.

Sipas aktakuzës, në periudhën 1998-1999, të pandehurit kanë “rrahur, kanë shkaktuar maltretime fizike dhe psikike, dhe kanë plaçkitur pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit SH.D. dhe viktimave, tani të ndjerëve M.H. dhe R. E.”.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që ndaj të akuzuarve të mbajë gjykim në mungesë për shkak se ata “janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”.

Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Megjithatë, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte./REL

Continue Reading

Lajmet

Gjakovë: Vajza e mitur zhduket, policia nis hetimet

Published

on

By

Një rast i zhdukjes është raportuar në Gjakovë gjatë orëve të para të mëngjesit të 29 qershorit 2025.

Sipas Policisë së Kosovës, një grua ka njoftuar autoritetet se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti është cilësuar si “person i zhdukur” dhe hetimet për lokalizimin e saj janë në zhvillim e sipër nga njësitet përkatëse policore.

Continue Reading

Lajmet

48 aksidente në 24 orë, një prej tyre me fatalitet

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 48 aksidente trafiku, prej të cilave 1 aksident me fatalitet.

Ndërsa 19 prej tyre aksidente me persona të lënduar, 28 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrolleve për sigurinë rrugore, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,706 tiketa trafiku për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Në vijim të veprimeve operative për rendin publik, janë arrestuar 14 persona, prej tyre 7 janë dërguar në mbajtje, 2 ndodhen në ndalim policor, ndërsa 1 person po vazhdon vuajtjen e dënimit.

Continue Reading

Të kërkuara