Lajmet

​Durmishi dorëzon në Speciale një tender për mirëmbajtjen e urave që u nënshkrua në kohën e Lekajt

Published

on

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deponuar një dosje në Prokurorinë Speciale, ku pretendohet se kanë evidentuar një korrupsion të hapur dhe brutal. Durmishi ka thënë se bëhet fjalë për tenderin për mirëmbajtjen e urave në rrugët regjionale dhe rajonale të Kosovës.

Ai pas dorëzimit të kësaj dosje, ka thënë para mediave se kjo kontratë ka të bëjë me korrupsion të lartë dhe se është nënshkruar në kohën kur Pal Leja ishte ministër.


“Unë sapo e dorëzova një dosje për të cilën ne kemi dyshime të barazuara për një korrupsion të hapur dhe brutal. Bëhet fjalë për kontratën-‘Mirëmbajtja e urave rajonale dhe regjionale të Kosovës për vitet 2017-2019’. Kontrata është nënshkruar në mars të vitit 2018 në kohën e ministrit Pal Lekaj, vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 500 mijë euro e cila ishte bërë publike në platformën elektronike. Në fund kjo kontratë kishte përfunduar në vlerë 5 milionë e 300 mijë euro”, ka thënë ai.

Durmishi ka bërë të ditur se në kushtet e përgjithshme të kontratës është ndërhyrë dhe ndryshuar kundërligjshëm neni 24.

“Në pozicionin 5.1 në të cilën parashihet ndërhyrja dhe pastrimi i betonit të degraduar, ishin paraparë me kontratë 350 metra2, me çmim pesë euro për metra katror, që gjithsej do të bënin 1750 euro. Në fund të kontratës kjo sasi prej 350 m2 arriti në 103 mijë e 811 metra katror, ose në vlerë monetare 519 mijë e 58 euro. Pra, prej 1750 euro arrin vlerën në 519 mijë e 58 euro”, ka shtuar Durmishi.

Zëvendësministri Hysen Durmishi ka shtuar se kanë evidentuar edhe keqpërdorime të tjera në kuadër të kësaj kontrate të nënshkruar në kohën sa ishte ministri Pal Lekaj.

“Pozicioni 5,4 në të cilën parashihej lyerja e shtyllave të mesit të urës ishin të parapara 450 m2, me çmim prej 10 euro. Që gjithsej do të bënin 4500 euro sipas kontratës. Në fund kjo vlerë prej 450 m2 arrin në 103 mijë e 812 m2, ose në vlerë monetare 1 milion e 38 mijë e 124 euro”, ka theksuar Durmishi.

Më tej, ai ka deklaruar se si ministri janë duke rishikuar të gjitha vendimet, kontratat dhe dokumentet, meqë sipas tij ka edhe shumë keqpërdorime të tjera që janë evidentuar gjatë kohës sa në pushtet ishin parti të tjera. Ai i ka bërë thirrje prokurorisë që të trajtojë me prioritet dosjen e dorëzuar sot.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara