Sport

​Drita fiton derbin me Gjilanin dhe rikthen kreun e tabelës, Ballkani mposht Arbërinë

Published

on

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës, ku ishte edhe derbi lokal ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.

Triumfuese nga ky ballafaqim doli skuadra e Dritës, e cila fitoi me rezultat 2-0. Namani në minutën e 11’ dhe Limani në atë të 40’ ia siguruan një fitore të madhe Dritës, e cila kështu rikthehet në vendin e parë në tabelë me 53 pikë.

Me fitore këtë xhiro të Superligës e mbylli edhe Ballkani që e ka mposhtur Arbërinë me rezultat 6-2.

Golat për skuadrën nga Theranda i realizuan Mirlind Daku (3), Hoxha, Gripsh dhe Zeka, kurse golin e vetëm për skuadrën vendase e realizoi Kryeziu në minutën e 65 dhe Mardey nga penalltia.

Me këtë fitore Ballkani renditet në vendin e dytë me vetëm dy pikë më pak se Drita.

Sport

Barcelona përmbys Galatasarayn, triumfon bindshëm në Stamboll

Published

on

By

Barcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Galatasarayt me rezultat 4:1 në Stamboll, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra turke kaloi e para në epërsi me golin e Aleksey Batrakovit në minutën e 28-të, ndërsa Joao Cancelo riktheu baraspeshën në minutën e 43-të, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte 1:1.

Në pjesën e dytë, Barcelona mori kontrollin e ndeshjes, duke realizuar tre gola të tjerë. Fermin Lopez përmbysi rezultatin në minutën e 50-të, ndërsa Anthony Gordon thelloi epërsinë vetëm tre minuta më vonë.

Fitoren e thellë të gjigantit spanjoll e vulosi Karim Adeyemi, i cili shënoi në minutën e 65-të për rezultatin përfundimtar 4:1.

D.L

Continue Reading

Sport

Fanella e Michael Jordan shitet për 14 milionë dollarë në ankand

Published

on

By

Një fanellë e legjendës së basketbollit, Michael Jordan, e veshur gjatë finaleve të NBA-së në vitin 1998, është shitur në ankand për 14 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për fanellën që Jordan e kishte veshur në ndeshjen e dytë finale ndaj Utah Jazz, në sezonin e njohur si “The Last Dance”, kur Chicago Bulls siguruan titullin e gjashtë në histori.

Ankandi u organizua nga shtëpia “Hunt Auctions”, ndërsa fanella u ble nga një investitor i pasurive të paluajtshme nga Miami.

Në finalet e vitit 1998, Jordan regjistroi mesatarisht 33.5 pikë për ndeshje dhe u shpall lojtari më i vlefshëm i serisë finale, duke udhëhequr Chicagon drejt titullit.

Pavarësisht shumës së lartë, fanella nuk e ka thyer rekordin për artikullin sportiv më të shtrenjtë të shitur në ankand. Ky rekord vazhdon të mbahet nga fanella e legjendës së bejsbollit, Babe Ruth, e shitur për 24.12 milionë dollarë në vitin 2024.

Kjo është fanella e tretë e Jordanit nga finalet e vitit 1998 që shitet për mbi 10 milionë dollarë, duke konfirmuar vlerën historike të trashëgimisë së tij në basketboll.

D.L

Continue Reading

Sport

Osmani dhe Gashi titullarë në humbjen e Bayernit U19

Published

on

By

Dy mesfushorët, Erblin Osmani dhe Yll Gashi, ishin titullarë në humbjen 2:0 të Bayern Munichut U19 ndaj Vikingut U19, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në UEFA Youth League.

Në takimin e zhvilluar të hënën, Osmani qëndroi në fushë deri në minutën e 87-të, ndërsa Gashi u zëvendësua në minutën e 70-të.

Osmani, i cili është pjesë e grupmoshave të reja të Bayernit, muajin e kaluar regjistroi edhe debutimin me Përfaqësuesen A të Kosovës.

Mesfushori u aktivizua për tre minuta në fitoren 1:0 të “Dardanëve” ndaj Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Sport

Genc Nuza delegohet gjyqtar kryesor në Ligën e Konferencës

Published

on

By

Gjyqtari kosovar Genc Nuza është deleguar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen ndërmjet Twentes dhe Thunit, në kuadër të fazës së ligës në UEFA Conference League.

Takimi do të zhvillohet më 15 tetor, në Enschede të Holandës, ndërsa Nuza do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj përballjeje.

Atij do t’i asistojnë Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti. Rolin e ndihmësit të gjyqtarit në VAR (AVAR) do ta ketë Alban Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, e cila e ka vlerësuar këtë delegim si një tjetër sukses për gjyqtarët kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Sipas FFK-së, angazhimi i Nuzës dhe ekipit të tij në garat evropiane dëshmon profesionalizmin dhe përparimin e gjyqtarëve të Kosovës në futbollin ndërkombëtar.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara