Lajmet

​Dita e Bashkimit gjerman festohet në kohë krize

Këtë 3 tetor festimet zhvillohen në Erfurt me një ceremoni.

Published

on

Në kuadër të festimeve për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, 3 Tetor, që këtë vit kujtohet nën hijen e luftës në Ukrainë dhe krizës aktuale të energjisë dhe çmimeve në Gjermani, mjaft politikanë kanë bërë thirrje për ruajtjen e unitetit shoqëror në vend dhe mbrojtjen vendosmëri të lirisë dhe demokracisë.

Këtë 3 tetor festimet zhvillohen në Erfurt me një ceremoni ku merr pjesë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari, Olaf Scholz, presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas, kryeministri i landit të Tyringjisë, Bodo Ramelow e politikanë të tjerë të nivelit të lartë e personalitete nga jeta publike. Tradicionalisht festimet qendrore për 3 Tetorin i zhvillon ai land gjerman, që mban edhe postin e presidentit të Dhomës së Landeve. Para ceremonisë qendrore përfaqësues të federatës dhe landeve zhvillojnë një meshë kishtare në Katedralen e Erfurtit. Kurse në një festë qytetare ku prezantohen të 16 landet gjermane janë të ftuar të gjithë qytetarët.

“Bashkimi Gjerman është një dhuratë për ne të gjithë”, është shprehur kryetarja e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey në përvjetorin e 32-të të bashkimit gjerman.

Pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së Murit të Berlinit si një rast unik fatlum i historisë, vendi ynë, Europa dhe e gjithë bota u zhvillua për mirë. Këto arritje duhen mbrojtur”, ka thënë Giffey.

Kurse kreu i grupit parlamentar të CDU, Kai Wegner e quajti 3 tetorin një ditë gëzimi për Gjermaninë.

“Nga një qytet i ndarë është bërë një metropol dinamik dhe i hapur ndaj botës”, tha Wegner.

Ndarja e Berlinit ka marrë fund, tani duhet të përfundojë ndarja e brendshme, ka thënë kreu i grupit parlamentar të CDU, i cili ka kërkuar që “në krizën e çmimeve të energjisë duhet të qëndrojmë së bashku si popull”.

“Ne duhet ta mbrojmë së bashku mirëqenien që e kemi krijuar së bashku që nga Rënia e Murit dhe të ruajmë të ardhmen.”

Krizën aktuale të energjisë kryeministrat e landeve lindore gjermane në ditën e bashkimit gjerman e shikojnë me rrezik për sukseset e arritura në rindërtimin e lindjes gjermane. Kryeministrat e landeve të Saksonisë-Anhalt, Rainer Haseloff, CDU, ai i Brandenburgut, Dietmar Woidke, SPD kanë kujtuar shqetësimet e shumë gjermanolindorëve para humbjes së asaj që është ngritur me mundim këto tre dekada dhe kanë bërë thirrje për ruajtjen e unitetit shoqëror ne Gjermani. §Shumë gjermanolindorë i kanë para sysh ndryshimet e mëdha strukturore të viteve 90-të që sollën papunësi të madhe.

“Prandaj është e qartë që situata e tanishme shihet me shqetësim të madh, shumë vetë kanë frikë se do të humbasin gjithçka kanë ndërtuar këto tre dekada”.

Haseloff ka thënë se lufta në Ukrainë rrezikon edhe sukseset e arritura në lindjen gjermane./DW/

Lajmet

Ambasadori britanik: Kosovës i duhet urgjentisht një kuvend dhe qeveri funksionale

Published

on

By

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar nevojën urgjente për krijimin e institucioneve funksionale pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Më shumë se dy muaj që prej kur populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova urgjentisht ka nevojë për një kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes kombëtar”, ka shkruar Hargreaves në platformën X.

Ndërkohë, sot ka vazhduar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte ndërprerë të hënën. Kryesuesi i saj, Avni Dehari, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike, mirëpo pas takimit ai deklaroi se nuk është arritur konsensus për vazhdimin e punimeve.

Si rezultat, Dehari njoftoi se seanca konstituive do të vazhdojë më 19 prill, në orën 12:00.

Continue Reading

Lajmet

KDI kritikon ndërprerjen e seancës: Mungesë transparence dhe shkelje procedurale

Published

on

By

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim për mënyrën e menaxhimit të procesit dhe shkeljet procedurale që, sipas tij, e kanë shoqëruar atë.

Cakolli tha se ndërprerja e seancës, pa votim formal dhe pa trajtuar të gjitha pikat e rendit të ditës, përbën një shkelje të rregullave parlamentare. Ai shtoi se mungesa e votimit për raportin e komisionit për verifikimin e mandateve ka krijuar një vakum juridik, duke pamundësuar ecjen përpara të Kuvendit.

Sipas tij, bllokimi institucional po ndodh si rezultat i mosdorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave në detyrë që kanë fituar mandate deputetësh. Cakolli theksoi se dorëheqja e tyre është një obligim ligjor dhe se ajo do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit.

“Tashmë është e qartë se situata është e bllokuar për shkak të mosofrimit të dorëheqjeve, obligim ligjor ky për kryeministrin dhe 15 ministrat tjerë në detyrë të cilët kanë fituar mandat të deputetit. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit në detyrë dhe gjithë ministrave që, në funksion të zhbllokimit të punës së kuvendit, të dorëzojnë dorëheqjet e tyre formale, siç ua kërkon ligji për qeverinë që është miratuar po nga legjislatura e kaluar, në mënyrë që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit dhe të evitohen bllokada të panevojshme,””, tha ai.

Cakolli gjithashtu kritikoi qasjen e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, duke thënë se nuk janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar një proces transparent dhe ligjërisht të qëndrueshëm.

Continue Reading

Lajmet

Kurti shmang pyetjet për votat dhe dështimin e seancës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me dështimin e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti u shmang pyetjeve të gazetarëve, përfshirë ato që lidhen me përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e institucioneve të reja.

Përballë interesimit të mediave, Kurti nuk dha asnjë koment, ndërsa mbetet e paqartë nëse shumica parlamentare do të sigurohet deri në seancën e radhës të paralajmëruar për 19 prill.

Continue Reading

Lajmet

Kusari – Lila: Dialogu mes partive politike, opsion për tejkalimin e bllokadës në Kuvend

Published

on

By

Deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka kritikuar partitë PDK, LDK dhe AAK për bllokimin e procesit të formimit të institucioneve të reja, duke e konsideruar përgjegjësinë e këtyre partive në këtë bllokadë.

Kusari – Lila ka theksuar se, nëse vazhdon dështimi i konstituimit të Kuvendit, duhet shqyrtuar mundësia e një dialogu mes partive politike, përfshirë ftesën për diskutimin e veprimeve të ardhshme.

Ajo e cilësoi të pakuptimtë që partitë që ishin në opozitë gjatë mandatit të kaluar po hezitojnë të pranojnë mandatet që fituan në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Të kërkuara