Aktualitet

​DhTIK dhe zëvendësministri i Ekonomisë diskutojnë për tërheqjen e investimeve të huaja

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë njofton se përfaqësuesit e DhTIK u shprehën të hapur për bashkëpunim profesional me Ministrinë e Ekonomisë.

Published

on

Zbatimi i politikave të cilat nxisin rritjen dhe stabilitetin ekonomik, krijimi i ofertave që mundësojnë zhvillimin e biznesit vendor dhe tërheqjen e investimeve të huaja, ankesat e bizneseve për çështjen e Maksografit, kërkesa që provajderët të përdorin IP adresat nga Shqipëria, Ligji për Miniera dhe Minerale, problemet me energjinë elektrike, ishin disa nga çështjet që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me Zëvendësministrin e Ekonomisë, Getoar Mjeku.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë njofton se përfaqësuesit e DhTIK u shprehën të hapur për bashkëpunim profesional me Ministrinë e Ekonomisë me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe imputeve drejtpërdrejt nga bizneset, në mënyrë që të tejkalohen sfidat që hasin operatorët ekonomik gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Gjithashtu përfaqësuesit e DhTIK kërkuan involvim më të shpeshtë në grupe punuese në hartim të politikave.

Siç njofton DhTIK, zëvendësministri Mjeku u shpreh i gatshëm për bashkëpunim reciprok dhe falënderoi DHTIK për çështjet e përcjella, duke vlerësuar që të njëjtat janë përcjell të specifikuara duke ofruar kështu më shumë detaje rreth propozimeve të ngritura.

“Mjeku u shpreh i hapur për bashkëpunim me qëllim të evidentimit të sfidave me të cilat ballafaqohen bizneset dhe ofrimin e kontributit në tejkalimin e tyre”, citohet në komunikatë të ketë thënë Mjeku. 

Bota

“Ai do të zhduket përgjithmonë”- Reagimi i Medvedev pas fjalimit të Macron

Published

on

By

Rusia ka reaguar me përbuzje ndaj fjalimit të Emmanuel Macron, drejtuar kombit francez, ku paralajmëroi se Rusia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Francën dhe Evropën.

Figura të larta ruse, përfshirë ligjvënës, hodhën poshtë deklaratat e Macron, duke i cilësuar ato si nxitëse të frikës dhe e akuzuan presidentin francez për krijimin e tensioneve të panevojshme. Konstantin Kosachev, senator i lartë rus, e quajti deklaratën e Macron si një keqinterpretim të thellë të veprimeve të Rusisë, duke thënë se Moska thjesht po reagonte ndaj zgjerimit të NATO-s dhe jo duke ndjekur një politikë agresioni.

Një analizë e tillë e gabuar çon në gabime fatale,” tha Kosachev, duke shtuar se presidenti francez po mashtronte qytetarët dhe aleatët e tij.

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, nuk ngurroi të tallte presidentin francez, duke e quajtur atë “Micron”. Medvedev tha se Macron do të zhduket nga skena politike në vitin 2027, vit që përkon me përfundimin e mandatit të tij të dytë si president i Francës.

Vetë Micron nuk përbën kërcënim. Ai do të zhduket përgjithmonë jo më vonë se 14 maj 2027 dhe ai nuk do të mungojë”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, gjithashtu i kundërpërgjigj Macron-it, duke u tallur me pohimin e tij se Franca ka ushtrinë më efektive në Evropë, dhe sugjeroi që ai mund të dëshirojë ta vendosë këtë pretendim në provë.

Ndërkohë, komentatorët e lidhur me Kremlinin e akuzuan Macron për shtrembërimin e realitetit, me

Në fjalimin e tij të mbajtur më 8 mars 2024, Macron e cilësoi Rusinë si një kërcënim të qartë dhe të pranishëm për Evropën dhe e përshkroi luftën në Ukrainë si një “konflikt global”. Ai theksoi se Rusia ka mobilizuar ushtarë të Koresë së Veriut dhe pajisje iraniane për të ndihmuar këto shtete të armatosen dhe për të forcuar ndikimin e saj në kontinentin evropian.

Macron gjithashtu theksoi se Rusia po shkel kufijtë dhe po zhvillon aktivitete destabilizuese, duke përfshirë sulme dixhitale ndaj spitaleve dhe përpjekje për të manipuluar zgjedhjet në Rumani dhe Moldavi. “Rusia po përpiqet të manipulojë opinionet tona me gënjeshtra të përhapura në rrjetet sociale,” tha ai.

Continue Reading

Bota

​Zelanda e Re shkarkon ambasadorin në Mbretërinë e Bashkuar pas komenteve kundër Trump-it

Published

on

By

Zelanda e Re ka shkarkuar ambasadorin e saj më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, Phil Goff, pas komenteve të tij që vinin në dyshim njohuritë historike të presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë një eventi në Londër, Goff krahasoi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës me Marrëveshjen e Mynihut të vitit 1938, e cila i dha Adolf Hitlerit kontrollin mbi një pjesë të Çekosllovakisë. Ai kujtoi kritikën e Winston Churchill ndaj marrëveshjes dhe shtoi: “Presidenti Trump e ka rikthyer bustin e Churchill në Zyrën Ovale. Por mendoni se ai e kupton vërtet historinë?”

Komentet e tij u cilësuan si “thellësisht zhgënjyese” dhe e bënë të “papranueshme” mbajtjen e tij në detyrë, tha Ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters. Shkarkimi erdhi pasi Trump pezulloi ndihmën ushtarake për Ukrainën pas një debati të ashpër me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Goff e krahasoi Trumpin me Churchill-in, i cili, megjithëse i shkëputur nga qeveria britanike, e kundërshtoi Marrëveshjen e Mynihut, duke e parë atë si një dorëzim ndaj kërcënimeve të Gjermanisë Naziste. Ai citoi edhe fjalët e Churchill drejtuar kryeministrit të atëhershëm britanik, Neville Chamberlain: “Kishit zgjedhjen mes luftës dhe turpit. Zgjodhët turpin, por do të keni edhe luftën”.

Continue Reading

Bota

Liderët e BE-së pritet ta shpalosin planin 800 miliardë eurosh për mbrojtjen

Published

on

By

Pas takimeve të krizës në Paris dhe në Londër, liderët evropianë janë mbledhur të enjten në Bruksel për një “samit të veçantë”, në të cilin bën pjesë edhe plani i tyre për një rritje të madhe ushtarake.

Drafti i konkluzioneve, i parë nga Radio Evropa e Lirë, përmend rritjen e mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe “armëve precize”.

“Bashkimi Evropian do ta bëjë vërtet ndryshimin” në mbrojtje, tha një zyrtar i lartë i BE-së në prag të samitit. Ai shtoi se ka “gatishmëri të qartë” nga të gjithë për këtë çështje.

Samitit i së enjtes u thirr më 27 shkurt, si përgjigje ndaj zhvillimeve të shpejta diplomatike. Por, prej atëherë, zhvillimet janë përshpejtuar, pas përplasjes në Zyrën Ovale dhe vendimit të Uashingtonit për ta pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të marrë pjesë në samit, edhe pse nuk është ende e qartë nëse do ta bëjë ketë fizikisht apo virtualisht.

 

Continue Reading

Bota

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Ska ndryshime në pozicionimin e forcave në Kosovë

Published

on

By

Për më shumë se 25 vjet, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka garantuar sigurinë në rajon. Por, mes sinjalizimeve nga zyrtarët amerikanë për një zvogëlim të mundshëm të pranisë ushtarake në Evropë, lindin pyetje mbi fatin e trupave amerikane në Kosovë dhe nëse administrata e presidentit Donald Trump mund të kërkojë favore në këmbim të mbajtjes së tyre.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se aktualisht nuk ka ndryshime në pozicionimin e forcave. Megjithatë, ish-zyrtarë të NATO-s paralajmërojnë se Kosova duhet të përgatitet për çdo skenar, sidomos në një kohë kur tensionet në Ballkan mbeten të larta.

Misioni i KFOR-it në Kosovë filloi në qershor të vitit 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila detyroi tërheqjen e plotë të forcave serbe. Fillimisht me rreth 50.000 trupa, sot numri i ushtarëve të KFOR-it është reduktuar në rreth 4.600.

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, thekson se presidenti Trump mund të ketë një qasje transaksionale ndaj misioneve ushtarake, duke kërkuar lëshime politike nga Kosova në këmbim të vazhdimit të pranisë ushtarake amerikane.

Nga ana tjetër, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, vlerëson se Kosova nuk është ende në gjendje të mbrohet e vetme, duke e bërë praninë e KFOR-it jetike për sigurinë e vendit.

Continue Reading

Të kërkuara