Lajmet

​Dështimi i mbledhjes së Komisionit për Integrime, Hyseni: Opozita po pengon punën përpara të proceseve

Komisioni për integrime do të mblidhet nesër në ora 09:30.

Published

on

Në mungesë kuorumi, është shtyrë për nesër mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian, ku do të shqyrtohet Projekt-rregullorja e Kuvendit të Kosovë në aspektin e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Deputetja e VV-së, Arbëresha Hyseni-Kryeziu tha ishin dy deputetë të opozitës që lëshuan sallën duke u quajtur “opozitë konstruktive”, dhe se në mungesë të deputetëve pamundësohet puna e komisionit.

“Jemi vetëm pesë deputetë prezent, prandaj nuk kemi kushte për të filluar mbledhjen në mungesë të kuorumit. Në takimin paraprak ishin të pranishëm edhe dy deputetë të opozitës të cilët e lëshuan sallën, duke qenë se janë opozitë konstruktive, siç po e quajnë vetën. Ata pengojnë shtyrjen përpara të proceseve që ndërlidhen me punën tonë si deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe si deputetë anëtarë të Komisioneve përkatëse. Prandaj në mungesë të deputetëve sot, ne e kemi të pamundur të vazhdojmë me punimet e këtij takimi, megjithatë meqenëse në kuadër të rendit të ditës sot kemi çështje shumë të rëndësishme për t’i votuar, njëjte siç është edhe projekt rregullorja e punës së Kuvendit që është shumë e rëndësishme të kalojë sa më parë në Kuvend sepse ky proces ndërlidhet edhe me raportimin në raportin për vendin dhe me plot çështje tjera që lidhen me procesin e integrimit”, tha ajo.

Ndërsa ka kërkuar prej deputetëve të marrin pjesë në mbledhje që t’i votojnë këto projektligje që janë te rëndësishme për punën e Kuvendit.

Komisioni për integrime do të mblidhet nesër në ora 09:30.

Lajmet

Peci: Zhbllokimi i Kuvendit është rruga më e arsyeshme

Published

on

By

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka theksuar se zgjidhja më e arsyeshme për situatën aktuale politike është zhbllokimi dhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

“Partitë opozitare nuk mund të bëjnë propozime në emër të njëra-tjetrës. Ato mund të vendosin vetëm nëse votojnë apo jo. Më e mira është që ky proces të mos zvarritet më dhe Kuvendi të konstituohet”, u shpreh Peci.

Lidhur me një marrëveshje të mundshme me deputeten Duda Balje, ai tha se ka dëgjuar për një zhvillim të tillë, por nuk dha detaje.

“Di diçka, por nuk i di detajet”, tha shkurt Peci.

Continue Reading

Lajmet

​Sot pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për ta vazhduar seancën konstituive të nisur më 15 prill, e cila mbetet e bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Vazhdimi i gjashtë i kësaj seance pritet të nisë në orën 10:00.

Bllokada ka ardhur pasi kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka siguruar përkrahjen e partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Emri i saj është hedhur në votim tri herë, por në asnjë rast nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme të votave.

Zhvillimet e sotme pritet të jenë vendimtare për ecurinë e konstituimit të plotë të Kuvendit.

Continue Reading

Lajmet

Rama: Refuzimi për ta çuar PZHK-në në shqyrtim publik mohon të drejtën e qytetarëve

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se mosvotimi i nxjerrjes në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) përbën një mohim të së drejtës së qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrje.

“Sot votohet për transparencë të plotë”, deklaroi Rama, duke theksuar se votimi nuk është për miratim të planit, por për ta bërë dokumentin publik dhe të hapur për koment nga qytetarët.

Sipas tij, pas një viti e gjysmë bllokimesh, procesi po vazhdon të pengohet nga ata që nuk duan transparencë dhe përfshirje qytetare.

Ndërkohë, opozita kryesore në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, duke e cilësuar planin si të paligjshëm.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Kosova me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë në vitin 2025

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Kosova pritet të ketë rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë gjatë vitit 2025, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përmes një postimi në Facebook, sipas Muratit kjo rritje është rezultat i reformave të ndërmarra gjatë katër viteve të fundit, të cilat janë vlerësuar pozitivisht nga Banka Botërore dhe FMN-ja.

Ai përmendi takimet e fundit me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Akihiko Nishio, dhe me misionin e FMN-së të udhëhequr nga David Amaglobelli, gjatë të cilave Kosova është përgëzuar për performancën ekonomike dhe maturinë fiskale.

“Rezultatet e punës së mirë 4-vjeçare mund të mos shihen menjëherë, por sigurisht që herët a vonë do të vërehen”, ka shkruar Murati, duke shtuar se megjithatë ka ende shumë punë për të bërë.

Continue Reading

Të kërkuara