Lajmet

VV e AAK s’presin rezultate nga takimi Kurti-Vuçiq “pa ndryshuar qasje Serbia”

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk presin rezultate nga takimi i së mërkurës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Hyseni-Kryeziu, ka thënë se arsyeja e mungesës së suksesit varet nga qasja e Serbisë ndaj Kosovës.

“Nuk është që pres diçka ndryshe prej asaj që ka ndodhur gjatë takimeve që kanë ndodhur në të kaluara në mes të përfaqësuesve të shteteve, sepse arsyeja pse pritshmëritë nuk janë të larta është për faktin që kemi të njëjtën mendësi dhe të ndjenjën qasje të shtetit të Serbisë, ku edhe këtë herë do të përfaqësojnë në këtë takim. Nëse do të prisnim diçka është nëse do të ndryshonte kjo mendësi edhe nëse Serbia do të jepte sinjale që ka ndërruar qasje sa i përket procesit të dialogut dhe nëse është e gatshme që të pranoj marrëveshjen bazike dhe të shkoj tutje në këtë proces. por me që kemi  të bëjmë me emra të rijnë në qeverinë e Serbisë por me mendësinë e vjetër besoj që do të vazhdojnë prapë në të njëjtën mënyrë se si kanë vazhduar deri më tani”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

Tutje ajo ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të marrë masa ndaj Serbisë pasi sipas saj, qasja e saj është e pa tolerueshme.

“Bashkimi Evropian në këtë rast duhet të marrë masa sepse besoj që tani është pa tolerueshme që ata pafundësisht po e pranojnë këtë qasje të Serbisë dhe po e tolerojnë këtë , e cila në vazhdimësi e ka dëmtuar procesin e dialogut dhe nuk ka krijuar asnjëherë hapësira që palët të shkojnë drejtë një rezultati konkret i cili do t’i kishte shërby të dy proceseve. Ne do të jemi të gatshëm që të dialogojmë në kuadër të procesit dhe dialogut por meqenëse kemi të bëjmë me një palë që nuk e ka pranuar marrëveshjen bazike e ka shkelur pafundësisht dhe kanë thënë se nuk janë të gatshëm, dhe nuk pres se do të ketë ndonjë rezultat, sigurisht se do të qasën dialogun njëjte edhe këtë mënyrë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, për të pasur rezultat pozitiv për Kosovën, duhet që Serbia ka ndërrojë qasje ndaj dialogut.

“Varet krejt nga Bashkimi Evropian se sa do të mbajë qëndrim në mes palëve dhe se sa do të krijohet hapësirë për Serbinë që të insistojë që të ngritën për diskutim në kuadër të procesit çështjet që i interesojnë vetëm atyre. Nuk besoj që do të ketë rezultat konkret. Përderisa një dokument i tillë nuk pranohet prej Serbisë nuk e di se si ne mund të kapërcejmë në çështje të tjera, ku në fakte krejtësisht janë të përcaktuar pikërisht në këtë dokument bazik. Ne kemi thënë se e pranuar dhe jemi të gatshëm për nënshkrim dhe ta implementojnë anëtarësinë e saj. Por Serbia e ka hedhur atë poshtë dhe nuk ka marrë asgjë përsipër asnjë obligim dhe nëse kanë të njëjtën qasje nuk shoh se do të ketë rezultate konkrete”, deklaroi Kryeziu-Hyseni.

Megjithëkëtë, Kryeziu-Hyseni theksoi se masat ndëshkuese të BE-së, ndaj Kosovës janë të padrejta dhe duhet të hiqeshin prej kohësh.

“Ato na janë vënë padrejtësisht është dashur që të hiqen tashmë prej kohësh, padrejtësia që i është bërë është fakti që kanë vazhduar që të na mbajnë në masa edhe pse ka kaluar një vit e aq më tepër jemi në masa edhe pas asaj që ka ndodhur në shtator në Banjsk, janë disa veprime që tregojnë qasje të padrejtë nga ana e Bashkimi Evropian”, u shpreh ajo.

Kurse deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se kryeministri Kurti po shkon për tu takuar por jo për tu dakorduar.

“Po më duhet se janë shkuar për tu takuar për të thënë se janë takuar dhe për të mos u dakorduar për asgjë. Sepse caktimi i një date krejt papritur pa e bërë publike agjendën se çka do të diskutohet jemi në amulli edhe ne si deputetë. Kurti e ka obligim ta bëjë zyrtare agjendën e takimit, po ashtu pas kthimit të raportojë në Kuvendin e Kosovës, se çka është dialoguar atje. Le që po shkojnë në dialog por po na sjellin koncesione njëjtë sikurse e kanë pranuar komplet marrëveshjen. E kanë pranuar edhe draft-statusin, kurse tani po e refuzojnë në fakt kanë qenë ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian që kanë treguar se janë dakorduar. Është drafti më i keq i mundshëm, Kosova nuk duhet të bëjë koncesione”, ka thënë Kadriaj.

Ajo ka thënë se vet Qeveria ka pranuar se ekziston një konsensus për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Kam pyetur Bislimin (zëvendëskryeministrin) për heqjen e masave që janë vendos nga BE-ja, se a po kërkohet koncesion dhe ai ka pranuar se po. Po dihet se cili është koncesioni, këta duhet të jenë të vëmendshëm se çka pranohet dhe se çka po diskutojnë dhe të mos e dëmtojnë Kosovës. Për ‘Zajednicën’ e tyre të famshme kanë protestuar, janë vrarë edhe njerëz për kauzat e tyre dhe tani pranohet pa asnjë dilemë. Këta po zhvillojnë një dialog pa parime sepse është dashur me u formuar një konsensus ndër praktikat e të gjithëve edhe shoqërisë civile dhe me ditë me u qit piakt se çka duhet të respektohet.” Njëjtë siç ndodhi për tokat e Manastirit të DEcanit që i dhuroi për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe ne nuk jemi pjesë e tyre”, shtoi Kadrijaj.

Ky takim është konfirmuar nga zëdhënësi i BE-së, Petër Stano, megjithëkëtë ende nuk janë dhënë detaje rreth agjendës të takimin trepalësh. Po ashtu pritet që së shpejti të publikohet vendimi përfundimtar i BE-së lidhur me masat ndaj Kosovës. Pasiqë vendet anëtare janë pajtuar që t’i hiqen gradualisht masat Kosovës.

Rajoni

Samiti i NATO-s në Tiranë nuk do të mbahet në vitin 2027

Published

on

By

Samiti i NATO-s nuk do të mbahet në Shqipëri vitin e ardhshëm, pavarësisht planeve të mëparshme. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke saktësuar se organizimi në Tiranë mund të zhvendoset për në vitin 2028.

Duke folur në Dublin përpara një takimi të liderëve evropianë, Rama deklaroi se ende nuk ka një dakordësi të përbashkët brenda aleancës se kur do të zhvillohet samiti i radhës, por përjashtoi kategorikisht vitin 2027.

“Çështja është se ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të mbahet samiti, por me siguri jo në vitin 2027. Dhe në vitin 2028, nëse do të ketë një samit, ai do të jetë në Tiranë”, tha Rama.

Nga ana tjetër, një zyrtar i NATO-s deklaroi të enjten se “samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri”, por shtoi se vendimi për datën ende nuk është marrë.

Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, planet për mbajtjen e samitit në Tiranë ishin vënë në dyshim që në muajin qershor, për shkak të rezistencës nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump dhe pakënaqësive mes vendeve anëtare lidhur me nivelin e ulët të shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen.

Gjithashtu, NATO po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së praktikës së samiteve vjetore, një lëvizje që shihet si mënyrë për të shmangur tensione të mundshme me presidentin Trump.

Ndërsa në deklaratën e samitit të Hagës në qershor 2025 parashikohej që takimi në Turqi në vitin 2026 të pasohej nga ai në Shqipëri, në deklaratën e samitit të Ankarasë të mbajtur në korrik të këtij viti, liderët e aleancës nuk përmendën as kohën dhe as vendin e takimit të ardhshëm. /Reuters/

Continue Reading

lajme

IQMT gjobit me 9 mijë euro tri kompani postare dhe ndëshkon tregtarët e paregjistruar online

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar 70 inspektime ndaj kompanive të shërbimeve postare që shpërndajnë porositë e realizuara përmes platformave online, duke shqiptuar masa ndëshkuese për shkelësit e ligjit.

Sipas njoftimit të IQMT-së, tri kompani postare janë gjobitur me gjithsej 9,000 euro, pasi kanë refuzuar të ofrojnë të dhënat për bizneset apo personat fizikë nga të cilët kishin pranuar mallrat për transport. Gjithashtu, nga monitorimi i rrjeteve sociale dhe platformave të shitjes, janë identifikuar dhe gjobitur dy persona fizikë që ushtronin veprimtari tregtare të paregjistruar, të cilët janë obliguar të regjistrojnë bizneset e tyre brenda afatit ligjor.

Nga ky aksion inspektues, mbi 100 biznese janë formalizuar duke u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Njëkohësisht, IQMT bën të ditur se ka nisur kontrollet e rrepta për ofertat dhe zbritjet e promovuara me rastin e “Black Friday”. Inspektorati do të verifikojë nëse çmimet e reklamuara me zbritje përputhen me çmimet reale të shitjes, duke paralajmëruar gjoba konform Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit për çdo praktikë mashtruese. Kontrollet ndaj tregtisë online tashmë janë përfshirë në planin e rregullt të punës së këtij institucioni./E.A/

Continue Reading

Vendi

Vitia pranon mungesën e barnave onkologjike gjatë verës, njofton masa disiplinore ndaj zyrtarëve të vonuar

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pranuar gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës se në Klinikën e Onkologjisë ka pasur mungesë të medikamentit “Palbociclib” gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti, si dhe vonesa në furnizimin me disa barna të tjera esenciale.

Duke sqaruar situatën, Vitia bëri të ditur se “Palbociclib” ishte futur në Listën Esenciale në vitin 2025 me planifikim fillestar për 40 pacientë, por dyfishimi i kërkesave bëri që kontrata të shpenzohej në masën 130% brenda nëntë muajsh. Sipas tij, pamundësia për të hapur procedura të reja pa miratimin e buxhetit dhe dështimi i tenderit të parë për mungesë ofertuesish shtynë furnizimin deri më 18 gusht, pas lidhjes së kontratës së përshpejtuar më 30 korrik 2026.

Bilanci i mungesave dhe masat disiplinore

Ministri pranoi se furnizimi i sivjetshëm në Onkologji nuk ka qenë në nivelin e viteve 2024 dhe 2025, duke paraqitur të dhënat mbi shtrirjen e mungesave:

Palbociclib: Mungoi për gati 9 javë, duke prekur 70 pacientë (dy cikle trajtimi).

Bevacizumab (Avastin): Mungoi për rreth 13 javë, duke prekur 70 pacientë.

Bicalutamide: Mungoi për 12 javë, duke prekur rreth 70 pacientë.

Dabrafenib: Mungoi për 20 javë, duke prekur 12 pacientë.

Sorafenib: Mungesa preku 14 pacientë.

Si shkaqe kryesore ai përmendi mungesën e autorizimeve të marketingut dhe vonesat procedurale. Vitia njoftoi se pas një auditimi të brendshëm janë iniciuar procedura disiplinore ndaj zyrtarëve që nuk kanë reaguar me kohë, ndërsa shtoi se tashmë janë nënshkruar kontrata afatgjata për stabilizimin e furnizimit.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara