Lajmet

​Dëmet nga vërshimet me miliona euro, komunat s’kanë buxhet për t’i mbuluar të gjitha

Ai deklaroi se niveli qendror që dy vite radhazi nuk i lejon komunat ta rishikojnë buxhetin.

Published

on

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), kërkon nga niveli qendror t’i lejojë komunave ta rishikojnë buxhetin, për të shikuar mundësinë që të investojnë mjetet për dëmet nga vërshimet.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi ka deklaruar se komunat nuk kanë buxhet për t’i mbuluar dëmet të cilat shkaktohen nga fenomenet natyrore, derisa ka shtuar se niveli qendror që dy vite radhazi nuk i lejon komunat ta rishikojnë buxhetin.

Ibrahimi tha se në bazë të informatave që kanë me komunat që janë të prekura nga vërshimet, situata është në përmirësim e sipër.

“Në bazë të informatave dhe komunikimit ditor që kemi me komunat të cilat janë të prekura nga vërshimet e fundit, situata është në përmirësim e sipër. Mirëpo, besojmë se nuk do të ketë të reshura në ditët në vijim. Dëmet të cilat janë shkaktuar si pasojë e këtyre reshjeve të fundit janë me miliona euro. Të gjitha komunat i kanë formuar komisionet të cilat i vlerësojnë dëmet dhe kjo është pothuajse kompetenca e vetme e komunave sa i përket evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga reshjet”, theksoi Ibrahimi.

AKK-ja ka kërkuar që Qeveria t’i mundësojë komunave një fond emergjent, pasiqë vërshimet nuk janë problemi i vetëm, dhe se gjatë vitit komunat ballafaqohen edhe me fatkeqësi tjera natyrore.

“Komunat nuk kanë mjete financiare apo nuk kanë buxhet të mjaftueshëm që t’i mbulojnë të gjitha dëmet të cilat janë shkaktuara nga reshjet e fundit dhe kjo është evidente, për këtë arsyeje kërkojmë që niveli qendror sa më shpejtë që është e mundur të jetë më aktiv, të mendojë për themelimin e një fondi për emergjenca dhe ky fond t’i ndahet komunave, sepse këto vërshime dhe gjithashtu edhe gjatë periudhës së verës po kemi edhe zjarre, kemi pas edhe të reshura të breshëritë, të cilat kanë shkaktuar dëme në komuna, dhe të gjitha këto ndodhin në nivel lokal, për këtë arsyeje ky buxhet duhet t’i ndahet komunave në mënyrë që menjëherë të aktivizohen me përkrahjen e qytetarëve të cilat janë të prekura nga këto fenomene natyrore. Pra, komunat nuk kanë buxhet për t’i mbuluar dëmet të cilat shkaktohen nga fenomenet natyrore… Komunave nuk iu është mundësuar që gjatë këtyre dy viteve të fundit të ketë rishikim të buxheteve komunave”, shtoi Ibrahimi.

Sipas tij, gjatë hartimit të buxhetit nuk është e paraparë që ka mundësi të ketë këso fenomene natyrore.

“Po ashtu, buxhetet e komunave janë miratuar në shtator të vitit të kaluar dhe gjatë miratimit të këtyre buxheteve nuk është e paraparë që ka mundësi të ketë këso fenomene natyrore. Për këtë arsyeje, kërkojmë nga niveli qendror që patjetër komunave t’iu mundësojë rishikimin e buxheteve, sepse janë duke u përballuar me vërshime, zjarre dhe patjetër t’ia lejojnë komunave rishikimin e buxhetit”, tha mes tjerash Ibrahimi.

Gjatë ditës së djeshme, delegacioni i bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka vizituar komunën e Skenderajt për të parë nga afër gjendjen me vërshime.

Më të prekurat nga këto vërshime, ishin komuna e Skenderajt dhe Mitrovica, por dëme të konsiderueshme janë raportuar edhe në Istog e Klinë.

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara