Lajmet

​Deli Lekaj ndër të parët që filloi organizimin e luftës së UÇK-së

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj vlerësoi lartë kontributin e Deli Lekajt dhe familjes së tij.

Published

on

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj ishte ndër pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare, i cili u plagos rëndë në vijat e frontit të hapur, mirëpo luftën nuk e ndali deri në çlirimin e Kosovës. Kështu u tha në mbledhjen komemorative të organizuar nga Komuna e Deçanit, me rastin e vdekjes së ish-invalidit të luftës.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj vlerësoi lartë kontributin e Deli Lekajt dhe familjes së tij, për të cilën tha se ka dhënë kontribut edhe në familjen e gjaqeve.

“Deçani dikur është ndjerë krenar dhe ndihet krenar edhe sot, sidomos me të kaluarën e këtij qytetit, për arsyeje se Lumbardhit iu ka dëgjuar zëri prej aktiviteteve që familja e Deliut, bashkëfshatarët e këtij fshati e kanë dhënë një kontribut, sidomos në aktivitetin për pajtimin e gjaqeve, duke u nisur kjo nga ky fshat e pikërisht njëri nga akterët ka qenë edhe Delia në atë ngjarje…Megjithatë, njerëzit sfidohen në këtë jetë, obligim i gjithë familjes, obligim i yni është që me lehtësu me aq sa kemi mundësi këtë dhimbje dhe ta shohim perspektiven përpara”, tha ai.

Komandanti i zonës operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ka kujtuar ish-komandantin Lekaj si një figurë e lartë e një luftëtari shqiptar. Haradinaj tha se Delia ka qenë ndër të parët që ka organizuar luftën e UÇK-së.

“Deli Lekaj e ka marrë përsipër organizimin e UÇK-së, jo vetëm në vendin e vet Lumbardh por në atë zonë, ka qenë ndër të parët që e ka filluar organizimin e luftës së UÇK-së…Gjatë luftës ka pas shumë vështirësi, se si po ndodh lufta dhe si po shkon, por për Deliun s’ka pas rëndësi, ai e ka ditë që është në vendin e vet e që po lufton për lirinë e vet dhe ka mbet i tillë. Nuk ka pas dilema asnjëherë në rrugën e vet për liri, njëkohësisht edhe në paqe ka mbajtur drejtimin, rrugën, bindjen e vet por një rruge e atdheut dhe e kombit”, tha ai.

Ai po ashtu tha se ish-komandanti ka lënë shumë vepra dhe porosi të mira që vendi ndihet krenar për të.

Ndërsa, vëllai i ish-komandantit, Esat Lekaj në një fjalë rasti falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen.

Në prill të vitit 1998, Deli Lekaj ishte ndër pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare, i cili u plagos rëndë në vijat e frontit të hapur, mirëpo luftën nuk e ndali deri në çlirimin e Kosovës.

Pas përfundimit të luftës, kontributin e tij për shtetndërtim e vazhdoi në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, ku shërbeu si shef i operatives në zonën 3-të TMK-së, me Gradën e Kapitenit, të cilën detyrë e vazhdoi deri në transformimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku u bë edhe pjesë e saj, por për shkak të plagëve të luftës, u pensionua para kohës. Deliu ishte invalid i luftës së UÇK-së.

Lajmet

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit

Published

on

By

Gjykata Speciale në Hagë ka marrë vendim për t’ua vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila po raporton drejtpërdrejt nga Haga.

Sipas gazetares, vendimi është marrë nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, pasi sot përfundonte afati ligjor nga vendimi i fundit i marrë më 15 korrik. Mujku sqaron se ky veprim përbën një procedurë të zakonshme formale për respektimin e afateve gjyqësore.

Sipas raportimit të Klan Kosovës, për dy të akuzuarit e tjerë në këtë proces, Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin, ende nuk ka një njoftim të ri lidhur me masën e paraburgimit.

Kjo masë procedurale vjen pikërisht një ditë para shpalljes së aktgjykimit për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës apelon për kujdes nga mesazhet mashtruese dhe dokumentet e falsifikuara

Published

on

By

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar pasi janë diktuar mesazhe mashtruese dhe dokumente të falsifikuara, të cilat po qarkullojnë duke keqpërdorur në mënyrë të paautorizuar emrin, logot, vulat dhe nënshkrimet e institucioneve vendëse.

Autoritetet sqarojnë se dokumentet e tilla nuk përfaqësojnë njoftime zyrtare të Policisë së Kosovës, ndaj u kërkohet qytetarëve që të mos u përgjigjen kërkesave të dyshimta, të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare dhe të mos dërgojnë informacione përmes adreshash të paverifikuara.

Aktualisht, Policia po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin e rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës, ndërsa rikujton se çdo informacion zyrtar duhet të merret vetëm përmes kanaleve zyrtare institucionale.

Këshillat e Policisë për qytetarët:

Udhëzime të menjëhershme: Shmangni klikimin në linqe të dyshimta, mos jepni të dhëna bankare apo personale dhe mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.

Veprimet në rast se pranoni mesazhe të tilla: Fshijeni mesazhin menjëherë, raportojeni te autoritetet dhe kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna financiare.

Rastet e mashtrimeve mund të raportohen në polici përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin pa pagesë 192.

 

Continue Reading

Lajmet

Zbulime të reja arkeologjike në Bostan të Novobërdës

Published

on

Gërmimet arkeologjike që po zhvillohen në Bostan të Novobërdës po sjellin të dhëna të reja për këtë lokalitet të lashtë, i cili lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Hulumtimet e zhvilluara gjatë viteve të fundit kanë konfirmuar praninë e një vendbanimi të fortifikuar, ku janë evidentuar gjurmë të një muri rrethues, një kulle dhe një porte.

Materialet arkeologjike të zbuluara dëshmojnë për rëndësinë e këtij lokaliteti gjatë periudhës klasike dhe helenistike.

Të dhënat e deritanishme e rendisin Bostanin ndër lokalitetet me rëndësi për studimin e jetës, ekonomisë dhe organizimit të vendbanimeve në Dardani gjatë periudhës së Mbretërisë Dardane./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës merr pjesë në takimin vjetor të ISBN-së në Madrid

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës po merr pjesë në Takimin e Përgjithshëm Vjetor të Agjencisë Ndërkombëtare të ISBN-së, i cili po mbahet në Madrid të Spanjës.

Takimi mbledh përfaqësues të agjencive kombëtare të ISBN-së nga vende të ndryshme të botës, me qëllim të diskutimit të zhvillimeve të reja në sistemin ndërkombëtar të identifikimit të botimeve.

Në fokus të takimit është edhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për sistemin ISBN dhe shkëmbimi i përvojave në këtë fushë.

Pjesëmarrja e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në këtë takim kontribuon në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në ndjekjen e zhvillimeve të reja në standardizimin dhe identifikimin e botimeve./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara