Lajmet

​Cila është cilësia që e kanë punëtorët e suksesshëm?

Kjo sipas bisnesmenes së njohur amerikane, Barbara Corcoran.

Published

on

Biznesmenja e njohur amerikane, Barbara Corcoran e di çelësin e suksesit për ta çuar karrierën në një nivel tjetër.

Në të 20-at e saj, multimilionerja punonte si recepsioniste për kompaninë e pasurive të paluajtshme të Giffuni Brothers në Nju Jork. Ajo më vonë themeloi kompaninë e saj të pasurive të patundshme rezidenciale, The Corcoran Group, me vetëm 1000 dollarë – dhe më vonë e shiti për 66 milionë dollarë.

Corcoran thotë se të përpiqesh më shumë, të punosh më shumë se sa të kërkohet dhe është e parashikuar të ndihmon të bëhesh më e suksesshme dhe ajo këshillon edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

“Gjithmonë, gjithmonë bëni më shumë nga sa ju kërkohet” tha ajo në një video të TikTok.

“Çfarëdo që të jetë puna juaj, bëni edhe 50% më shumë se sa që ju kërkohet për të bërë. Punonjësi i vetëm që ia vlen është punonjësi që heq më shumë gjëra nga tavolina e shefit”, ka thënë ajo.

Disa mund t’i shohin këshillat e Corcoran-it të diskutueshme, pasi kushtet e fundit të vendit të punës dhe rritja e shkallës së njerëzve që ndihen të konsumuar nga puna është rritur.

Njerëzit zakonisht po preferojnë të lihen të qetë duke kryer vetëm detyrat që i kanë në përshkrimin punës, ose duke bërë vetëm aq sa të mos pushohen nga puna.

E thënë thjesht: Punonjësit në të gjithë SHBA-në po refuzojnë të jenë të mbingarkuar, të paguar jomjaftueshëm, me rritje të ulët dhe me mundësi të kufizuara avancimi duke bërë asgjë më shumë se çfarë kërkohet prej tyre. Megjithatë, drejtuesit e biznesit shpesh argumentojnë se të shkosh përtej mund të ndihmojë në rritjen e karrierës suaj – madje edhe ylli i Corcoran-it në ‘Shark Tank’, Mark Cuban është dakord me këtë.

“E vetmja gjë në jetë që mund të kontrolloni është përpjekja juaj”, tha 64-vjeçari. Cuban, së fundmi në një video-postim në LinkedIn të publikuar nga sipërmarrësi dhe investitori i VC, Randall Kaplan shprehet: “Dhe të jesh i gatshëm për ta bërë këtë është një avantazh i madh konkurrues”.

Sipas Cubanit, të bësh përpjekje do të thotë të shkosh mbi dhe përtej përgjegjësive normale të punës për të zgjidhur problemet. Ju merrni iniciativën për të gjetur zgjidhje dhe shterni çdo mundësi të mundshme në proces.

Është një cilësi që “shumica e njerëzve” nuk e posedojnë, shtoi ai, duke thënë se nëse nuk jeni të interesuar të bëni më shumë, “mos aplikoni për një punë me mua”.

“Ka disa njerëz ose punonjës që nëse u thua të bëjnë A, B dhe C, ata do të bëjnë A, B dhe C dhe nuk e dinë që D, E dhe F ekzistojnë”, tha Cuban. “Ka të tjerë që nuk janë shumë të mirë në detaje: Nëse u thua atyre të bëjnë A, B dhe C, gjithçka që duan të bëjnë është të flasin për D, E dhe F.”

Dhe nëse po pyesni veten pse duhet t’i kushtoni vëmendje kësaj këshille, Corcoran ka një përgjigje të thjeshtë.

“Unë jam një shef, kështu që më dëgjoni,” tha ajo./AkademiPune/

Continue Reading

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara