Shëndeti

​Çfarë duhet të hani sipas moshës, për të jetuar shëndetshëm?

Published

on

Mosha: 0-2 vjeç

Zarzavate, jeshillëqe, vezë dhe bulmet. Vezët janë të pasura me hekur, perimet si spinaqi apo brokoli përveçse me vlera ushqyese mund të përgatiten lehtësisht si pure dhe gjithashtu kosi, qumështi apo djathi janë të nevojshme për rritjen e bebushit!

Mosha: 2-vjeç- deri në adoleshencë

Fara dhe qumësht gjysmë i skremuar. Në këtë moshë kaloni tek qumështi gjysmë i skremuar dhe farat e llojeve të ndryshme për të fituar ca zakone të shëndetshme me mënyrën sesi ushqeheni. Mos hiqni dorë nga perimet dhe jeshillëqet sepse hekuri është shumë i rëndësishëm!

Mosha: Të rriturit e rinj

Mishra pa dhjam dhe shije të kuzhinave të ndryshme! Kjo është faza e eksperimentimit me kuzhinat. Për të mbajtur një dietë të balancuar, sigurohuni të keni një regjim ushqimor të pasur me mish (pa dhjam), fruta, perime, qiqra, etj. Është një fazë ideale për t’u ushtruar fizikisht si dhe për të provuar receta të reja nga e gjithë bota. Për vajzat në fillim të ciklit menstrual mirë është të fitojnë hekurin duke konsumuar më shumë vezë, spinaq dhe fruta të thata.

Mosha: Të 20-at

Vitamina B është shumë e rëndësishme në këtë moshë! Duke qenë se stili i jetës ka nisur të ndryshojë (alkooli, kafja, stresi, pagjumësia, etj) shumë të rinj kanë mungesë vitamine B. Prandaj, duhet konsumuar peshku me shumicë, mishi, bulmeti dhe vezët.

Mosha: +30

Drithëra! Shumica e njerëzve që hyjnë në të 30-at ndërgjegjësohen të kujdesen edhe më shumë për atë çfarë hanë, prandaj kalojnë tek drithërat. Ju duhen ushqime të pasura me fibra!

Mosha: Të 40-at

Ushqime të pasura me antioksidantë. Në këtë fazë të jetës, trupi ka nevojë për antioksidantë për të parandaluar dëmtimin e qelizave. Mos harroni frutat shumëngjyrëshe dhe perime!

Mosha: +50

Më shumë vaj ulliri, më pak gjalp. Eshtë periudha që duhet të kujdeseni për peshën, diabetin dhe problemet me zemrën. Prandaj kujdes me yndyrnat. Prandaj, shumë vaj ulliri, arra dhe fara.

Mosha: +60

Proteina! Për të ruajtur strukturën e muskujve, kockave dhe për të pasur stil të shëndetshëm jete. Proteinat gjenden në produktet e mishit, fasulet dhe arrat.

Mosha: 70+

Në këtë moshë, uria vjen duke u reduktuar, prandaj duhet të jeni të ndërgjegjshëm që ushqimet që konsumoni të përfshihen gjithë vlerat ushqyese.

Shëndeti

Tre fruta dhe perime që duhet t’i hani këtë verë për të qëndruar të hidratuar

Published

on

Vera dhe temperaturat e larta çojnë në djersitje të shtuar, e cila rezulton në dehidratim nëse nuk pimë mjaftueshëm lëngje gjithë ditës.

Hidratimi është thelbësor për funksionimin e duhur, përveç ujit, frutat mund të jenë mënyrë e shkëlqyer për të ruajtur ekuilibrin optimal të lëngjeve në trup.

Disa lloje frutash jo vetëm që janë të pasura me ujë, por përmbajnë edhe vitamina, minerale dhe antioksidantë që mbështesin shëndetin.

Më poshtë, mund t’i gjeni tre lloje frutash e perimesh që janë të dobishme për hidratimin dhe shëndetin gjatë muajve të verës.

Shalqiri

Një nga frutat më të freskëta dhe më lëngshme që mund të hani në verë. Përbëhet nga më shumë se 90 përqind ujë, gjë që e bën frutin perfekt për hidratim të shpejtë. Përveç ndihmës në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve, shalqiri është i pasur me vitaminë C, e cila mbështet imunitetin dhe shëndetin e lëkurës.

Ai gjithashtu përmban likopen, një antioksidant të fuqishëm që ofron mbrojtje kundër stresit oksidativ dhe inflamacionit.

Trangujt

Edhe pse konsiderohen perime, trangujt janë frut,duke pasur parasysh përmbajtjen e tyre të lartë të ujit, janë ideale për hidratim. Përveçse janë të pasura me ujë, kastravecat përmbajnë gjithashtu vitamina K, C dhe B, si dhe minerale të tilla si kaliumi, të cilat mbështesin ekuilibrin e elektroliteve në trup.

Portokalli

Frut klasik që është i pasur me ujë (rreth 86 përqind) dhe vitaminë C, e cila forcon sistemin imunitar dhe kontribuon në shëndetin e lëkurës. Përveç sigurimit të hidratimit, portokallët përmbajnë gjithashtu fibra, të cilat ndihmojnë në rregullimin e tretjes dhe ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup.

Continue Reading

Shëndeti

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

Published

on

Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë një nga ushqimet më të mira që mund të përfshini në regjimin tuaj të përditshëm.

Por cilat janë përfitimet konkrete nëse i konsumoni çdo ditë?

Ngrënia e një ose dy vezëve të ziera sjellë një sërë efektesh pozitive si për trupin ashtu edhe për trurin.

Përmirësojnë funksionin e trurit

Vezët janë burim i shkëlqyer i kolinës, një lëndë ushqyese që luan rol kyç për kujtesën, përqendrimin dhe shëndetin e përgjithshëm të trurit, marrja e mjaftueshme e kolinës ndihmon në ngadalësimin e rënies së aftësive njohëse me kalimin e moshës.

Ndihmojnë në forcimin e muskujve

Proteinat që gjenden kontribuojnë në rindërtimin e forcimin e masës muskulore, veçanërisht tek ata që ushtrojnë ose janë në fazë rikuperimi pas dëmtimeve.

Mbrojnë shëndetin e syve

Vezët përmbajnë luteinë dhe zeaksantinë, dy antioksidantë që mbrojnë sytë nga efektet e plakjes dhe nga drita e dëmshme blu, duke ndihmuar në parandalimin e problemeve si degjenerimi makular.

Balancojnë nivelin e kolesterolit

Megjithëse dikur vezët shiheshin si problematike për shkak të kolesterolit që përmbajnë, studime të reja tregojnë se konsumi i moderuar i tyre mund të rrisë kolesterolin e mirë e të përmirësojë raportin me kolesterolin e keq.

Ndihmojnë në kontrollin e oreksit dhe peshës

Falë aftësisë për të ngopur, vezët e ziera zvogëlojnë dëshirën për ushqim ditën, duke qenë zgjedhje ideale për mëngjes për këdo që kërkon të menaxhojë peshën.

Continue Reading

Shëndeti

Pijet që rrisin imunitetin

Published

on

Janë disa pije që nutricistës po i konsiderojnë si shumë të mira për rritjen e imunitetit, raporton “EatThisNotThat”.

Pasi rreth 60 deri në 70% e trupit përbëhet nga uji, për çdo funksion që trupi kryen i nevojitet ai.

Të pirit sasi adekuate të ujit është fillim i mbarë nëse dikush dëshiron të ketë një imunitet të mirë. Hidratimi bllokon formimin e baktereve e viruseve të ndryshme. Pirja e ujit gjithashtu ndihmon trupin të absorbojë më mirë të mirat nga ushqimi.

Çaji i gjelbër njihet si antioksidant duke zvogëluar mundësinë e infeksioneve në organizëm. Ai është i pasur më shumë polifenole e flavonide që janë të mirë në zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës e të disa llojeve të kancerit. Kefiri është pije e fermentuat që i përngjan jogurtit, që bëhet nga shumë lloje të qumështit si ai i lopës e i deles. Ashtu si jogurti edhe kefiri përmban probiotik, që ndihmon në balancimin e mikrobeve të mira në stomak.

Kefiri përmban veti antiiflamatore, antimikrobiale, që ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë infeksione edhe kur trupi pëson ndonjë plagë të jashtme.

Çaji me gjingjer dhe limon bëhet duke prerë copëza limoni e copëza të rrënjës së gjingjerit dhe duke i përvëluar me ujë. Mund të i shtohet mjaltë për shije. Kjo pije përmban vitaminë C e njihet si pije që ndikon në pastrimin e zorrëve duke ndihmuar organizmin të luftojë kundër sëmundjeve dhe infeksioneve.

Gjingjeri ndihmon kundër të vjellave, ulë rrezikun ndaj kancerit, rregullon yndyrën në gjak e ul inflamacionin. Lëngu i përbërë 100% nga portokalli e grejpfruti është i mirë të pihet kur një person ka ndonjë grip. Pasi kjo pije përmban shumë vitaminë C e folate, mund të ndihmojë trupin të luftojë infeksionet.

Lëngu i domates është antiiflamator i fuqishëm dhe i ndihmon sistemit imunitar të luftojë shumë sëmundje.

Domatja përmban shumë vitaminë C që njihet si vitamina kryesore që i duhet organizmit kundër inflamacioneve të ndryshme.

Continue Reading

Shëndeti

Kujdes! Kjo është rëndësia e kontrollit të rregullt mjekësor

Published

on

Kontrolli i rregullt mjekësor është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur shëndetin tuaj në nivele optimale.

Vizitat e rregullta te mjeku mund të ndihmojnë në identifikimin e problemeve shëndetësore para se ato të bëhen të mëdha dhe të vështira për t’u trajtuar.

Kryerja e testeve të rregullta për nivelet e kolesterolit, sheqerit në gjak e presionit të lartë të gjakut parandalon sëmundjet e rrezikshme si ato të zemrës.

Vizitat e rregullta mjekësore mund të ndihmojë në monitorimin e shëndetit tuaj mendor dhe emocional, duke siguruar mbështetje të duhur.

Përveç kësaj, kontrollet përfshijnë vaksinimet e nevojshme, analiza laboratorike dhe skanime që mund të zbulojnë sëmundje të mundshme në faza të hershme. Kjo i mundëson individëve të trajtojnë dhe menaxhojnë shëndetin para se të zhvillohen komplikime të mëdha.

Këshillat e mjekëve mund të jenë po aq të rëndësishme sa dhe trajtimet, pasi ofrojnë udhëzime për mënyrën më të mirë të jetesës për të parandaluar sëmundjet e ardhshme.

Continue Reading

Të kërkuara