Lajmet

​Çekia do të blejë 24 avionë luftarakë F-35

Paketa F-35, me vlerë 6.5 miliardë dollarë, përfshin të gjitha shpenzimet që lidhen me përgatitjen e operacioneve në Republikën Çeke.

Published

on

Republika Çeke miratoi blerjen e 24 avionëve luftarakë F-35 të prodhimit amerikan, njoftuan mediat të mërkurën.

Paketa F-35, me vlerë 6.5 miliardë dollarë, përfshin të gjitha shpenzimet që lidhen me përgatitjen e operacioneve në Republikën Çeke, tha ministrja e Mbrojtjes Jana Cerhecova në një konferencë shtypi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve CTK.

Avionët F-35, të cilët do të dorëzohen në vitet 2029-2035, do të zëvendësojnë 14 avionë JAS-39 të prodhimit suedez dhe 24 avionë L-159 të prodhimit çek, tha ajo.

Raporti tërhoqi vëmendjen për faktin se marrëveshja e F-35 do të ishte kontrata më e madhe e armëve në historinë e Republikës Çeke.

Qeveria çeke vendosi të nisë negociatat në korrik të vitit 2022 me SHBA-në për të blerë 24 avionë luftarakë “F-35 Lightning II” për Forcat Ajrore të vendit.

Republika Çeke miratoi blerjen e 246 automjeteve luftarake të këmbësorisë së rëndë CV-90 të prodhimit suedez për 2.5 miliardë dollarë në maj për të përshpejtuar programin e saj të armatimit pas luftës në Ukrainë.

Lajmet

Sindikata e Policisë mban aktivitete sportive në nderim të zyrtarëve të rënë në krye të detyrës

Published

on

By

Në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës zyrtare, Sindikata e Policisë së Kosovës, do të organizojë lojëra sportive të premtën dhe të shtunën.

Aktivitet janë paraparë të mbahen në rajonin e Pejës, tek Qendra Sportive “Shpella e Bobit” në Fierzë, komuna e Pejës.

Në hapje të këtij eventi sportiv pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet vendore, stafi menaxhues i Policisë së Kosovës, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës, si dhe përfaqësues të sindikatave policore nga vendet e rajonit dhe më gjerë”, thuhet tutje në komunikatën për media.

Pjesëmarrës do të jenë edhe ekipet sportive të cilat do të garojnë gjatë këtyre ditëve në sportet si: futboll, volejboll, shah dhe shenjëtari./EO

Continue Reading

Lajmet

Azemi: Paga minimale për punëtorët privat duhet të jetë 600 euro

Published

on

By

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se kryeministri dhe ministri i financave e kanë kërkesën e punëtorëve që nga marsi dhe se aty bëhet qartë se paga minimale duhet të jetë 600 euro.

Kështu tha ai teksa hynte në takim me ministrin në detyrë të Financave Hekuran Murati e ku do të diskutohet për pagën minimale.

Ne do të shkojmë në takim të marrim pjesë. Nuk dimë asgjë përveçse që do të bisedohet për pagën minimale, a do të jenë akterët kryesor që do të japin fjalën vet nuk e dimë. Por nëse mua më pyetini, qëndrimi i sindikatës kryeministri dhe ministri e ka në tavolinë që marsi i këtij viti që pagën minimale për punëtorët e sektorit privat të Kosovës duhet të jetë 600 euro”, tha ai.

Ai ka treguar edhe pse nuk pajtohen që paga minimale të jetë 500 euro.

Qeveria mund të marrë vendim për pagën që të jetë 500 euro. Ne e vlerësojmë këtë lëvizje pro ia lëmë dyert hapur sepse kur themi te kompanitë, të gjitha ato që nuk pëlqejnë me këtë pagë kemi të drejtën e grevave. Në bazë të analizave që kam bërë sipas shportës që i takon katër anëtarëve të familjes, një anëtari të familjes i nevojiten 2.80 cent i ka brenda ditës që të ketë edhe ushqim, edhe transport edhe cigare edhe shkollim për fëmijë e shëndetësi. Sa mund të kryhet punë me 2.80 cent për një person mund ta vlerësoni dhe vet”./EO

Continue Reading

Lajmet

Fitore të mëdha për Llapin dhe Drenicën në xhiron e 11-të të Superligës

Published

on

By

Xhiroja e 11-të e Superligës së Kosovës solli duele tejet interesante, ku Llapi dhe Drenica regjistruan fitore të mëdha ndaj rivalëve të tyre, duke ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e tabelës.

Llapi e ndali serinë pozitive të Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 2:1. Skuadra e Tahir Batatinës shfaqi lojë të vendosur, duke marrë epërsinë në pjesën e parë me golin e Edon Sadriut, ndërsa Axel Gnap shënoi golin e dytë në pjesën e dytë për të vulosur fitoren.
Për Prishtinën, goli i vetëm u realizua nga Leotrim Kryeziu, që megjithatë nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Ndërsa Drenica arriti një fitore të madhe me përmbysje 3:1 ndaj kampiones aktuale, Dritës. Ronaldo Chacon u bë hero i takimit me dy gola, ndërsa fitoren e kompletoi Kreshnik Uka. Nga ana tjetër, goli i Albert Dabiqajt mbeti vetëm statistikë, teksa Drenica ndërpreu një seri negative, duke ia ndalur njëkohësisht edhe ecurinë pozitive Dritës.

Në një tjetër përballje, Ferizaj triumfoi bindshëm ndaj Prishtinës së Re me rezultat 3:0. Golat u shënuan nga Sadriu, Berisha dhe Selmani, duke i dhënë skuadrës tri pikë të vlefshme në garën për mbijetesë./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Njohja e Kosovës nga Siria, ambasadori i Gjermanisë përgëzon Osmanin

Published

on

By

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani, dhe popullin kosovar, për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Siria.

Pos tjerash, përmes një postimi në “Blusky”, ambasada gjermane thotë se janë të lumtur për këtë dinamikë të re njohjesh për Kosovën.

Jemi shumë të lumtur me këtë dinamikë të re pasi është njohja e tretë këtë vit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të mërkurën Siria u bë shteti i 120-të që njeh sovranitetin e Kosovës./EO

Continue Reading

Të kërkuara