Lajmet

​Butrinti destinacion i mijëra turistëve vendas e të huaj

Gjatë periudhës janar-korrik 2021 Butrinti u vizitua nga 20 mijë 135 vizitorë vendas e të huaj, sipas Dorina Dhimas.

Published

on

Qyteti antik i Butrintit në Sarandë, ka shënuar në shtatë muajt e parë të këtij viti një numër të lartë turistësh vendas dhe të huaj.

Dorina Dhima, specialiste e turizmit në Parkun Kombëtar të Butrintit, tha për ATSH-në se gjatë muajit janar-korrik Butrinti u vizitua nga 34 mijë e 618 turistë vendas e të huaj, një rritje me 72 % ose 14 mijë 483 vizitorë më shumë se në 2021.

Sipas saj, gjatë periudhës janar-korrik 2021 Butrinti u vizitua nga 20 mijë 135 vizitorë vendas e të huaj.

Sa i përket të ardhurave nga biletat për mujorin janar-korrik të këtij viti kanë rritur me 68.7% ose 103 01 600 lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, tha Dhima.

Turistët në këtë vend shijojnë një itinerar interesant turistik mes rrënojave të qytetërimeve të lashta dhe peizazhit fantastik që ky vend të ofron në çdo stinë.

Butrinti sot është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit. Rëndësia historike e Butrintit është e jashtëzakonshme dhe të jesh në gjendje që të ecësh është një privilegj: statuja me gurë të bardhë nga epoka e August Oktavianit, Agripas, Antiohs, Serapisit, Livia Drusilas ngriheshin dikur këtu, si dhe vendi i lindjes së shumë qytetarëve të shquar në kohë të ndryshme apo gjeneralëve romakë gjatë epokës së ndritur të perandorisë kur qyteti quhej “Colonia Augusta Buthrotum”/ATSH/

Lajmet

​Aleanca Kombëtare për Integrim fiton bindshëm Gostivarin, Vrapçishten

Published

on

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka fituar në Gostivar sipas rezultateve zyrtare në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Kandidati nga radhët e AKI-së Valbon Limani ka marrë 60.75 për qind ose 16 mijë e tetë vota nga 115 vendvotime të numëruara deri më tash nga gjithsej 121 sosh.

Sebaedin Dauti nga koalicioni VLEN, ka marrë 4 mijë e 60 vota ose 15.41 për qind.

Në komunën Vrapçishte, kandidati Isen Shabani nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI ka fituar garën për kryetar të komunës duke marrë 6 mijë e 50 vota ose 88.13 për qind.

Kandidati nga radhët e VLEN-it Mehmet Seferi ka marrë 6.80 për qind ose 467 vota.

Ndërkaq,në Bogovinë kandidati nga radhët e VLEN-it ka marrë 48.83 për qind ose 5 mijë e 295 vota, ndërsa kandidati nga Aleanca Kombëtare për Integrim 5 mijë e 207 vota ose 48.02 për qind,

Sipas kësaj, Feti Abazi nga koalicioni VLEN dhe Besnik Emshi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI do të garojnë në balotazh më 9 nëntor, pasi asnjëri prej tyre nuk ka marrë 50 për qind të votave të nevojshme në raundin e parë.

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Mickoski nga VMRO-DPMNE shpall fitoren në më shumë se 30 komuna

Published

on

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski shpalli fitoren në më shumë se 30 komuna, përfshirë edhe Strumicën e cila njihej si bastion i LSDM-së.

Mickoski tha se VMRO-DPMNE ka fituar edhe në Dellçevë, Berovë, Manastir, Shtip, Kavadar, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Ohër, Gazi Babë, Gjorçe Petroc, Resnjë dhe në shumë të tjera.

“Para nesh ka edhe dy javë, dy javë ku duhet ta rrethojmë ndryshimin që e filluam. Kemi fitore në mbi 30 komuna që në raundin e parë. Fituam bindshëm në raundin e parë në Strumicë, 20 vjet e kemi pritur këtë ditë”, tha ai./S.K/KP/AlsatMk/

Continue Reading

Lajmet

​Manchester United triumfon në derbin ndaj Liverpoolit

Published

on

Në kuadër të xhiros së tetë të Premier Ligës angleze është zhvilluar një nga ndeshjet më të zjarrta të sezonit, derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, i cili përfundoi me fitoren e “djajve të kuq” me rezultat 2:1.

Skuadra e trajnerit Ruben Amorim e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë me golin e Bryan Mbeumo, i cili shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e vendasve dhe mposhti portierin Alisson.

Liverpooli kërkoi me ngulm barazimin gjatë gjithë pjesës së parë, por pa sukses, ndërsa reagimi erdhi vetëm në minutën e 78-të, kur Cody Gakpo realizoi për 1:1 pas një aksioni të bukur ekipor.

Megjithatë, gëzimi i “The Reds” zgjati pak, pasi në minutën e 84-të mbrojtësi Harry Maguire u ngjit më lart se të gjithë në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë shënoi golin e dytë për Unitedin, duke i dhënë skuadrës së tij një fitore të madhe në transfertë.

Pas këtij triumfi, Manchester United ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe renditet në vendin e nëntë të tabelës, ndërsa Liverpooli mbetet në pozitën e tretë me 15 pikë, duke humbur mundësinë për t’u afruar me kryesuesit.

Ky derbi konfirmoi se United po rikthehet gradualisht në formë, ndërsa për Liverpoolin, humbja në “Anfield” shërben si alarm për përmirësim në javët e ardhshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Kjo javë pritet të karakterizohet nga mot relativisht i qetë dhe me temperatura pranverore, ku sot temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 17 gradë Celsius.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 9°C, ndërsa ato maksimale ditore pritet të jenë në intervalin 13°C deri 22°C.

“Moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: -2 – 0°C. Temperaturat maksimale: 14-17. Era: Kryesisht nga jugperëndimi e lehte deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./S.K/EO/

 

Continue Reading

Të kërkuara