Sport

​Bundesliga gjermane, programi i ditës së martë

Published

on

Bundesliga gjermane rikthehet me disa ndeshje interesante në kuadër të programit të ditës së martë për xhiron e 16-të.

Ndeshja më interesante do të jetë mes Bayer Leverkusen dhe Borussia Dortmund.

Pas 16 xhirosh, Leverkusen pozicionohet në vendin e tretë në tabelë, me tetë fitore, pesë barazime dhe tre humbje, duke arkëtuar 29 pikë.

Në anën tjetër, skuadra e Borussia Dortmund pas 16 ndeshjesh kanë regjistruar nëntë fitore, dy barazime dhe pesë humbje, kështu duke u pozicionuar të katërtit në tabelë, me gjithsej 29 pikë, aq sa ka edhe vendi i tretë.

Programi i plotë i ndeshjeve në Bundesligën gjermane vijon si më poshtë.

18:30 Borussia Monchengladbach (8) – Werder Bremen (12) (Stadiumi BORUSSIA-PARK)

20:30 Bayer Leverkusen (3) – Borussia Dortmund (4) (Stadiumi BayArena)

20:30 Hertha Berlin (13) – Hoffenheim (14) (Stadiumi Olympiastadion Berlin)

20:30 Mainz (17) – Wolfsburg (6) (Stadiumi Opel Arena)

Sport

Hendersoni largohet nga Ajaxi

Published

on

Ajaxi dhe Jordan Hendersoni kanë shkëputur kontratën. Kjo është bërë zyrtare të enjten nga klubi i madh holandez.

Anglezi Henderson kishte kontratë edhe një vit, por bëri kërkesë për ndërprerje të bashkëpunimit. Dhe kërkesa u aprovua nga Ajaxi.

Ai i ishte bashkuar Ajaxit në janar të vitit të kaluar nga skuadra arabe, Al-Ettifaq. Me skuadrën holandeze i bëri 57 paraqitje.

35-vjeçari luan në mesfushë, ndërsa ka bërë karrierë të gjatë te Liverpooli. Te skuadra e madhe angleze ishte prej vitit 2011 deri në vitin 2023. Më herët ishte edhe te Sunderlandi dhe Coventry City. Henderson është reprezentues i Anglisë, ndërsa i ka 84 paraqitje e tri gola.

Continue Reading

Sport

Arsenali nënshkruan me Christian Norgaard

Published

on

Klubi anglez, Arsenali ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e mesfushorit të Brentford, Christian Norgaard.

Topçinjtë kanë vazhduar me përforcime në këtë afat kalimtar, pasi kanë konfirmuar tashmë edhe prurjen e tretë këtë verë.

Pas portierit Kepa Arrizabalaga dhe mesfushorit Martin Zubimendi, Arsenali ka konfirmuar edhe transferimin e Norgaard nga Brentford.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë se reprezentuesi i Danimarkës, Christian Norgaard, është bashkuar me klubin”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Marrëveshja raportohet të jetë me vlerë të garantuar 10 milionë funte plus 2 milionë funte tjera bonuse që lidhen me performancën.

Norgaard do të veshë fanellën me numër 16 dhe do të bashkohet menjëherë me shokët e tij të rinj të ekipit për ndeshjet para-sezonale.

Continue Reading

Sport

Kosova me pozitën më të mirë ndonjëherë në renditjen e FIFA-s

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngritur në pozitën e 95-të në renditjen e FIFA-s.

Është kjo pozita më e mirë që Kosova ka pasur ndonjëherë.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit të enjten publikoi renditjen e re, ndërsa ka shkruar se Kosova dhe Kanadaja kanë pozitat më të mira që kanë pasur ndonjëherë.

Në krahasim me renditjen e kaluar, Kosova ka avancuar për dy pozita. Ndërkohë Kanadaja renditet e 28-ta dhe po ashtu ka avancuar për dy pozita.

Kosova në qershor fitoi miqësoret me Armeninë dhe Komoret. Ndërkohë në mars kishte fituar dy ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.

Argjentina mbetet e para në ranglistë, e pasuar nga Spanja, Franca, Anglia e Brazili. Dhjetëshen e parë e kompletojnë Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermani dhe Kroacia.

Ndërkohë Shqipëria ka rënë për dy pozita dhe tani është e 68-ta.

Renditja e kaluar e FIFA-s ishte publikuar më 3 prill. Renditja e re publikohet më 18 shtator.

Continue Reading

Sport

Interi në sulm për Marco Asension

Published

on

Interi është rikthyer seriozisht në pistën Marco Asensio. Spanjolli i PSG-së, i cili ka qenë dy herë në radarët zikaltër në të kaluarën, shihet si profili ideal për të forcuar mesfushën sulmuese të trajnerit Cristian Chivu.

Asensio, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit francez pas huazimit te Aston Villa, është në dispozicion në merkato dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, po kërkon një destinacion të ri në Evropë. Kontrata e tij me PSG-në skadon në vitin 2026, ndaj çmimi i transferimit mund të lëvizë mes 10 dhe 12 milionë euro.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet paga. Asensio fiton 8 milionë euro në sezon, një shifër që nuk përputhet me politikat e reja financiare të Interit. Për të realizuar transferimin, lojtari duhet të pranojë një ulje të ndjeshme page.

Zikaltërit po e studiojnë me kujdes mundësinë, ndërsa marrëdhënia me Mendes mbetet e hapur edhe për çështjen e Dumfries. Tashmë mbetet për t’u parë nëse hera e tretë do të jetë fat për të sjellë Asension në Milano.

Continue Reading

Të kërkuara