Sport

​Shefi i Leverkusenit kërkon që Alonsos t’i ndërtohet një statujë

Published

on

Shefi i skuadrës së Bayer Leverkusen, Fernando Carro është shprehur se trajneri i kësaj skuadre, Xabi Alonso pasi fitoi titullin kampion vitin e kaluare meriton një statujë jashtë stadiumit.

Duke pasur parasysh shtrirjen e arritjeve të vitit të kaluar, ku Alonso e çoi Leverkusenin drejt titullit ligës dhe kupës në Gjermani.

I njohur prej kohësh si ‘Neverkusen’ për dështimin për të fituar Bundesligën që nga viti 1997 dhe një humbje nga Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2002, Alonso e ka ndryshuar klubin përgjithmonë.

Carro, i cili solli Alonson-i cili kurrë më parë nuk kishte drejtuar një ekip të divizionit të lartë – në Leverkusen në vitin 2022, tani përballet me një betejë për ta mbajtur atë, përcjellë KosovaPress.

Kur Leverkusen thirri Alonson në tetor 2022, ata ishin të dytët nga fundi në tabelën e Bundesligës, pasi kishin shkarkuar trajnerin e mëparshëm Gerardo Seoane.

“Ne kishim përshtypjen se do të kishim nevojë për një ndryshim, një impuls të ri në ekip”, tha Carro për “AFP”. “Për ne nuk ishte rrezik. Ne ishim shumë të sigurt që pas bisedës së parë se ai ishte i qartë në idetë e tij dhe do të ishte në gjendje t’i fuste idetë dhe përvojën e tij në ekip.

Alonso e mbajti anijen, duke e çuar Leverkusen në vendin e gjashtë në 2022-2023. Një vit më vonë, Leverkusen kishte krijuar një nga sezonet më të mëdha në historinë evropiane.

Leverkusen humbi vetëm një nga 53 ndeshjet në sezonin 2023-24, finalen e Europa League, për të mos arritur tripletën.

Klubi ishte në gjendje të mbante Alonson pavarësisht interesimit të raportuar nga Real Madrid, Liverpool dhe Bayern sezonin e kaluar.

Sport

Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Izrael, lirohen edhe sektorët e rezervuar për tifozët mysafirë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, FFK-ja ka bërë të ditur se pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët mysafirë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës, sektori i tribunave i rezervuar paraprakisht për ta është liruar dhe tashmë është në dispozicion të tifozëve vendas.

Kështu, tifozët kosovarë kanë mundësi të sigurojnë bileta edhe për këta sektorë përmes platformës zyrtare të shitjes: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

FFK-ja u ka bërë thirrje tifozëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të jenë pranë Kombëtares në përballjen e rëndësishme ndaj Izraelit.

D.L

Continue Reading

Sport

Betim Fazliji i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Published

on

By

Mbrojtësi i St. Gallenit, Betim Fazliji, i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në prag të dy ndeshjeve të radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se Fazliji tashmë është në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për përballjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

D.L

Continue Reading

Sport

Arsene Wenger mund të sfidojë Infantinon për presidencën e FIFA-s

Published

on

By

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, po shqyrton seriozisht mundësinë për të kandiduar për president të FIFA-s, përballë presidentit aktual Gianni Infantino, raporton “BBC”.

Për javë të tëra, figura të rëndësishme të futbollit evropian kanë shpresuar që francezi të hyjë në garën për këtë post, ndërsa tashmë Wenger po e konsideron seriozisht një hap të tillë.

Shefi i zhvillimit global të futbollit në FIFA thuhet se mund të ketë mbështetjen e UEFA-s, e cila ka qenë ndër kundërshtarët kryesorë të Infantinos. Për më tepër, Wenger gëzon respekt dhe besueshmëri në qarqet ndërkombëtare të futbollit.

Ndërkohë, pozita e Infantinos është vënë në pikëpyetje pas kritikave të shumta lidhur me planin e dështuar për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë. Megjithatë, ai vazhdon të ketë mbështetje të konsiderueshme në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Azi.

Një nga çështjet që mund të ndikojë në kandidaturën e Wengerit është mosha e tij, pasi 77-vjeçari përballet me pikëpyetje rreth mundësisë për të ofruar udhëheqje afatgjatë. Sipas BBC-së, disa nga mbështetësit e tij do të ishin të kënaqur edhe nëse ai do të fitonte zgjedhjet dhe më pas do të tërhiqej para përfundimit të mandatit katërvjeçar.

Megjithatë, burime pranë francezit bëjnë të ditur se ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, ndërsa Infantino vazhdon të konsiderohet favorit për të fituar një mandat të katërt në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është 18 nëntori.

Wenger, ndërkohë, ishte distancuar nga plani për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës, duke deklaruar se nuk kishte qenë i përfshirë në të dhe se për këtë projekt kishte mësuar përmes raportimeve në media.

Gjatë kohës së tij në FIFA, francezi ka nxitur disa debate me propozimet për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet dhe ndryshimin e rregullit të pozitës jashtë loje.

D.L

Continue Reading

Sport

Davontrey Thomas shpallet MVP i javës së tetë në ProCredit Superligë

Published

on

By

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Davontrey Thomas, është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i javës së tetë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.

Thomas është vlerësuar për paraqitjet e tij gjatë kësaj jave, duke u dalluar me kontributin e dhënë për skuadrën nga Suhareka.

Me këtë çmim, basketbollisti i Yllit merr vlerësimin si lojtari më i mirë i javës së tetë në elitën e basketbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara