Aktualitet

​Bullgaria me program arsimor për të ndihmuar promovimin e aftësive sociale të fëmijëve

Qëllimi i projektit është të zhvillojë aftësitë emocionale te fëmijët, si dhe aftësitë e ndërveprimit midis fëmijëve dhe prindërve.

Published

on

Programi arsimor Play with Fori është përfshirë në projektin EU-SELF Përmbledhje e praktikave të mira në Evropë në promovimin e zhvillimit social dhe emocional të fëmijëve parashkollorë.

Programi është zhvilluar nga profesori Sevjian Eubova pranë Universitetit Preslav në Shumen, njoftoi universiteti në faqen e tij të internetit.

EU-SELF grupon gjashtë vende në të gjithë Evropën, secila me përvojën e vet në fushën e aftësive sociale dhe emocionale te fëmijët.

Projekti koordinohet nga Universiteti i Ri bullgar dhe përmbledhja është përpiluar nën drejtimin editorial të Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Brukselit Erasmus në Bruksel.

Eubova punoi në projekt në bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse hungareze Galileo Progetti, një kopsht fëmijësh në Bullgari, Maieutica y Centro Social de Soutelo në Portugali, Universitetin në Tuzla dhe Shkollën Montessori IG Provate në Bosnje e Hercegovinë, si dhe Universitetin Lund në Suedi.

Qëllimi i projektit është të zhvillojë aftësitë emocionale te fëmijët, si dhe aftësitë e ndërveprimit midis fëmijëve dhe prindërve. Një zhvillim i tillë mundëson aplikimin e njohurive, qëndrimeve dhe aftësive për të kuptuar emocionet, zhvillimin e empatisë dhe marrëdhënieve pozitive, si dhe vendimmarrje të përgjegjshme.

Programi ka për qëllim fëmijët e moshës parashkollore, me një orë mësimi në javë që zgjat nga 15 deri në 25 minuta në varësi të grup-moshës./BTA

Continue Reading

Aktualitet

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se janë regjistruar tri raste të dhunës në familje. Rastete janë regjistruar në qytetet Shtërpcë, Pejë dhe Skenderaj.

Në qytetin e Shtërpcës, policia ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

Lidhur me këtë rast, policia bën të ditur se “me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në Pejë rreth orës 20:20, ku burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një burri tjetër.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka njoftuar se “i dyshuari ndodhet në kërkim policor” dhe se hetimet po vazhdojnë për lokalizimin e tij.

Rasti i tretë ka ndodhur në Skenderaj, ku një person është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Pas marrjes në pyetje të palëve të përfshira, “me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

 

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve

Published

on

By

Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

lajme

Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.

I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria

Published

on

By

Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.

Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.

Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.

Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.

Continue Reading

Të kërkuara