Sport

​Brazili përjashton Antonyn pas akuzave për ushtrim dhune ndaj ish-të dashurës

Ai mohoi të ketë sulmuar fizikisht ish-të dashurën e tij, Gabriela Cavallin.

Published

on

Anësori i Manchester United, Antony Matheus dos Santos, është përjashtuar nga ekipi kombëtar i futbollit të Brazilit për kualifikueset e ardhshme të Kupës së Botës, pas akuzave për sulm të bëra kundër tij nga ish-e dashura.

Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) lëshoi një deklaratë ku thuhet se Antony ishte përjashtuar me qëllimin për të ruajtur viktimën e supozuar, lojtarin, ekipin brazilian dhe vetë konfederatën”.

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus do të zëvendësojë Antonin në ekipin kombëtar për ndeshjet kundër Bolivisë më 8 shtator dhe kundër Perusë më 12 shtator.

Antony, 23 vjeç, mohoi të ketë sulmuar fizikisht ish-të dashurën e tij, Gabriela Cavallin, duke deklaruar se ai ishte viktimë e akuzave të rreme.

Sport

Real Madridi reagon pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë

Published

on

By

Klubi spanjoll Real Madrid ka reaguar përmes një deklarate zyrtare pas aksidentit tragjik hekurudhor në provincën e Toledos, në Spanjë, ku raportohet për viktima dhe persona të lënduar.

Përmes komunikatës, klubi madrilen ka shprehur tronditjen e thellë për ngjarjen, duke përcjellë ngushëllime për familjarët e viktimave dhe mesazhe solidariteti për të gjithë personat e prekur.

“Real Madrid CF dëshiron të shprehë tronditjen e tij më të thellë për aksidentin tragjik hekurudhor që ndodhi në provincën e Toledos”, thuhet në deklaratën e klubit.

Gjiganti spanjoll ka shprehur gjithashtu mbështetjen për personat e lënduar, duke u solidarizuar me familjet që po përballen me pasojat e kësaj tragjedie.

Në reagimin e tij, Real Madridi ka vlerësuar angazhimin e ekipeve të emergjencës dhe të personelit të përfshirë në operacionet e shpëtimit.

Klubi mbretëror ka ritheksuar se qëndron pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë të prekurve në këto momente të vështira.

D.L

Continue Reading

Sport

Meriton Korenica ishte në radarin e Al-Nassr, mund të bëhej bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos

Published

on

By

Futbollisti i Kosovës, Meriton Korenica, ishte pranë mundësisë për të luajtur në të njëjtën skuadër me Cristiano Ronaldon, pasi gjatë afatit kalimtar të verës kishte tërhequr interesimin e klubit saudit Al-Nassr.

Këtë e ka zbuluar menaxheri i tij, Armend Nexhipi, i cili në një intervistë për Digi Sport ka bërë të ditur se për mesfushorin kosovar kishte interesim nga disa klube evropiane, por edhe nga Azia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pati interesim nga klube të Bundesligës 2, Çorumi dhe Konyaspori nga Turqia, Al-Nassr, FC Tokyo, Craiova dhe së fundmi FCSB”, ka deklaruar Nexhipi.

Në mesin e skuadrave të interesuara ishin edhe Monza, që në atë periudhë garonte në Serie A, si dhe DC United nga kampionati amerikan.

Megjithatë, transferimi i Korenicës ishte penguar fillimisht nga kërkesat financiare të CFR Clujit, klub që kishte vendosur një çmim prej dy milionë eurosh për kartonin e futbollistit kosovar.

Sipas menaxherit, kjo shumë kishte ndikuar në ecurinë e negociatave, ndërsa vështirësitë financiare të klubit rumun krijuan mundësinë që në fund të arrihej marrëveshja me FCSB-në.

“Këtë verë mora shumë oferta, si nga Monza, ashtu edhe nga DC United. Herën e parë, Cluji kërkoi dy milionë euro. Kjo ishte ndoshta arsyeja pse transferimi nuk u realizua më herët”, ka theksuar Nexhipi.

Korenica përfundimisht iu bashkua FCSB-së, ku deri më tani ka regjistruar një gol në gjashtë paraqitje.

Menaxheri i tij ka shprehur besimin se mesfushori kosovar mund të luajë rol të rëndësishëm në përpjekjet e skuadrës rumune për të rikthyer titullin kampion dhe për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

D.L

Continue Reading

Sport

Barcelona gjobitet për kontaktet me Julian Alvarezin, refuzon të paguajë dënimin

Published

on

By

Barcelona është gjobitur me 602 euro nga Federata Spanjolle e Futbollit për shkak të kontakteve të pretenduara me sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, i cili është nën kontratë me Atletico Madridin.

Sipas vendimit të Federatës, klubi katalanas ka shkelur rregulloren duke kontaktuar futbollistin pa respektuar procedurat e përcaktuara për lojtarët që kanë kontratë aktive me klube të tjera.

Megjithatë, Barcelona nuk e ka pranuar këtë vendim dhe ka refuzuar të paguajë gjobën, duke pretenduar se nuk ka kryer asnjë shkelje.

Sipas gazetës spanjolle Marca, drejtuesit e Barcelonës e konsiderojnë shumën e gjobës “qesharake” dhe kanë vendosur ta apelojnë vendimin e Federatës Spanjolle të Futbollit.

Kjo çështje ka nisur pas ankesës së paraqitur nga Atletico Madridi në muajin korrik, lidhur me interesimin e Barcelonës për sulmuesin argjentinas.

Mbetet të shihet nëse apelimi i klubit katalanas do të sjellë ndryshimin ose anulimin e vendimit.

D.L

Continue Reading

Sport

Xhaka dhe Embolo rikthehen te Zvicra, mesfushori shqiptar mbetet kapiten

Published

on

By

Granit Xhaka dhe Breel Embolo pritet të rikthehen në radhët e Kombëtares së Zvicrës gjatë muajit nëntor, pasi Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ka vendosur t’i japë fund pezullimit të tyre lidhur me çështjen e certifikatave të falsifikuara të COVID-19.

Federata njoftoi të martën se, pas shqyrtimit të plotë të të dy rasteve, nuk ekzistojnë më pengesa për rikthimin e futbollistëve në ekipin kombëtar.

Xhaka dhe Embolo kishin munguar në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve gjatë muajve shtator dhe tetor, si pasojë e pezullimit.

“SFV i ka shqyrtuar tërësisht të dy rastet dhe ka arritur në përfundimin se rikthimi i lojtarëve është i arsyeshëm, pas përfundimit të procedurave ligjore dhe duke marrë parasysh pasojat sportive, përkatësisht mungesën në katër ndeshje ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e federatës.

Drejtori i Kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami, ka sqaruar se vendimi është marrë duke vlerësuar rrethanat individuale të secilit futbollist, përfundimin e procedurave ligjore dhe pasojat sportive të pezullimit.

Një tjetër vendim i rëndësishëm lidhet me Granit Xhakën, i cili do të vazhdojë ta mbajë shiritin e kapitenit të Zvicrës.

Sipas federatës, përzgjedhësi, stafi teknik dhe këshilli i lojtarëve kanë vendosur njëzëri që mesfushori shqiptar të vazhdojë të udhëheqë ekipin kombëtar.

Me këtë vendim, Zvicra pritet të ketë sërish në dispozicion dy futbollistët e saj të rëndësishëm për ndeshjet ndërkombëtare të muajit nëntor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara