Aktualitet

​Bordi i ri i AKP-së vazhdon të marrë paga të majme, sikur bordi i shkarkuar

Published

on

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, gjatë shqyrtimit të raportit vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020, është konfirmuar se bordin i ri i AKP-së ende vazhdon të ketë shpenzime të larta, rreth 20 mijë euro për një mbledhje.

Kryesuesi i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci ka konfirmuar se Rregullorja për pagesat e anëtarëve të Bordit mbetet në fuqi.

Mikullovci duke iu përgjigjur deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se më 27 shtator në mbledhjen e Bordit do të shqyrtohet Rregullorja për pagesat e bordit të AKP-së. Ai tha se ky bord ka mbajtur deri tash dy mbledhje.

Deputeti Hoti theksoi se derisa vazhdon të jetë në fuqi rregullorja për kompensimin e anëtarëve të Bordit me paga të larta, shihet se nuk ka pasur bazë urgjenca e Qeverisë Kurti për shkarkimin e Bordit të AKP në fillim të mandatit.

“Urgjenca e ndërrimit të bordit nuk ka pasur bazë nga Qeveria Kurti, derisa prapë mbetet në fuqi Rregullorja për pagesat e mbledhjeve të Bordit në AKP deri 20 mijë euro. Bordit i AKP-së është emëruar rreth dy muaj më parë nga Kuvendi i Kosovës me emra të propozuar nga Qeveria e Kosovës”, deklaroi ai.

Gjatë raportimit, drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj theksoi se AKP më 2020 ka shpenzuar rreth 7 milionë euro, prej tyre mbi 5 milionë vetëm për paga dhe mëditje.

Tolaj duke iu përgjigjur kryetarit të Komisionit Armend Muja për proceset e arbitrazhit, tha se AKP ani se këto ditë ka fituar një rast në arbitrazh, megjithatë në proces gjyqësor ndërkombëtar, AKP mbetet me Sharrcem.

“Jemi në pritje të vendimit të arbitrazhit në favor të AKP për rastin e Sharrcemit, presim që ta fitojmë edhe këtë të drejtë sikur në rastin kompanisë së Goleshit. Prej kësaj të fundit kemi qenë të rrezikuar t’i humbasim miliona euro, por që nuk ka ndodhur”, tha ai.

Ndërsa, në këtë mbledhje nuk u votua raporti financiar për vitin 2020 në AKP pasi nuk pati kuorum.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara