Lajmet

​Blinken i shqetësuar pas deklaratave të Xi: Planet e Kinës për të aneksuar Tajvanin po lëvizin me shpejtësi

Komentet e Blinken erdhën fill pas deklaratave të bëra nga Xi Jingpin në Kongresinë e partisë së Kinës.

Published

on

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se Kina po vijon me planet për të aneksuar Taivanin në një afat kohor të shpejtë, ndërsa paralajmëroi përçarje globale nëse një gjë e tillë do të ndodhte.

Në një bisedë me ish-sekretaren e shtetit Condoleezza Rice në Universitetin e Stanfordit, Blinken deklaroi se paqja dhe stabiliteti midis Kinës dhe Tajvanit ishin ruajtur me sukses për dekada, por Pekini kishte ndryshuar qasjen e tij.

“Në vend që të qëndrojë me status quo-në që u krijua në një mënyrë pozitive, Pekini ka marrë një vendim thelbësor që status quo-ja nuk është më e pranueshme dhe Pekini është i vendosur të ndjekë ribashkimin në një afat kohor shumë më të shpejtë. Nëse mjetet paqësore nuk do të funksiononin, atëherë do të përdornin mjete shtrënguese, dhe ndoshta nëse mjetet shtrënguese nuk funksionojnë, atëherë ndoshta mjete të forta për të arritur objektivin e tyre. Kjo është ajo që po prish thellësisht status quo-në dhe po krijon tensione të jashtëzakonshme”, tha Blinken.

Komentet e Blinken erdhën fill pas deklaratave të bëra nga Xi Jingpin në Kongresinë e partisë së Kinës, ku bëri të qarta planet e tij për Tajvanin./RTSh

Lajmet

Ambasada amerikane: Familjet e të zhdukurve meritojnë informacion të plotë për fatin e më të dashurve të tyre

Published

on

By

E ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, bëri homazhe te memoriali kushtuar personave të zhdukur.

Ambasada amerikane është e përkushtuar të mbështesë të vërtetën, drejtësinë dhe përpjekjet për pajtim”, thuhet në postimin e ambasadës.

Më tutje, ambasada thekson se familjet meritojnë informacion të plotë për fatin e më të dashurve të tyre.

Continue Reading

Lajmet

Pesë të lënduar në aksidentin mes pesë veturave në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Published

on

By

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Mes tyre ishte e përfshirë edhe një veturë e Policisë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete ( prej tyre një automjet i policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Continue Reading

Lajmet

Narkotikë të konfiskuar në Suharekë, një person arrestohet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, gjatë kontrollit të një veture kanë gjetur substanca narkotike.

Gjatë kontrollit në veturën e një të dyshuari, shtetas i Kosovës, janë konfiskuar dy pako rizlla, një mulli për bluarje (grinder) dhe një qese plastike që përmbante substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 6.91 gram.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një person

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në fshatin Vogovë të Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi.

Sipas njoftimit, një shtetas i Shqipërisë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka shkaktuar vetaksident. Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vend, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Në aksident janë lënduar edhe tre pasagjerë, shtetas të Shqipërisë, të cilët po trajtohen në spitalin e Gjakovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Të kërkuara