Aktualitet

​Bislimi përsërit: Kur morëm detyrën s’kemi gjetur dokumente për dialogun

Published

on

Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë po raporton zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, lidhur me vizitën në Bruksel.

Ky i fundit ka thënë para anëtarëve të komisionit se për vizitën në Bruksel u ka dërguar raport me shkrim krerëve të shtetit, kryetarëve të partive dhe atyre të komisioneve përkatëse. Por një të të tillë e kanë mohuar anëtarët e PDK-së.

Ariana Musliu-Shoshi nga kjo parti ka theksuar se deri më tani po thuhet se nuk ka pasur dialog në Bruksel, por ata të cilët janë takuar atje, kanë shkruar ndryshe.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se nuk ka pasur dialog vetëm se ekipi ka pasur nevojë të informohet se çfarë ka ndodhur pasi nuk kanë gjetur asnjë dokument.

“Nuk ka pasur dialog, por ka pasur nevojë që ekipi ynë të informohet se çfarë ka ndodhur. Ne kemi gjetur zero dokumente për dialogun pasi e kemi formuar qeverinë e re. Kemi grumbulluar dokumente të cilat kanë qenë sporadike. Kam provuar të takojë edhe Edita Tahirin, e cila ka mohuar se çështja është e ndjeshme. Është obligim që të barten informatat. Kur e kemi takuar Skender Hysenin ka thënë se kanë përgatitur një dosje. Në këtë dokument nuk ka asgjë konkrete, përveçse takimi është shumë i mirë, jemi nisur në këtë kohë. Por nuk ka pasur substancë”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka shtuar se Lajçak ka qenë i gatshëm që të dorëzojë të gjitha dokumentet që ka, ku me të njëjtin ka pasur dy takime.

Kryetari i komisionit, Haki Abazi ka insistuar të dijë në lidhje me atë se a është përmendur Asociacioni i komunave serbe nga Ana Maria Boura, dhe a është pranuar nga paraardhësit.

“Nuk ka dhënë opinion të veta. Nuk ka folur as për kompetenca, Asociacioni është shpjeguar nga një nga zyrtarët e Lajçak”, ka shtuar ai.

Anëtari i komisionit, Xhavit Haliti tha se nuk e ka të qartë cilësinë e Besnik Bislimit për dialog.

Lajmet

Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu pret në takim kryetarin e KQZ-së

Published

on

By

Pas skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit, Kosova po përgatitet zyrtarisht për zgjedhje të parakohshme. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka nisur sot konsultimet me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin, për të koordinuar procesin elektoral që pritet të mbahet së shpejti.

Takimi ka nisur nën interesin e lartë të mediave, të cilat u lejuan të marrin pamje vetëm në nisje të bisedimeve. Ky zhvillim vjen menjëherë pas dështimit të djeshëm (28 prill) për të zgjedhur presidentin e ri, datë kjo që shënonte edhe afatin e fundit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Situata është rezultat i mungesës së një marrëveshjeje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe partive opozitare.

Pa një konsensus për emrin e presidentit, vendi mbetet pa udhëheqës të rregullt, duke e çuar automatikisht popullin sërish drejt kutive të votimit. /Ekonomia online/

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalja e Champions League: Atletico Madrid pret Arsenalin në orën 21:00

Published

on

By

Sonte në orën 21:00, Madridi do të jetë qendra e futbollit evropian, ku Atletico Madrid do të kërkojë finalen e madhe të Champions League në një përballje jetike kundër Arsenalit.

Si e vetmja skuadër spanjolle që ka arritur deri në këtë fazë, “Colchoneros” mbajnë mbi supe peshën e një kombi të tërë, duke u mbështetur te një seri mbresëlënëse fitoresh dhe te një mbrojtje e çeliktë.

Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur dhe me një atmosferë elektrizuese, ku tifozët do të jenë “lojtari i 12-të” për të ndalur hovin e “Topçinjve” të Londrës.

Kjo gjysmëfinale premton një luftë të vërtetë taktike dhe emocionale, ku pasioni madrilen do të ndeshet me ambicien e madhe angleze për lavdi.

Continue Reading

Lajmet

Pejë: Humb jetën një 43-vjeçar në vendin e punës

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një punëtor i moshës 43-vjeçare ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Rastin për UBTnews e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se viktima ishte dërguar me lëndime në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Sipas Policisë, në vendngjarje kanë dalë menjëherë të gjitha njësitë relevante për të nisur hetimet rreth rrethanave të këtij aksidenti fatal në punëtori. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë vdekje tragjike.

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Japonia synojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe trajnime të përbashkëta

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki, me të cilin ka diskutuar për avancimin e raporteve dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

Gjatë takimit u vu theksi te mbështetja e projekteve konkrete dhe zhvillimi i trajnimeve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë. Ministri Maqedonci dhe diplomati japonez nënvizuan se intensifikimi i vizitave të nivelit të lartë do të jetë një instrument kyç për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Maqedonci shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën ndër vite, duke konfirmuar përkushtimin për një partneritet të qëndrueshëm të bazuar në besim dhe vlera të përbashkëta.

Continue Reading

Të kërkuara