Sport

​Besart Berisha transferohet te Prishtina

Published

on

Kampioni i Superligës së Kosovës Prishtina ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit me përvojë të madhe Besart Berisha.

Berisha gjatë karrierës së tij ishte futbollist në disa nga ligat më të mëdha si ajo e Gjermanisë, Norvegjisë, Danimarkës, Anglisë dhe Japonisë.

Po ashtu, sulmuesi 36-vjeçar ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, me të cilën kishte bërë 17 paraqitje duke regjistruar vetëm një gol, para se t’i bashkohej Kombëtares së Kosovës, tek e cila debutimin e bëri më 24 mars 2017.

“Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardh-e-kaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë. Mirë se vjen Besart Berisha”, shkruan në profilin zyrtarë të Prishtinës në Facebook.

Sport

Drita – Prishtina, super-derbi kosovar do të luhet sot

Published

on

Superliga e futbollit kosovar do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 29-të. Padyshim, dueli kryesor i ditës, por edhe i krejt kësaj xhiroje do të jetë ai mes Dritës dhe Prishtinës.

Gjilanasit vijnë nga gabimi kundër Malishevës, me ç’rast distanca me Ballkanin u ngushtua në 10 pikë, Prandaj, “Intelektualët” kanë nevojë për fitore në shtëpi për ta ruajtur këtë diferencë dhe për të qenë kështu më të qetë.

Kryeqytetasit e mposhtën në mesjavën e kaluar Dritën në Kupën e Kosovës, ndërsa vazhduan më pas me një tjetër performancë spektakolare kundër Suharekës në Superligë, për ta konfirmuar këndelljen me trajnerin e ri, Arsim Thaqi.

Për këtë, dueli i sotëm mes rivalëve të moçëm pritet të jetë “i zjarrtë”.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të ditës, Ballkani do ta ketë të obligueshme fitoren ndaj Gjilanit në shtëpi dhe të shpresojë më pas në një gabim eventual të lideres Drita, me shpresën që ta ngushtojë disavantazhin në pikë.

Dy ndeshjet e sotme të Superligës do të nisin prej orës 15:00.

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Van Dijk nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Published

on

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka përkushtuar të ardhmen e tij në klub duke nënshkruar një kontratë të re që do ta shohë atë të qëndrojë në Anfield përtej sezonit 2024/25.

Pas Mohamed Salah, Reds kanë rinovuar kontratën edhe me yllin tjetër të skuadrës, Van Dijk.

Njoftimi i Liverpoolit ka ardhur me anë të faqes zyrtare, ku ka njoftuar se mbrojtësi holandez ka nënshkruar edhe për dy vite tjera.

“Virgil van Dijk ka nënshkruar sot një kontratë të re me Liverpool FC për të zgjatur kohën e tij me klubin përtej sezonit 2024-25”.

Kjo marrëveshje e re zgjat mandatin e mbrojtësit holandez me Reds, duke shënuar gati shtatë vjet e gjysmë që nga ardhja e tij në janar 2018.

Që kur u bashkua nga Southampton, Van Dijk e ka vendosur veten si një nga mbrojtësit më të mirë në botë, duke kontribuar në shtatë trofe të mëdhenj, duke përfshirë Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe dy Kupa të Ligës.

Me 314 paraqitje dhe 27 gola, Van Dijk vazhdon të jetë një figurë kryesore në skuadër.

Continue Reading

Sport

Diant Ramaj denoncohet në polici, e goditi kundërshtarin gjatë derbit në Danimarkë

Published

on

Diant Ramaj, po përballet me një problem në shtetin e Danimarkës.

Portieri shqiptar është denoncuar në polici, pas goditi me kokë lojtarin kundërshtar, në fundin e ndeshjes mes Copenhagenit dhe Brondbyt.

Ky rast është denoncuar si dhunë në Policinë e Kopenhagës ai rrezikon burgim deri në 20 ditë.

Perndryshe, 23-vjeçari vjen nga qyteti i Gjakovës.

Prindërit e tij emigruan në Gjermani, kurse Dianti nisi karrierën futbollistike, ai ende nuk ka vendosur se cilin shtet ta përfaqësojë në të ardhmen dhe është mes Kosovës, Shqipërisë e Gjermanisë.

Continue Reading

Sport

Carlo Ancelotti pas eliminimit nga Championsi: “Ne jemi ende në garë për tituj”

Published

on

By

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, ka komentuar eliminimin e skuadrës nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Pas humbjes 2:1 ndaj Arsenalit në “Santiago Bernabeu”, Reali nuk arriti të përmbysë disavantazhin prej tre golave të grumbulluar në ndeshjen e parë, duke përfunduar me rezultat total 5:1 për Arsenalin.

“Ekipi u mundua, por nuk arritëm të realizonim një kthesë. Arsenal kaloi përpara me plot merita. Futbolli ka dy anë: atë të lumturisë që e kemi shijuar viteve të fundit, dhe atë të trishtimit që po e përjetojmë tani,” u shpreh Ancelotti pas ndeshjes.

Një pyetje që iu drejtuar trajnerit ishte lidhur me të ardhmen e tij te Real Madrid.

“Jemi ende në garë për të fituar La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Kupën e Botës për Klube. Nuk mund të flas tani nëse do të drejtoj Realin në Kupën e Botës. Nëse klubi vendos të më zëvendësojë, nuk kam asnjë problem. Do ta falënderoj për mundësinë. Nuk e di dhe as nuk dua ta di,” tha Ancelotti.

Continue Reading

Të kërkuara