Sport

Ronaldo i dhuron fanellën rojes së sigurisë të cilën e goditi pa dashje me top

Published

on

Topi humbi kontrollin dhe goditi rojen e sigurisë që ishte pranë fushës. Ronaldo menjëherë iu afrua asaj, duke dashur të kontrollonte nëse gjithçka ishte në rregull, dhe i dha asaj fanellën pas lojës.

Futbollisti i klubit anglez Manchester United, Cristiano Ronaldo, i dhuroi fanellën e tij rojes së sigurisë, e cila u godit aksidentalisht nga një top gjatë nxehjes para ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve të UEFA-së, ku më pas i ra të fikët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve të UEFA-së filloi me ndeshjet e mbrëmshme mes Sevilla-Salzburg dhe Young Boys-Manchester United.

“Djajtë e Kuq” u mundën nga Young Boys me rezultat 2:1 pasi pësuan një gol në minutat shtesë, por ndeshja mes dy klubeve u shënua nga një situatë e pazakontë para fillimit të ndeshjes, pra gjatë nxehjes së lojtarëve.

Pas një goditjeje të Ronaldos, topi humbi kontrollin dhe goditi rojen e sigurisë që ishte pranë fushës. Ronaldo menjëherë iu afrua asaj duke dashur të sigurohej që gjithçka ishte në rregull. Roja e sigurisë humbi vetëdijen për një kohë të shkurtër, por për fat nuk pati pasoja të mëdha.

Pas lojës, Ronaldo iu afrua sërish rojes së sigurisë, i kërkoi falje edhe një herë dhe i dha asaj fanellën e tij. Ajo më vonë pozoi një fotografi me fanellën e tij dhe e ndau postimin në mediat sociale.

Continue Reading

Sport

Kosova nis pa medalje garën në Grand Prix të xhudos

Published

on

By

Në Qingdao të Kinës ka nisur të premten Grand Prix i xhudos, ku në ditën e parë u paraqitën tri xhudiste nga Kosova, por pa arritur të sigurojnë vazhdim në garë për medalje.

Në kategorinë deri në 48 kilogramë, Erza Muminoviq e nisi mirë garën duke e fituar luftën e parë ndaj Su Yon Jon nga Koreja e Veriut, por u ndal në xhiron e dytë pas humbjes ndaj kinezes Wenna Zhuang.

Fatjona Kasapi u eliminua në luftën e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi u mposht nga bartësja e parë, gjermanja Mascha Ballhaus.

Ndërkohë, edhe Flaka Loxha u ndal që në përballjen e parë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke pësuar nga Maysa Pardayeva e Turkmenistanit.

Të shtunën në garë për Kosovën do të zbresin Laura Fazliu dhe Dardan Cena.

D.L

Continue Reading

Sport

Holanda fiton bindshëm, Tunizia eliminohet pa pikë

Published

on

By

Holanda ka regjistruar një fitore të sigurt 3:1 ndaj Tunizisë në Kansas City, duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë të Grupit F me shtatë pikë.

Ndeshja nisi furishëm për holandezët, të cilët kaluan në epërsi që në minutën e tretë pas një autogoli të Ellyes Skhirit. Vetëm katër minuta më vonë, Brian Brobbey dyfishoi avantazhin, duke e çuar rezultatin në 2:0.

Tunizia u rikthye në lojë në minutën e 54-t me golin e Hazem Mastourit, por Holanda reagoi shpejt. Në minutën e 62-të, Jan Paul van Hecke vulosi fitoren me golin për 3:1.

Me këtë disfatë, Tunizia i humbi të tre ndeshjet e grupit dhe i jep fund paraqitjes në turne.

D.L

Continue Reading

Sport

Japonia pa humbje, Suedia kalon si e treta

Published

on

By

Japonia dhe Suedia kanë siguruar kualifikimin në fazën e nokautit të Kupës së Botës, pasi barazuan 1:1 në ndeshjen e fundit të Grupit F.

Takimi, i zhvilluar të premten në Arlington para rreth 70 mijë shikuesve, ishte vendimtar për renditjen përfundimtare të grupit. Japonia kaloi në epërsi në minutën e 56-të me golin e Daizen Maedës, ndërsa Suedia reagoi shpejt dhe barazoi gjashtë minuta më vonë, kur Anthony Elanga realizoi për 1:1.

Japonia e mbylli fazën e grupeve pa humbje, duke grumbulluar pesë pikë dhe duke siguruar vendin e dytë në grup. Ndërkohë, Suedia, që në kualifikime kishte përfunduar pas Kosovës, avancoi nga pozita e tretë me katër pikë.

Në fazën e nokautit kualifikohen tetë përfaqësueset më të mira të vendeve të treta nga 12 grupet e turneut, ndërsa Suedia ishte njëra prej tyre.

Për Japoninë, ky është kualifikimi i tretë radhazi nga faza e grupeve dhe i pesti në shtatë pjesëmarrje në Kupën e Botës.

Edhe Suedia vazhdon serinë pozitive, pasi ka kaluar fazën e grupeve në secilin prej katër edicioneve të fundit në të cilat është kualifikuar.

D.L

Foto: aljazeera

Continue Reading

Sport

Fitorja ndaj SHBA-së nuk i mjaftoi Turqisë për kualifikim

Published

on

By

Turqia e mbylli me fitore paraqitjen në Kupën e Botës, por suksesi 3:2 ndaj SHBA-së nuk mjaftoi për të siguruar një vend në fazën e nokautit.

Në ndeshjen e zhvilluar në Inglewood, të premten në mëngjes sipas kohës së Kosovës, turqit triumfuan falë një goli dramatik të Kaan Ayhan në minutën e 98-të. Megjithatë, dy humbjet e mëparshme ndaj Australisë dhe Paraguait rezultuan fatale për ekipin turk, që e mbylli garën në vendin e fundit të Grupit D me tri pikë.

SHBA-ja, pavarësisht humbjes, e ruajti pozitën e parë në grup me gjashtë pikë dhe avancoi në fazën tjetër. Australia u rendit e dyta me katër pikë, ndërsa Paraguai përfundoi i treti, gjithashtu me katër pikë, dhe pritet të sigurojë kalimin tutje si një nga ekipet më të mira të vendeve të treta.

Për Turqinë shënuan Arda Güler në minutën e 10-të, Burak Yılmaz në të 31-tën dhe Kaan Ayhan në minutën e 98-të. Për SHBA-në realizuan Auston Trusty në minutën e tretë dhe Sebastian Berhalter në minutën e 49-të.

Amerikanët, të cilët e kishin siguruar më herët kualifikimin, u paraqitën me një formacion të ndryshuar, duke aktivizuar nëntë lojtarë të rinj nga minuta e parë.

Turqia kishte udhëtuar drejt SHBA-së me pritshmëri të larta, pasi në plejof kishte eliminuar Kosovën, por dështimet në dy ndeshjet e para ia pamundësuan vazhdimin e garës.

Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Australia dhe Paraguai barazuan 0:0.

D.L

Foto:.theguardian

Continue Reading

Të kërkuara