Lajmet

​BE thërret Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet

Stano ka përsëritur thirrjen për Kosovën dhe Serbinë që të ulin tensionin urgjentisht.

Published

on

Bashkimi Evropian pas rrëmbimit të tre policëve nga Serbia, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos bëjnë asnjë veprim që mund të nxisë më tej situatën tashmë shumë të tensionuar.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka përsëritur thirrjen për Kosovën dhe Serbinë që të ulin tensionin urgjentisht.

“Jemi në dijeni për arrestimin e policeve të Kosovës nga autoritetet serbe. Jemi në kontakt me të dyja palët dhe me KFOR-in për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Pra, kjo është ajo që është shumë e rëndësishme të kemi në tavolinë, sqarimi i asaj që ndodhi dhe si ndodhi, dhe deri atëherë, ne po u bëjmë thirrje të dyja palëve të mos bëjnë asgjë, asnjë veprim apo reagim që mund të nxisë më tej situatën tashmë shumë të tensionuar, dhe përsërisim thirrjen tonë për të dyja palët për të ulur tensionin shpejt, urgjentisht dhe në mënyrë kuptimplotë”, tha ai.

Stano ka shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë ftuar për javën e ardhshme në Bruksel.

“Gjithmonë në kontaktet e përfaqësuesve më të lartë, homologët e tij në këtë kontekst specifik, janë liderët nga të dyja palët, domethënë kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq”, ka thënë ai.

Lajmet

​Barduani takon Sorensen, Orav e Barbano në selinë e KFOR-it

Published

on

By

Kreu i KFOR-it gjeneral major Enrico Barduani, priti sot në takim emisarin special të BE-së për dialogun Peter Sorensen, përfaqësuesin special të BE-së për Kosovën, Aivo Orav dhe shefin e EULEX-it Giovanni Pietro Barbano.

Në takim u diskutua mbi zhvillimet më të fundit mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovë dhe Serbisë, raporton KosovaPress.

Gjenerali Barduani nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me institucionet evropiane në Kosovë dhe midis partnerëve ndërkombëtarë të angazhuar në stabilitetin rajonal, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Vizita dëshmon angazhimin e përbashkët të NATO-s dhe BE-së për paqe të qëndrueshme, dialog rajonal dhe një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Lëngu i panxharit ul tensionin e gjakut tek të moshuarit, ja çfarë thotë studimi i ri

Published

on

Lëngu i panxharit njihet për aftësinë e tij për të ulur në mënyrë natyrale tensionin e gjakut, falë përmbajtjes së lartë të nitrateve.

Një studim nga Universiteti i Exeter përforcon përfitimet për të moshuarit. Sipas gjetjeve, efekti pozitiv i këtij lëngu lidhet me ndryshime specifike në mikrobiomën orale të të moshuarve. Studimi, i botuar në Free Radical Biology and Medicine, krahasoi dy grupmosha: 39 të rritur nën moshën 30 vjeç dhe 36 të rritur të moshës 60–70 vjeç.

Pjesëmarrësit konsumuan dy herë në ditë për dy javë një koncentrat lëngu panxhari të pasur me nitrate. Për dy javë të tjera morën suplement placebo pa nitrate, me një periudhë “pastrimi” prej dy javësh ndërmjet tyre.

Rezultatet treguan se konsumi i lëngut të panxharit solli një ulje të ndjeshme të presionit të gjakut vetëm tek grupi i të moshuarve.

Në të dy grupmoshat u vunë re ndryshime në mikrobiomën orale, por modelet ishin të ndryshme. Tek të moshuarit u vu re rënie e baktereve të gjinisë Prevotella dhe një rritje e baktereve të dobishme si Neisseria, të cilat lidhen me shëndet më të mirë oral dhe kardiovaskular.

Profesoresha Dr. Anni Vanhatalo, e cila udhëhoqi studimin, shpjegon: “E dimë që njerëzit e moshuar prodhojnë më pak oksid nitrik me kalimin e moshës dhe kanë tendencë të kenë presion më të lartë të gjakut, faktorë të lidhur me ndërlikime kardiovaskulare si goditja në tru dhe infarkti. Përmirësimi i dietës së tyre me perime të pasura me nitrate mund të jetë shumë i dobishëm në planin afatgjatë.”

Ajo shton, “nëse dikush nuk është i dhënë pas panxharit, mund të zgjedhë burime tjera të pasura me nitrate, si spinaqi, rukola, kopra, selinoja dhe lakra.”

Bashkautori i studimit, Profesor Dr. Andy Jones, thekson: “Hulumtimi tregon se nitratet dietike ndikojnë në mikrobiomën orale në mënyrë që mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe tensionit të gjakut tek të moshuarit. Këto gjetje hapin rrugën për studime të ardhshme më të mëdha që do të shqyrtojnë ndikimin e stilit të jetesës dhe gjinisë në reagimin ndaj suplementeve me nitrate.”

Studimi thekson edhe një herë rëndësinë e ushqyerjes si mjet parandalues, sidomos në moshat e vjetra, duke treguar se edhe ndërhyrjet e vogla ditore mund të sjellin përfitime të mëdha për shëndetin.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

​Bullgaria dërgon një kontingjent ushtarak në KFOR

Published

on

Një kontingjent prej 97 ushtarakësh u dërgua përmes një ceremoni zyrtare para Bashkisë së Shumenit për të marrë pjesë në misionin KFOR në Kosovë.

Në ceremoni morën pjesë zëvendësshefi i Mbrojtjes gjenerallejtënant Mikhail Popov, admirali i Flotës Galin Manev, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta, gjeneral brigade Plamen Yordanov, zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore, guvernatorja e rajonit Shumen Katya Ivanova, kryetarja e Këshillit Bashkiak Shumen Asya Asparuhova dhe zëvendëskryetari i Bashkisë Shumen, Nikolay Kolev.

“E di që shumica prej jush keni marrë pjesë në misione. Misionet nuk janë të njëjta. Çdo javë dhe çdo ditë është e ndryshme. Situata në Kosovë është aktualisht e qëndrueshme, por mund të ndryshojë ndjeshëm brenda disa orësh. Prandaj, jini të përgatitur të reagoni në mënyrë adekuate. Ndiqni procedurat standarde të operimit dhe urdhrat e komandantëve tuaj”, theksoi Popov.

“Jam i sigurt se përvoja dhe përgatitja juaj do t’ju lejojnë të performoni në një nivel të lartë. Gjithmonë mbani një mendim në kokën tuaj në Kosovë ju nuk përfaqësoni Batalionin e 29-të të Mekanizuar, ju nuk përfaqësoni Forcat Tokësore. Para aleatëve tanë ju përfaqësoni Ushtrinë Bullgare, dhe para popullsisë lokale dhe autoriteteve lokale, ju jeni përfaqësues të NATO-s”, theksoi Popov.

Kolev i dhuroi kontingjentit një ikonë të Shën Gjergjit Fitimtar dhe iu drejtua ushtarakëve me fjalët: “Kur një ushtar bullgar del përtej kufijve të Bullgarisë, kjo gjithmonë shoqërohet me një mision dhe detyrë të përgjegjshme ndaj atdheut.

“Sot po ju dërgojmë ju, ushtarakët e kompanisë së manovrimit të batalionit të 29-të të mekanizuar, dhe të gjithë besojmë në përgatitjen, profesionalizmin dhe disiplinën tuaj të mirë”, tha ai.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas në Gjirokastër për kultivim të bimëve narkotike

Published

on

By

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër goditën një tjetër rast të kultivimit/prodhimit të narkotikëve.

Policia e Shtetit ka arrestuar sot shtetasin e inicialet M.M. në Lazarat të Gjirokastër dhe ka sekuestruar në banesën e tij një sasi narkotikësh, raporton KosovaPress.

Gjatë kontrolleve, në oborrin e banesës së këtij shtetasi, u gjetën të kultivuara, disa bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, ndërsa në banesë iu gjetën rreth 1.4 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Të kërkuara