Aktualitet

​BE ndan 2 milionë euro për ristaurimin e objekteve historike në Janjevë

Published

on

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka ndarë 2 milionë euro për ruajtjen dhe rigjenerimin e qendrës historike të Janjevës.

Shefi i kësaj zyre, Tomash Szunyog, gjatë ceremonisë së sotme, tha se është i impresionuar nga fryma e bashkëpunimit në mes të komuniteteve të ndryshme që jetojnë bashkë në Janjevë. Tutje ai sqaroi se fondi i ndarë sot, është pjesë e Projektit “IPA 2020”.

“Kemi ardhur në Janjevë që të shohim përreth këtij vendi multi-kulturor, multi-etnik dhe me histori të veçantë. Jam i impresionuar nga kjo frymë e bashkëpunimit në mes të komuniteteve të ndryshme që jetojnë bashkë dhe po ashtu jam informuar sot me sfidat në infrastrukturë, furnizimin me ujë, me energji elektrike, çështje të sigurisë dhe të tjera. Jam i bindur që së bashku, komuniteti ndërkombëtar, qeveria, komuniteti lokal mund të shpëtojnë këtë vend, sepse është kontribut për një vend multikulturor. Ne si Bashkim Evropian do të vazhdojmë të financojmë dhe përkrahim projektin e fokusuar në trashëgiminë kulturore. Planifikojmë të ndajmë 2 milionë euro nga program ynë për ristaurim. Ky do të jenë pjesë e Projektit IPA 2020, të cilin duhet ta diskutojmë me Qeverinë apo Parlamentin se si ta miratojmë nga ana e Kosovës”, deklaroi ai.

Vizitës së sotme në Janjevë iu bashkua edhe ambasadorja kroate në Kosovë, Daniella Barishiq, e cila së bashku me ambasadorin Szunyog dhe përfaqësues të institucioneve tjera, ndërkombëtare dhe vendore, u takuan edhe me përfaqësues të komunitetit lokal dhe vizituan disa nga objektet më domethënëse të trashëgimisë kulturore në Janjevë.

Barishiq tha se të gjithë së bashku duhet të mbrojnë vlerat dhe pasuritë e Janjevës.

“Meqë kam gati dy vite këtu, kam qenë disa herë në këtë vend dhe duhet të them se janë disa sfida, të cilat po përpiqemi t’i zgjidhim për disa vite dhe mendoj se kjo vizitë e përbashkët do të shtyjë përpara zgjidhjen e sfidave dhe problemeve në Janjevë. Siç tha kolegu im, Szunyog, mendoj se ky qytet i bukur për shumë vite ka kultivuar multikulturalitetin dhe jetën e përbashkët fetare mes komuniteteve të ndryshme në Kosovë. Nuk ka asnjë arsye që të mos vazhdohet një gjë e tillë, por sigurisht me ndihmën e të gjithë neve, posaçërisht nga fondet e BE-së dhe UNDP-së. Meqë jam nga Kroacia, më duhet t’ju tregoj diçka. Kur e përmend Janjevën në Zagreb, thonë menjëherë ah po, është nga Kosova. Pasuritë e Janjevës janë PR shumë i mirë edhe për Kosovën dhe mendoj se ne të gjithë mundemi dhe duhemi të punojmë së bashku në mënyrë që të kemi ekonomi të qëndrueshme këtu”.

Në anën tjetër, ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu, në ceremoninë e sotme tha se objektet historike dhe kulturore në Janjevë duhet të mbrohen dhe ristaurohen. Sipas tij, Janjeva duhet të jetë pjesë e një plani më të gjerë.

“Është e rëndësishme që objektet që i vizituam, të cilat përfaqësojnë elementet kulturore dhe identitetin historik të Janjevës të ruhen, të mbrohen, të ristaurohen ato shtëpi dhe elementet kulturore të Janjevës të jenë të qasshme dhe të mbijetojnë më gjatë. Duhet parë në kontekst më të gjerë. Nuk duhet parë vetëm brenda Janjevës, por duhet të shndërrohet Janjeva brenda një plani të përgjithshëm zhvillimor të turizimit. Unë besoj që me një trajtim më përfshirës hapësinor ku Janjeva do të ishte pjesë e një plani më të gjerë, do të kishim zhvillim të qëndrueshëm duke pasur parasysh edhe elementet kombëtare edhe ato të mjedisit në këtë vend”.

Falenderues për të gjitha investimet e komunitetit ndërkombëtar në Janjevë, u shpreh kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili tha se sfidat e kësaj zone janë produkt i gjendjes socio-ekonomike në Kosovë.

“Këta sfida në Janjevë janë produkt i gjendjes socio-ekonomike në Kosovë dhe normalisht me impakt të veçantë në Janjevë, për shkak të diversitetit kulturor dhe për shkak të trashëgimisë kulturore që ka qytetëza e Janjevës. Jo rastësisht komuna para dy vite bashkë me zyrën e BE-së në Kosovë është përpjekur që të kthehet në ristaurimin e objekteve që ruajnë trashëgiminë kulturore të Janjevës dhe unë përgëzoj të gjithë ata që kanë ndikuar që ky projekt të marrë formën e finalizimit”.

Vizitës së sotme në Janjevë iu bashkua edhe koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Ulrika Richardson, e cila tha se plani për ristaurim në Janjevë duhet të shoqërohet me investime në infrastrukturë, furnizim me ujë dhe menaxhim të mbeturinave.

Projekti prej 2 milionë eurosh për ruajtjen dhe rigjenerimin e qendrës historike të Janjevës, është shtesë e fondit 1.4 milion euro të ndarë nga Qeveria, me Zyrën e UNDP-së në Kosovë si partnere në implementim.

lajme

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Aktualitet

Flamur Xhafa – CTO nga kompania Behamics, ndan përvojën nga industria me studentët e Sistemeve të Informacionit

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Analiza dhe Dizajnimi i Sistemeve të Informacionit (SI)”, në Fakultetin Sistemet e Informacionit në UBT, u mbajt një ligjëratë tematike me guest speaker Flamur Xhafa, CTO nga kompania Behamics.

Gjatë ligjëratës, Xhafa ndau me studentët përvojën e tij profesionale rreth industrisë së teknologjisë, mënyrës së realizimit të projekteve reale, si dhe praktikave që përdoren në punën e përditshme në kompani. Ai theksoi rëndësinë e mendimit analitik, punës në ekip dhe komunikimit të qartë në procesin e analizës dhe dizajnimit të sistemeve, duke i lidhur konceptet e lëndës me raste konkrete.

Në fokus të veçantë ishte edhe pjesa e këshillave dhe motivimit për studentët, ku u diskutua se si të përgatiten për tregun e punës, si të ndërtojnë profilin e tyre profesional, si të angazhohen në projekte praktike dhe si të shfrytëzojnë mundësitë për të hyrë sa më herët në një ambient real pune.

Ky bashkëpunim shërben si një urë lidhëse mes studentëve dhe industrisë, duke krijuar hapësirë për mundësi praktike, rrjetëzim profesional dhe një kuptim më të qartë të kërkesave të tregut.

 

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e vitit të parë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT trajnohen në QuickBooks nga ekspert i fushës

Published

on

By

Studentët e vitit të parë, në kuadër të lëndës Hyrje në Kontabilitetin Financiar në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, nën udhëheqjen e profesorit Mic Ukaj realizuan një ligjëratë praktike mbi aplikimin e softuerëve të kontabilitetit, me ligjërues mysafir Taulant Murati, kontabilist i certifikuar me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, financave dhe auditimit.

Përmes softuerit Quickbooks, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset kryesore të përdorimit të softuerëve te kontabilitetit, duke filluar nga krijimi i politikave kontabël, regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve, evidentimi i blerjeve dhe shitjeve, e deri te reflektimi i këtyre transaksioneve në pasqyrat financiare. Ligjërata u karakterizua nga një qasje shumë interaktive, me përfshirje aktive të studentëve në përdorimin praktik të softuerit.

UBT mbetet e përkushtuar në vazhdimin e misionit të saj për të ndërthurur dijen teorike me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për të zhvilluar kompetenca profesionale që përputhen me kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Prof. Dr. Kujtim Thaçi, ka publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare shumë prestigjioze Frontiers in Immunology, e cila renditet në Q1, me Impact Factor 5.9 dhe CiteScore 10.6, si dhe është e indeksuar në Web of Science dhe Scopus.

Artikulli është realizuar në bashkëpunim me Qendrën për Imunologji dhe Sëmundje Inflamatore të Spitalit të Massachusettsit dhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit. Ky bashkëpunim shënon herën e parë të një bashkëpunimi shkencor ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe UBT-së, duke përfaqësuar një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe komunitetin akademik në Kosovë.

Në këtë artikull shkencor, autorët theksojnë se funksioni i IgE-së dhe efekti i saj sinjalizues përmes receptorëve FcεR shtrihet përtej sëmundjeve klasike atopike, duke luajtur rol të rëndësishëm edhe në shumë mjedise inflamatore jo-atopike dhe në sëmundjet e ndërmjetësuara nga imuniteti. Një fokus i veçantë i studimit është ndryshimi i glikozilimit në vende specifike të molekulës së IgE-së, ndryshime që mund të ndihmojnë në karakterizimin molekular të sëmundjeve, në stratifikimin e pacientëve dhe në identifikimin e mundësive të reja terapeutike.

Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë, pasi shumë strategji imunomoduluese dështojnë për shkak se pacientët, pavarësisht dallimeve molekulare, trajtohen si një grup homogjen. Zgjerimi i kuptimit të biologjisë së IgE-së përtej atopisë kontribuon në riformulimin e konceptit të sëmundjeve inflamatore dhe hap rrugë për ndërhyrje klinike më të targetuara dhe më efektive.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun zyrtar të revistës Frontiers in Immunology.

Continue Reading

Të kërkuara