Lajmet

​Bashkimi Evropian e përkrah “Ballkanin e Hapur”

Varhelyi përmes një videolidhje tha se ka qenë gjithmonë i prirur pozitivisht ndaj idesë së këtij bashkëpunimi rajonal.

Published

on

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë së është mbështetës i nismës “Ballkani i Hapur”.

Në samitin e Tiranës, para tre liderëve rajonal pjesëmarrës, eurokomisioneri evropian përmes një videolidhje tha se ka qenë gjithmonë i prirur pozitivisht ndaj idesë së këtij bashkëpunimi rajonal.

“Kam qenë gjithmonë i prirur shumë pozitivisht ndaj këtij propozimi. Së pari u quajt mini-schengen. Më pas u përpoqëm brenda Procesit të Berlinit dhe u krijuam tregun e përbashkët rajonal, por për fat të keq me disa zgjedhje në rajon, kjo nismë u la mënjanë. Ndërkohë, e konsideroj këtë iniciativë të “Ballkanit të Hapur” një pasardhëse apo një zëvendëse derisa të jenë të gjithë vërdallë tryezës. Ky është një përfundim që e kam nxjerrë, duhet të vazhdoni ta nxitni këtë nismë sepse rajoni kërkon të jetë një i tërë, sa i takon ekonomisë dhe shoqërisë. Rajoni kërkon të jetë bashkë siç jemi ne në Bashkimin Evropian. Admiroj faktin se sa fort e ndjeni këtë nismë. Pikë së pari ka qenë një nismë që vjen nga Ballkani, nuk është BE-ja që doli me këtë nismë, por ka qenë prej jush, prej tri aktorëve që shoh rreth tryezës sot dhe ju vazhduat të shtynit përpara edhe kur ne nuk arritëm të tërheqim pjesëmarrjen e gjithë vendeve. Por ju kuptuat rëndësinë e integrimit rajonal dhe mënyrën në të cilën kjo është në gjendje të ndryshojë jetën e qytetarëve”, tha ai.

Komisioneri Varhelyi i bëri thirrje Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës t’i bashkohen kësaj nisme.

Lajmet

​Certifikohet NISMA

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot subjektin politik Nisma Socialdemokrate, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se Nisma ka përmbushur të gjitha kriteret sipas ligjit për zgjedhje dhe ka paguar taksën për certifikim.

Periudha e certifikimeve politike ka përfunduar me 30 nëntor. Subjekti politik NISMA ka përmbushur kriteret për certifikim duke dorëzuar listën e nënshkrimeve dhe mbështetësve dhe ka paguar taksën për certifikim. Nuk ka gjoba nga PZAP, KQZ dhe Zyra”, tha Buzhala.

Më 2 dhjetor 2025, KQZ mori vendim për certifikimin e 22 subjekteve politike, 16 parti politike; tri koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet e dhjetorit, ndërsa nuk e ka certifikuar Listën Serbe./KP

Continue Reading

Lajmet

Lista Serbe fton konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ

Published

on

By

Lista Serbe, ka njoftuar se sot më 03.12.2025, në ora 15:00, në selinë e partisë do të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit, drejtuesit do të flasin për vendimin nga KQZ-ja i cili siç pretendojnë ata ka penguar pjesëmarrjen e subjektit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, transmeton KosovaPress.

Udhëheqja e Listës Serbe do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku do të flasë për vendimin joligjor për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025” thuhet në njoftimin e partisë.

Ndërsa dje gjatë mbledhjes së dytë lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, KQZ-së nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

KQZ votoi certifikimin ndaras për partitë politike, meqë rast Lista Serbe me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime nuk u certifikua./KP

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Barcelonës, Dani Olmo pëson zhvendosje të shpatullës

Published

on

Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, pësoi një zhvendosje të shpatullës ndërsa shënonte kundër Atletico Madrid dhe pritet të mungojë të paktën tre javë, praktikisht jashtë loje për pjesën tjetër të vitit 2025.

Dani Olmo pritet të mungojë të paktën tre javë pasi pësoi një zhvendosje të shpatullës, menjëherë pasi shënoi gol për Barcelonën në fitoren e tyre 3-1 ndaj Atlético Madrid, duke e përjashtuar atë praktikisht për pjesën tjetër të vitit 2025.

Përditësimi mjekësor i klubit dhe raportet e shumta bien dakord për diagnozën: një zhvendosje e shpatullës, me skanimet që konfirmojnë nevojën për një periudhë pushimi dhe rehabilitimi në vend të një date kthimi të menjëhershme dhe të fiksuar.

Është një kthesë brutale, sepse Olmo ishte në një nga periudhat e tij më të mira që nga kthimi në Barça, duke udhëhequr lojën midis vijave dhe më në fund dukej ashtu siç e imagjinuan tifozët qendrën krijuese kur u kthye nga RB Leipzig./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Sot nis beteja për Kupën e Kosovës në futboll

Published

on

Në kuadër të fazës 1/16 të Kupës së Kosovës në futboll,, sot do të zhvillohen 10 ballafaqime shumë interesante.

Kupa e Kosovës është një tjetër rrugë që shumë skuadra e ndjekin për të siguruar daljen në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Këto janë të gjitha ballafaqime e ditës së sotme që nisin nga ora 12:30 e që janëL

Besa Peja – Drita, Drenica – Prizreni, Dukagjini – Ramiz Sadiku, Ballkani – Rilindja, Ferizaj – Tefik Çanga, Gjilani – Istogu, Llapi – Vjosa, Prishtina e Re, KF Lepenci Kaçanik, TOP Futbolli – Prishtina, Trepça Mitrovicë – Malisheva /S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara