Lajmet

​Bashkëpunimi me Iowa, Mehaj: Kosova ofron mundësi për investime edhe në industrinë e mbrojtjes

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se binjakëzimi i Pejës me qytetin Johnston, është bërë tash e nëntë vjet.

Published

on

Në konferencën me temë “Bashkëpunimi ndërkomunal mes Republikës së Kosovës dhe Iowa-s”, zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka inkurajuar komunat e vendit tonë që të bashkërendojnë prioritetet me qytetet e Iowa-s edhe në fushën e ekonomisë për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik.

Derisa ministri Mbrojtjes, Armend Muja në këtë konferencë ka thënë se Kosova ofron mundësi të shumta për investime edhe në industrinë e mbrojtjes.

Zëvendëskryeministrja, Rexhepi theksoi se përveç përkrahjes profesionale nga Iowa për ushtrinë e dhe Policinë e Kosovës, vendi ynë ka nevojë për mbështetje edhe në aspektin ekonomik.

“Komunat tona duhet të punojnë më shumë në qëndrimin ekonomik dhe kemi çka t’iu tregojmë edhe juve, kështu që bashkëpunimi në aspektin ekonomik të jetë I bashkërenditur me ju së bashku. Ajo çka është me rëndësi për ne dhe për ju nga Amerika, se populli amerikan është numër një për ne këtu në Kosovë, është popull mik I yni, dëshirojë që kjo miqësi të jetë në bashkëpunim më të mirë ndërmjet Qytetarëve të Iowa-s, Amerikës dhe qytetarëve të Kosovës. Përveç përkrahjes profesionale që i jepni ushtrisë tonë, policisë tonë për zhvillimin e detyrave të tyre, keni shumë çka të na tregoni dhe ne mësojnë nga aspekti ekonomik nga ju. Kryetarët e komunave tona duhet të bashkëpunojnë me ju dhe në këtë drejtim e keni përkrahjen e Qeverisë së Kosovës”, theksoi ajo.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se pozita gjeografike të Kosovës edhe në raport me NATO-n ofron mundësi për investime, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, sepse siç theksoi ai duhet të ndërtohet edhe ky sektor.

“Urat që I keni ndërtuar ju, jo vetëm në Forcat e Armatosura të Kosovës, por edhe në komunitete, dhe tani edhe me kryetarë të komunave, kjo po e fuqizon edhe më shumë partneritetin për siguri dhe ekonomi. Duke marrë parasysh pozitën gjeografike të Kosovës edhe në raport me NATO-n, ofron mundësi për investime, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, sepse duhet ta ndërtojmë edhe këtë. Pra, rritja e investimeve të huaja direkte, ka të bëjë jo vetëm me sigurinë, por edhe në zhvillimin e ekonomisë”, theksoi Mehaj.

Ndërsa, major-gjenerali në pension i ushtrisë amerikane, Tim Orr theksoi se ndërtimi i raporteve dhe marrëdhënieve mes Kosovës dhe Iowa-s ka nis vite më parë dhe kjo është një diplomaci qytetare.

“Tema e sotme “Ndërtimi i raporteve dhe marrëdhënieve”, për këtë kemi qenë të suksesshëm për shumë vite, por kjo ka të bëjë për hapin tjetër ku duhet të lëvizim, dhe këtë ne e quajmë diplomaci qytetare”, theksoi ai.

Ndërsa, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka folur për trendët e rritjes ekonomike në qeverinë Kurti dhe premtoi më shumë siguri për investime të huaja, të cilat do të kenë ndikim në rritjen e punësimit në Kosovë.

“Për të siguruar qëndrueshmërinë e investimeve, kemi filluar me rishikimin e Ligjit për investime strategjike, për Investimet e Huaja Direkte, për Zonat ekonomike, për turizëm. Kosova ka qenë vendi me performancë më të lartë në indeksin e krimit të organizuar në Botë, ndërsa tani për 17 vende jemi rritur në aspektin e luftimit krimit të organizuar”, theksoi ajo

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se binjakëzimi i Pejës me qytetin Johnston, është bërë tash e nëntë vjet dhe është një shembull pozitiv i bashkëpunimit. Ai shpreson se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej dhe do të jetë një shembull i mirë i bashkëpunimit.

lajme

Maqedonci takon gjeneralmajorin Nawrat në Berlin: Diskutohet Plani Katërvjeçar i Mbrojtjes dhe anëtarësimi në A5

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim dypalësh me zëvendëskomandantin për Integrim në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF), gjeneralmajor Christian Nawrat, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Berlin (BSC).

Gjatë këtij takimi, ministri Maqedonci prezantoi prioritetet strategjike të dikasterit që drejton, me fokus të veçantë në zbatimin e planit strategjik katërvjeçar, zhvillimin e napërtëm të sistemit të mbrojtjes gjithëpërfshirëse, si dhe nismën e re ligjore që synon krijimin e Zonës së Industrisë për Mbrojtje në Kosovë.

Një vend të rëndësishëm në bisedime zuri edhe angazhimi i Kosovës për anëtarësim me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut (A5), hap ky që vlerësohet kyç për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e integrimit euroatlantik në fushën e sigurisë.

Ministri Maqedonci nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë dhe koordinimi i vazhdueshëm me partnerët strategjikë, veçanërisht me SHBA-në, mbetet shtylla kryesore për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka regjistruar pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Ranilluk, Gjakovë dhe Skenderaj, ku janë përfshirë sulme fizike, dhunë psikike dhe kanosje ndaj familjarëve.

Në Prishtinë, policia ka arrestuar një person nën dyshimin për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje.

Në një tjetër incident në Ranillug, një burrë është sulmuar fizikisht nga një anëtar i familjes. Viktima ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari është prangosur nga forcat e rendit dhe po ashtu është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Gjakovë janë regjistruar dy raste të ndara. Në rastin e parë, një grua ka pësuar lëndime trupore pas sulmit fizik nga një anëtar i familjes. Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa dorasi është dërguar në mbajtje. Po në këtë komunë, një tjetër i dyshuar ka tentuar të sulmojë fizikisht dhe ka kanosur një anëtar të familjes; ai ka arritur të arratiset dhe aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Ndërkaq, një rast tjetër i sulmit fizik është proceduar në Skenderaj, ku një i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor pasi kishte sulmuar fizikisht një grua. Pasi viktimës i është ofruar tretmani mjekësor dhe është kryer intervistimi i palëve, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Live

Fitore historike në Michigan: Abdul El-Sayed bëhet senatori i parë mysliman në historinë e SHBA-së

Published

on

By

Kandidati demokrat Abdul El-Sayed ka fituar garën e ngushtë për Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke hyrë në histori si senatori i parë mysliman i Shteteve të Bashkuara, sipas projeksioneve të rrjeteve kryesore mediatike amerikane.

Fitorja e El-Sayed në Michigan i shtohet një serë humbjesh radhazi për Partinë Republikane në garat kyçe për Senat, përfshirë ato në Iowa, Kansas, Ohio, Maine, Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut dhe Teksas.

El-Sayed, i cili përfaqëson krahun progresist të demokratëve, u përball me sfida të shumta gjatë fushatës. Mes tyre ishte edhe mbështetja që demokratja e moderuar Haley Stevens – të cilën ai e kishte mposhtur më parë në zgjedhjet brendapartiake – i dha publikisht rivalit të tij republikan, Mike Rogers, të mbështetur nga presidenti Donald Trump.

Suksesi i tij zgjedhor përbën një goditje direkte politike për administratën Trump. Gjatë fushatës, Presidenti e pati sulmuar vazhdimisht kandidatin demokrat me retorikë të ashpër dhe me përdorim të gjuhës islamofobike. Në fjalimin e tij pas shpalljes së fitores, El-Sayed iu referua këtyre sulmeve duke e cilësuar procesin si “një nga fushatat më të shëmtuara” që kishte përjetuar ndonjëherë.

Nga ana tjetër, rivali republikan Mike Rogers u kërkoi mbështetësve të tij të largoheshin nga shtabi elektoral në orët e para të mëngjesit, edhe pse këmbënguli se po përcillte me vëmendje procesin e numërimit. Kjo arritje në Michigan vulos një tjetër humbje strategjike për republikanët dhe konfirmon ndryshimet e mëdha në përbërjen e Senatit amerikan gjatë këtyre zgjedhjeve të mesmandatit. /CBS News/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim të një gruaje: Dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Ngacmim”, pasi i njëjti dyshohet se ka shqetësuar një grua në rrugët e kryeqytetit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 19:00. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se e ka përcjellë dhe e ka ofenduar viktimën femër përgjatë rrugës.

Prokurori kujdestar ka vendosur masën e ndalimit, duke e dërguar të dyshuarin në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore. /E.A/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara