Lajmet

​Balla pas takimit me Abdixhikun: Është momenti qe të flasim për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Partia Socialiste e konsideron të padrejtë mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

Published

on

Partia Socialiste e konsideron të padrejtë mos liberalizimin e vizave për Kosovën. Shefi i deputetëve socialistë në Shqipëri, Taulant Balla ka deklaruar se mbështesin rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

Këto deklarata Balla i bëri pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili sot qëndroi në Tiranë.

Ky i fundit tha se në këtë takim morën mbështetjen për ngritjen e monumentit të ish- presidentit, Ibrahim Rugova.

“Bashkëpunimi ynë në nivel parlamenti është në nivele krejtësisht të reja. Grupi ynë parlamentar është i interesuar, do ta ngrisim nivelin partiak. Sot në jemi në Tiranë dhe për LDK-në relacionet Kosovë-Shqipëri janë esenciale për zhvillimet e mëtutjeshme. Ne presim shumë nga Shqipëria. Në rrethanat e reja gjeopolitikë në Evropë, bashkëpunimi shqiptar është esencial. Morëm mbështetje nga PS për krijimin e një monumenti të Ibrahim Rugovës në Tiranë”, ka thënë ai.

Për ngritjen e një monumenti të Ibrahim Rugovës, ka folur edhe kryetari i GP të PS, Taulant Balla. Për këtë ai shtoi se do të dërgojnë kërkesë edhe në Bashkinë e Tiranës.

Ai tha se gjatë gjithë viteve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë pjesë në orientimin euroatlantik të Kosovës.

“Për mua si kryetar i shumicës parlamentare është e rëndësishme lidhja e marrëdhënieve me LDK-në dhe parlamentin e Kosovës. Ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet, duke mos harruar se Kosova dhe Shqipëria janë dy vendeve fqinje. Është momenti qe të flasim për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Është e pashpjegueshme që Kosova qe katër vjet ka përmbushur të gjitha kriteret për të hequr liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Balla.

Lajmet

​ZRRE-ja licencon operatorë të rinj për furnizim me energji elektrike

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka sot ka licencuar disa operatorë për furnizim me energji elektrike.

Norwegian PX Kosovë SH.P.K, Be Power, Energy for Change L.L.C janë operatorë që për pesë vjet ZRRE-ja ua dha licencën për furnizim me energji elektrike.

Ndërsa, në mbledhjen e sotme të ZRRE-së, operatori Energy Development Group Kosova L.L.C, mori licencën për prodhim të energjisë elektrike, kurse operatori LINDJA SOLAR L.L.C mori Autorizimin për prodhime të energjisë.

Sa i përket operatorit LINDJA SOLAR L.L.C, udhëheqësi i Departamentit Ligjor dhe Licencim në ZRRE, Ymeridin Misini tha se propozohet të lëshohet autorizim për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjsië elektrike nga panelet solare me kapacitet 100 MGW.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu tha se ky operator është ndër projektet e para që ka kaluar përmes procedurave konkurruese qe është kërkese e BE-së.

Po ashtu, në këtë mbledhje Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka lëshuar autorizimin për vetë konsum për 50 aplikues./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Rama padit Ministrinë e Financave: 35 milionë euro të bllokuara politikisht ndaj Prishtinës

Published

on

By

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me nënkryetarin Shkëmb Manaj, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë-padi kundër Ministrisë së Financave, për siç thanë ata, cenimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës.

Pas dorëzimit të kërkesës, Rama e ka akuzuar Ministrinë dhe ministrin në detyrë, Hekuran Murati, për bllokadë politike ndaj kryeqytetit.

Kjo qeverisje vetëm bllokada ka bërë për çështje puro politike, ky ministër e ka blloku procesin kur e kanë parë që si kryeqytet po transferohemi. Kanë parë zhvillim dhe si rezultat kanë marrë masa të tjera ilegale. Ato fonde janë tonat dhe të taksapaguesve te kryeqytetit. Ne kemi përgatitur padi të tjera për ministra të tjerë”, është shprehur Rama.

Rama theksoi se bëhet fjalë për 35 milionë euro, mjete që sipas tij i takojnë ligjërisht kryeqytetit.

Fondet të cilat me ligj i takojnë Kryeqytetit janë të bllokuara tash e nëntë muaj. Në instanca të ndryshme kjo qeverisje ka bërë bllokada në nivele të ndryshme, prej unazës së qytetit ku janë bllokuar 82 milionë euro të cilat kanë qenë falas, por për çështje politike ky ministër e ka penguar procesin,” shtoi Rama.

Manaj ka thënë Ministria për 9 muaj e ka bllokuar buxhetin e Komunës.

Siç jeni në dijeni, tash e nëntë muaj kjo ministri e ka bllokuar buxhetin për Komunën e Prishtinës. Në argumentin tonë, kjo përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës, sepse cenohet buxheti por edhe jeta e qytetarëve. Kjo është bllokadë puro politike,” tha Manaj./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

713.3 milionë euro të hyra në ATK nga janari deri në gusht

Published

on

By

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që në periudhën janar–gusht të viti 2025 të mbledh gjithsej 713.3 milionë euro të hyra, duke tejkaluar të hyrat e së njëjtës periudhë të vitit 2024 për 71.2 milionë euro.

Sipas njoftimit të ATK-së, ky rezultat dëshmon për një trend të qëndrueshëm të rritjes së të hyrave tatimore, që pasqyron jo vetëm përkushtimin e ATK-së në zbatimin e ligjit dhe forcimin e administrimit tatimor, por edhe vetëdijen gjithnjë e më të lartë të tatimpaguesve për përmbushjen e obligimeve të tyre.

“Rritja e të hyrave ka rëndësi të veçantë për stabilitetin fiskal të vendit, sepse garanton më shumë mjete për investime publike, zhvillim ekonomik dhe përmbushjen e nevojave të qytetarëve. Kjo është dëshmi se partneriteti i ndërtuar ndërmjet ATK-së dhe tatimpaguesve po jep rezultate të prekshme dhe afatgjata”.

“Në këtë kuadër, ATK rikujton se qëllimi i saj nuk është ndëshkimi i tatimpaguesve, por edukimi dhe ndërgjegjësimi i tyre, me qëllim që obligimet tatimore të trajtohen si përgjegjësi e natyrshme qytetare dhe biznesore. Prandaj, institucioni do të vazhdojë të investojë në trajnime, fushata informuese dhe shërbime digjitale që u lehtësojnë tatimpaguesve procesin e përmbushjes së obligimeve”, thuhet në njoftimin e ATK-së./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Turqia mund Gjeorgjinë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026

Published

on

Turqia e hapi fushatën e saj me një fitore emocionuese 3-2 ndaj Gjeorgjisë dhe është në krye të Grupit E në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Arda Güler i Real Madridit dha një tjetër performancë tërheqëse në skenën ndërkombëtare, ku mesfushori 20-vjeçar u aktivizua si titullar në rolin e tij të preferuar si numër 10 dhe menjëherë vendosi tonin.

Brenda tre minutave të para, një goditje e saktë nga këndi e gjeti Kerem Aktürkoğlu për ta çuar Turqinë në epërsi, duke regjistruar një asist të hershëm.

Ndikimi i tij vazhdoi gjatë gjithë ndeshjes, pasi ai kombinoi me kujdes në hapësira të ngushta dhe diktoi lëvizje sulmuese.

Gjurmët e gishtërinjve të Güler ishin gjithashtu në të gjithë golin e tretë vendimtar të Turqisë. Ishte pasimi i tij i mprehtë në përgatitje – i ashtuquajturi para-asist që zhbllokoi mbrojtjen e Gjeorgjisë dhe hapi rrugën për një tjetër përfundim të Aktürkoğlu.

Në kohën kur u zëvendësua në minutën e 85-të, Güler kishte përfunduar 87.9% të pasimeve të tij.

Turqia, për momentin, është në krye të Grupit E në kualifikueset e Kupës së Botës./S.K/BBC/

 

Continue Reading

Të kërkuara