Lajmet

​Autoritetet ukrainase thonë se deri më tani kanë vrarë 11 mijë ushtarë rusë

Dy ditët e fundit sulmet ruse me raketa kundër qytetëve të Ukrainës janë ashpërsuar.

Published

on

Ministria e mbrojtjes ukrainase në raportin e saj të sotëm, thotë se që nga 24 shkurti ditën kur fillojë pushtimi nga Rusia, e deri më sot, ushtria ukrainase i ka shkaktuar dëme të mëdha armikut.

Sipas raportit të kësaj ministrie, deri më tani forcat e mbrojtjes ukrainase kanë vrarë 11 mijë ushtarë rusë, ndërsa në arsenalin ushtarak i kanë shkaktuar këto dëme: 46 aeroplanë bombardues, 68 helikopterë, 290 tanke, 60 cisterna, 7 aeroplanë spiun, 999 mjete të blinduara të llojeve të ndryshme, 117 copa artilerie, 50 pajisje të sistemit të shumëfishtë raketor, 454 automjete transportuese ushtarake, 3 anije luftarake, 23 pajisje të sistemit kundër avionëve.

Dy ditët e fundit sulmet ruse me raketa kundër qytetëve të Ukrainës janë ashpërsuar, madje duke bllokuar edhe largimin e tyre nga vatrat ku po zhvillohen luftimet e ashpëra.

Presidenti Ukrainas Zelensky i ka bërë thirrje perëndimit për më shumë përkrahje në mënyrë që të t’u bëhet ballë sulmeve ruse për t’i evakuar civilët.

Rusia deri më tani nuk i ka ndalur sulmet për të lejuar evakuimin e civilëve, ndërsa organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar mundësin e katastrofës humanitare.

Lajmet

Kallas: Shqipëria progres të shkëlqyer për procesin e anëtarësimit në BE

Published

on

By

Në një prononcim për mediet pas pritjes nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që mbahet sot në Tiranë, e pyetur nëse Shqipëria do të jetë pjesë e BE-në në 2030, Kallas tha se “nga ana e Evropës duhen bërë hapat e duhura”.

Ju duhet të bëni reformat në sundimin e ligjit, perspektivën e kështu me radhë, por ka një moment politik ku të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë, gjë që nuk ka qenë më parë”, deklaroi ajo.

Ndërkohë kjo nuk është e nevojshme vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Bashkimin Europian, sa i përket fuqisë së vet ekonomike dhe gjeopolitike”.

E pyetur se çfarë pret nga dita e sotme, Kallas tha se “në fakt kemi paketën po mendojmë edhe për paketën tjetër. Kemi sanksione për energjinë që kemi vendosur për Rusinë, gjithashtu kemi edhe një udhërrëfyes të cilin e kemi propozuar javën e kaluar bashkë me paketën e sanksioneve sepse është tejet e rëndësishme që të shkurtojmë fondet, financimet për të vazhduar këtë luftë”.

Në këtë drejtim jemi të gjithë të bashkuar sepse shohim qartësisht se Rusia nuk do paqe”, theksoi Kallas.

Sa i përket bisedimeve në Turqi, Kallas tha se “mendoj që është një propozim shumë i mirë. Sigurisht që ka procedura të tjera por është rëndësishme edhe si mesazh që amerikanët janë për t’i ushtruar trysni Rusisë, kemi edhe ne mjete, kanë edhe amerikanët e mira është ti përdorim bashkë. Kur të kthehem do të takohem me kryeministrin është e rëndësishme edhe për rajonin të shikojmë si po ecën”./atsh

Continue Reading

Lajmet

Dialogu Ukrainë-Rusi, Rutte nga Tirana: Putin gaboi që dërgoi delegacion të nivelit të ulët

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte foli sot përpara fillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë për dialogun mes Ukrainës dhe Rusisë.

Pas mikpritjes nga Kryeministri Edi Rama, Rutte iu drejtua këndit të medias, ku pjesëmarrësit flasin për gazetarët që mbulojnë këtë samit të rëndësishëm.

Në fakt Putini bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Në fakt topi është në fushën e tij, është shumë e qartë, ai duhet të luajë, në kuptimin që duhet të jetë serioz për të gjetur paqe dhe gjithë trysnia në fakt tashëm është mbi të”, tha Rutte duke iu referuar bisedimeve të paqes në Stamboll.

I pyetur se çfarë ndodh nëse Putin nuk është i prirur për dialog, Rutte tha se “e di e njoh shumë mirë, që kur kam qenë kryeministër i Holandës. Ai e ka topin në fushën e tij. Bëri shumë gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët, është një gjë shumë e mirë që ukrainasit kanë ardhur në tryezë dhe kanë dërguar një delegacion mjaft të prirur për të negociuar paqen. Jam shumë i lumtur për rolin që po luan SHBA-ja. Rolin që ka marrë presidenti Trump për të zhbllokuar të gjithë këtë situatë”.

I pyetur për vizitën në rajon, Rutte tha se, “zhvillova një vizitë shumë të mirë në rajon. Pata dhe diskutime shumë të mira në Bruksel me presidentin Vuҫiq”./atsh

Continue Reading

Lajmet

Taravari jep dorëheqje nga posti ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut

Published

on

By

Arben Taravari zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ia ka dorëzuar atë te kryeministri Hristijan Mickoski të enjten.

Përgjegjësinë që e mora me këtë detyrë, e kam ushtruar me përkushtim maksimal, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit. Vendimin e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm, personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë si për institucionin, ashtu edhe për parimet e mia personale“, shkruan Taravari në letrën e dorëheqjes.

Ai shtoi se mbetet i hapur për bashkëpunim në çështjet që kanë të bëjnë me interesin publik, edhe pse ky veprim praktikisht nënkupton se ai dhe partia e tij, Aleanca për Shqiptarët, kalojnë në opozitë.

Me largimin nga koalicioni VLEN, i cili është pjesë e Qeverisë, të gjitha funksionet e tjera ku ishin emëruar përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët do të mbesin brenda VLEN-it, deklaroi sot zëvendëskryeministri Izet Mexhiti.

Nuk kemi ardhur ende te emrat konkretë, por ajo që është e rëndësishme është se të gjitha resorët që i kishte Aleanca për Shqiptarët do të mbesin në kuadër të VLEN-it. Fakti që ai vetë njofton për dorëheqje, por jo edhe për funksionarët e tjerë, tregon dhe dëshmon se ka marrë një vendim që nuk korrespondon me anëtarësinë dhe strukturat e partisë. Ka ndasi të dukshme dhe ato i shohim tashmë çdo ditë“, deklaroi Izet Mexhiti.

Aleanca për Shqiptarët ka 5 deputetë nga gjithsej 14 sa ka koalicioni VLEN, por për momentin nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre do të kalojë te tre partitë tjera të këtij koalicioni të partive shqiptare që është pjesë e pushtetit, apo do t’i bashkohet Taravarit në opozitë.

Në Kuvend është formuar të enjten një grup i ri parlamentar i VLEN-it me 9 deputetë, dhe deputeti Bekim Qoku është emëruar koordinator i ri i këtij grupi, njoftoi kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk deshi të tregojë nëse të gjithë funksionarët e Taravarit do të largohen apo ndonjëri do të mbetet në pushtet, as nuk tregoi nëse resorët që i kishte Aleanca për Shqiptarët do të mbesin në VLEN.

Ai tha se të gjitha zgjidhjet kadrovike që i përkisnin partisë së Taravarit do të bëhen të ditura javën e ardhshme.

Mospajtimet në koalicionin VLEN kanë filluar më shumë se një muaj më parë, kur Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Taravari vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale me listat e veta për këshilltarë.

Pas këtij vendimi, partitë partnere në koalicionin VLEN e akuzuan për bashkëpunim me opozitën, konkretisht me BDI-në, dhe vendosën që koalicioni të shndërrohet në parti – por pa Aleancën.

Vendimin për t’u larguar nga Qeveria, Taravari e shpjegoi me arsyetimin se: “Ndryshimet që i kemi premtuar nuk i kemi realizuar, për çka qytetarët na kritikojnë. Prandaj vendosëm të kthehemi te qytetari. Të kërkojmë prej tij besimin në tetor, për zgjedhjet lokale“.

Taravari kishte edhe një takim me kryeministrin Mickoski, pas së cilit kryeministri deklaroi se, me ose pa Taravarin në Qeveri, ajo mbetet stabile, e fortë dhe me shumicë të madhe./rel/

Continue Reading

Lajmet

Rama pret Sanchez: Diskutuam mbështetjen e Spanjës ndaj rrugës tonë evropiane

Published

on

By

Pas kreut të NATO-s, kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri edhe homologun spanjoll Pedro Sanchez. Rama shkruan se diskutuan për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, bashkëpunimin ekonomik dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin evropian të vendit tonë.

Me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, një takim miqësor e i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës, bashkëpunimin ekonomik, dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë ”, shkruan Rama.

Kryeministri do të zhvillojë gjatë ditës takime dypalëshe me personalitetet pjesëmarrëse, në mjediset e dedikuara, duke nisur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte e më pas me Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez; Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen; Princin Sovran të Monakos Albertin II; Kancelarin e Austrisë Christian Stocker; Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan; Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni; Presidentin e Qipros Nikos Christodoulides; Kryeministrin e Hollandës Dick Schoof; Kryeministrin e Belgjikës Bart de Wever, si dhe do të mirëpresë me takime duarsh të gjithë liderët e ftuar në Samit me të cilët do të ketë edhe një foto familjare.

Continue Reading

Të kërkuara