Lajmet

Alarmi për sulm ajror në Kiev ka përfunduar, thonë autoritetet ukrainase

Alarmi filloi në orën 6:47 të mëngjesit.

Publikuar

Alarmi për sulm ajror në kryeqytetin ukrainas të Kievit përfundoi pas gati gjashtë orësh, sipas autoriteteve ukrainase.

Alarmi filloi në orën 6:47 të mëngjesit me orën lokale (11:47 pasdite ET) dhe përfundoi në orën 12:25 pasdite (5:25 pasdite ET).

Shpërthime të mëdha tronditën Kievin të hënën në mëngjes, në një seri sulmesh raketore ruse që vranë shumë njerëz dhe dëmtuan infrastrukturën kritike civile./UBTNews/

Lajmet

Sveçla thotë se Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës

Kështu shkroi ministri Sveçla në Facebook.

Publikuar

nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë një takimi sot në Prishtinë me Tomash Czernin, nënkryetar i Senatit të Parlamentit dhe Pavel Fischer, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje të Çekisë, kanë diskutuar mbi situatën aktuale të sigurisë dhe sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia.

Sveçla gjatë takimit prezantoi angazhimet e Qeverisë Kurti në fushën e sigurisë publike, luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandës, trafiqeve të ndryshme dhe terrorizmit.

“Diskutuam për situatën aktuale të sigurisë dhe për sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia e cila vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë. E falënderova delegacionin çek për reagimin publik në dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij sulmi”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Delegacioni çek përgëzoi ministrin Sveçla për angazhimin e vazhdueshëm që pavarësisht sfidave të njëpasnjëshme kanë arritur të kenë suksese në prioritetet tona, si dhe po ashtu shprehën gatishmërinë e plotë për thellim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjermania do të rifillojë bashkëpunimin me UNRWA

Zyra e Jashtme gjermane tha se është e lumtur që UNRWA tha se do të marrë parasysh rekomandimet e hetimit të kryesuar nga ish-ministrja e Jashtme franceze.

Publikuar

nga

Gjermania do të rifillojë bashkëpunimin me agjencinë e OKB-së për ndihmë për palestinezët në Gaza (UNRWA) pasi organizata pranoi rekomandimet për hetimin e pavarur të saj.

Zyra e Jashtme gjermane tha se është e lumtur që UNRWA tha se do të marrë parasysh rekomandimet e hetimit të kryesuar nga ish-ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna dhe do t’i zbatojë ato “me shpejtësi dhe plotësisht”.

“Në mbështetje të këtyre reformave, qeveria gjermane së shpejti do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me UNRWA në Gaza, siç kanë bërë tashmë Australia, Kanadaja, Suedia dhe Japonia, ndër të tjera”, njoftoi zyra e jashtme./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​PE miraton planin 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

Kjo është një prej paketave më ambicioze të Bashkimi Evropian për ta ndihmuar rritjen ekonomike dhe reformat në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Publikuar

nga

Parlamenti Evropian e ka miratuar sot planin për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, në seancën e parafundit të saj para zgjedhjeve të reja në BE në qershor.

Kjo është një prej paketave më ambicioze të Bashkimi Evropian për ta ndihmuar rritjen ekonomike dhe reformat në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ato të ecin përpara më shpejt drejt integrimit të plotë në bllok.

Tani, pasi Parlamenti Evropian e miratoi paketën, ajo duhet të formalizohet edhe nga Këshilli i BE-së. Pas kësaj, mund të fillojnë pagesat e para për përfituesit.

Paketa përmban 6 miliardë euro, prej të cilave vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i marrin 2 miliardë euro në formën e parave të gatshme pa kthim, ndërsa 4 miliardë euro në formën e kredive të favorshme.

Sipas marrëveshjes mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së, e cila është përfshirë në tekstin e rezolutës së sotme në Parlament, për të përfituar nga kjo ndihmë financiare, vendet e rajonit duhet të përmbushin një varg kriteresh jo edhe aq të lehta.

Në mesin e tyre janë kriteret bazike, të cilat vlejnë njëlloj për të gjitha vendet anëtare. Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve të demokracisë, reformat institucionale dhe ndërmarrjen e hapave të domosdoshëm për të garantuar se mjetet nuk do të keqpërdoren.

Pos kritereve që kanë të bëjnë me reforma dhe sundimin e ligjit, ka edhe kritere të natyrës politike.

Për Kosovën dhe Serbinë parakusht tjetër do të jetë angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Vlerësimet se a e përmbushin apo jo këtë kriter Kosova apo Serbia do ta japë Komisioni Evropian, i cili – i ndihmuar nga Shërbimit i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS), që edhe luan rolin kryesor në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – do të vlerësojë në fund nëse Kosova dhe Serbia e kanë plotësuar këtë parakusht.

Parlamenti Evropian, edhe përmes vendimit të sotëm, kërkon nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i përshtatin politikat e tyre të jashtme me vendimet e BE-së, përfshirë edhe me sanksionet kundër Rusisë. Por, gjatë negociatave me Këshillin ka pasur mospajtime nëse ky duhet të jetë kusht specifik apo jo për pagesat nga plani evropian për rritje ekonomike.

Ka dominuar qëndrimi i Komisionit Evropian dhe një numri më të madh të shteteve anëtare se ky nuk duhet të jetë parakusht specifik, por vetëm qëllim i përgjithshëm.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat do të përfitojnë nga kjo ndihmë, duhet të kenë plane operative për reforma dhe t’i bashkërendojnë ato me Komisionin Evropian. Në vendimet finale për pagesat do të përfshihen Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së përmes Këshillit.

Kërkohet edhe transparencë në procesin e prokurimit dhe hetime serioze në rastet e shkeljes së rregullave, apo në rast mashtrimesh. Për rastet e keqpërdorimeve kërkohet të njoftohen Zyra e Prokurorisë Publike të BE-së, dhe Zyra e BE-së për Parandalimin e Mashtrimeve (OLAFD).

Sipas tekstit të miratuar sot në Parlamentin Evropian, nga përdorimi i mundshëm i këtyre fondeve duhet të përjashtohen entitetet të cilat identifikohen si shkelëse të sanksioneve ndaj Rusisë, apo të cilat ndihmojnë në anashkalimin e tyre.

Në emër të Parlamentit Evropian, negociatat i kishin udhëhequr Toni Picula dhe Karlo Resler, dy eurodeputetë nga Kroacia, njëri nga radhët e Socialistëve dhe Demokratëve e tjetri nga Partitë Popullore Evropiane. Të dy kanë thënë se kjo paketë ka rëndësi te veçantë dhe mund t’i ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që të krijojnë vende të reja pune, të rrisin ekonominë e tyre dhe të investojnë në programet që janë në përputhje me prioritetet e BE-së, si energjia e pastër dhe zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Parlamenti Evropian ka ngulur këmbë që kjo paketë të jetë e veçantë dhe të mos jetë pjesë e Instrumenteve të Para-Anëtarësimit (IPA), të cilat janë fonde të rregullta të BE-së për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit.

Këto gjashtë miliardë euro shtesë për vendet e Ballkanit do të jenë për periudhën kohore prej vitit 2024 deri në vitin 2027, sa edhe zgjat korniza aktuale shumëvjeçare financiare e Bashkimit Evropian.

Burimet diplomatike në Bruksel i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Komisioni Evropian ka ambicie që pagesat e para për vendet e rajonit të Ballkanit nga kjo paketë të bëhet shumë shpejt, qysh në pjesën e dytë të këtij viti. Por, para se kjo të ndodhë duhet të konstatohet se vendet që duan të përfitojnë i kanë përmbushur kushtet për një gjë të tillë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

26.35% e qytetarëve votuan deri në orën 13:00 në Maqedoni të Veriut

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin në raundin e parë për presidentin e tyre të ardhshëm.

Publikuar

nga

Në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut deri në orën 13:00 kanë votuar 229 mijë e 803 votues apo 26.35 për qind e qytetarëve, ka njoftuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Në konferencën e radhës, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se procesi zgjedhor po shkon në rregull, përkundër disa ngecjeve të vogla teknike.

“Me disa ngecje të vogla procesi zgjedhor po shkon në rregull. Sa i përket jehonës së votuesve në deri në ora 13:00, nga gjithsej 3480 vendvotime, gjithsej të dhëna kemi për 1720 vendvotime, apo në përqindje 49.03. Votues në këto 1720 vendvotime gjithsej janë të regjistruar 872 mijë 90 votues, nga këto kanë votuar 229 mijë e 803 votues, apo në përqindje 26.35 për qind. Sa i përket pjesës se ku kemi jehonë më të madhe të votuesve është në Novac 42,87 për qind, ndërsa më e ulët në Vrapçishtë 10.18 për qind”, tha ai.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin në raundin e parë për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Vendvotimet janë hapur në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Votohet në 3480 vendvotime në tërë Maqedoninë e Veriut. Ndërsa, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar është 1.814.317.

VMRO DPMNE-ja opozitare në zgjedhje do të garojë me deputetët aktuale Gordana Siljanovska-Davkovën. Lidhja Social Demokrate në pushtet do të garojë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski. Në garën zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit. Pjesë e garës zgjedhore janë edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i Karposhit në Shkup dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara