Lajmet

​Autobusët me qytetarë serbë arrijnë në Merdare

Në pikën kufitare në Medare, ata iu janë nënshtruar kontrollit dhe regjistrimit të rregullt të udhëtarëve.

Published

on

Autobusët me votues serbë tashmë kanë mbërritur në Merdare. Ata po janë nisur për në Serbi që të hedhin votën e tyre në zgjedhjet parlamentare që po mbahen aty.

Në pikën kufitare në Medare, ata iu janë nënshtruar kontrollit dhe regjistrimit të rregullt të udhëtarëve. Kontrolli kryhet pa probleme dhe pa vonesa të gjata. Në Merdare për momentin janë 8 autobusë që janë nisur nga Graçanica.

Ishte paraparë që nga Graçanica në drejtim të Kurshumlisë të nisen edhe 15 autobusë në orën 9:00, 7 të tjerë në orën 10:00 dhe turni i fundit i votuesve me 3 autobusë do të niset në mesditë.

Votuesit nga Kosova sot votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi në vendvotimet në Tutin, Rashkë, Kurshumli dhe Vranjë.

Në Kurshumli do të votojnë qytetarët nga komuna e Prishtinës, Podujevës, Obiliqit, Fushë Kosovës, Lipjanit dhe Ferizajt, ndërsa të drejtën e votës qytetarët nga komunat e Shtërpcës, Novobërdës, Vitinës, Gjilanit dhe Kamenicës do ta ushtrojnë në Vranjë.

Ndalimin e hapjes së vendvotimeve në territorin e Kosovës e ka miratuar Qeveria e Kosovës, përkundër kundërshtimit të vendeve të Kuintit dhe përfaqësuesve të BE-së.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara