Aktualitet
Austria heq karantinën për personat e infektuar me COVID-19
Austria deri më tani ka regjistruar rreth 4.57 milionë raste me koronavirus gjersa kanë vdekur 20 mijë e 278 persona.
Published
2 years agoon
By
UBT.NewsNga data 1 gusht, Austria heq karantinën për të infektuarit me koronavirus. Ata nuk do të kenë më nevojë të izolohen, do të mund të lëvizin lirshëm me veshjen e detyrueshme të maskës FFP2 dhe duke mbajtur një distancë prej dy metrash.
Ata do të jenë në gjendje të shkojnë në punë, të ngasin transportin publik dhe të shkojnë në vende publike, por jo në spitale, shtëpi pleqsh, kopshte dhe shkolla.
Rregullorja qëndron në fuqi deri në fund të muajit tetor. Në Austri, ku pritet një valë e re e koronavirusit në vjeshtë, heqja e karantinës është pritur me kritika të shumta. Austriak ishte më së shumti i goditur nga infektimeve me koronavirus dhe kishte masa të rrepta.
Ndryshe, Austria deri më tani ka regjistruar rreth 4.57 milionë raste me koronavirus gjersa kanë vdekur 20 mijë e 278 persona./AlsatM/
Bota
Gjermani: Ministri i Ekonomisë synon postin e kancelarit, sot pritet të shpallë kandidaturën
Published
1 hour agoon
November 8, 2024By
UBT NEWSMinistri gjerman i Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës, Robert Habeck, do të bëjë sot një hap të rëndësishëm politik, duke shpallur synimin e tij për të kandiduar për postin e Kancelarit të Gjermanisë, si përfaqësues i Partisë së Gjelbërve. Lajmi, i raportuar nga gazeta Der Spiegel, citon burime brenda partisë që konfirmojnë se vendimi i Habeck është tashmë afër zyrtarizimit.
Robert Habeck, 55 vjeç, ka qenë një figurë qendrore në politikën gjermane të energjisë dhe klimës. Me një karrierë të mëparshme si romancier dhe filozof, ai ka ndikuar shumë në agjendën mjedisore të vendit, sidomos gjatë periudhës së tij si ministër i ekonomisë dhe klimës. Habeck është njohur për angazhimin e tij në çështje mjedisore dhe reformimin e sektorit energjetik gjerman, çështje që kanë qenë gjithmonë në qendër të Partisë së Gjelbërve.
Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak orë para shpalljes zyrtare, Habeck iu rikthye platformës X (ish Twitter) të enjten, pas një pauze pesëvjeçare. Ai postoi një video të shkurtër ku shfaqej me një byzylyk me mbishkrimin “Epoka e Kancelarit” – një mesazh simbolik që ngjalli spekulime të mëdha në radhët e mbështetësve të tij dhe publikun gjerman.
Në zgjedhjet federale të vitit 2021, Habeck kishte zgjedhur të mos kandidonte për kancelar, duke mbështetur bashkëpunëtoren e tij Annalena Baerbock në këtë rol. Mirëpo, Baerbock njoftoi në korrik se nuk do të garonte më për postin e Kancelarit, hap që i dha Habeck mundësinë të konsiderojë seriozisht kandidaturën e tij.
Në këtë moment vendimtar, shumë anëtarë të Partisë së Gjelbërve e shohin Habeckun si kandidatin e përkryer për të udhëhequr vendin drejt një epoke të re me fokus në zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje mjedisore.
Me shpalljen e pritshme të kandidaturës, Habeck pritet të sjellë një frymë të re në skenën politike gjermane, duke promovuar një qasje që vendos klimën dhe qëndrueshmërinë në qendër të zhvillimit të ardhshëm të Gjermanisë./UBTNews/
Bota
OKB: Gati 70% e të vdekurve nga lufta në Gazë janë gra dhe fëmijë
Published
2 hours agoon
November 8, 2024By
UBTnewsZyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka thënë të premten se gati 70 për qind e viktimave që i ka verifikuar në luftën e Gazës, janë gra dhe fëmijë, duke thënë se e dënon shkeljen sistematike të parimeve themelore të ligjit humanitar ndërkombëtar.
Gjetjet e OKB-së mbulojnë shtatë muajt e parë të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – në Rripin e Gazës, e cila nisi para më shumë se një viti.
Zyra e OKB-së i verifikoi 8.119 viktima gjatë shtatë muajve të parë të luftës. Por, kjo shifër është jashtëzakonisht e ulët krahasuar me numrin e përgjithshëm të të vrarëve, mbi 43.000, gjatë 13 muajve luftë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Megjithatë, verifikimi i moshës dhe gjinisë së viktimave nga OKB-ja mbështet pohimet e palestinezëve se shumica e të vrarëve në luftë janë gra dhe fëmijë.
Këto gjetje tregojnë “për një shkelje sistematike të parimeve themelore të ligjit humanitar ndërkombëtar”, tha zyra e OKB-së në një komunikatë.
Izraeli nuk i ka komentuar ende gjetjet e raportit 32-faqesh të OKB-së.
Ushtria izraelite – e cila e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit 2023, pasi luftëtarët e Hamasit i vranë rreth 1.200 njerëz në jug të Izraelit dhe i rrëmbyen më shume se 250 të tjerë – thotë se kujdeset që të mos i dëmtojë civilët në Gazë.
Për vrasjen e civilëve ajo e fajëson Hamasin, duke e akuzuar atë se i përdor ata si mburojë njerëzore.
Hamasi i ka mohuar akuzat se i përdor civilët dhe infrastrukturën civile, përfshirë spitalet, si mburoja njerëzore.
Viktima më e re vdekja e të cilit u verifikua nga vëzhguesit e OKB-së ishte një djalë njëditësh, ndërsa më e vjetra ishte një grua 97-vjeçare, thuhet në raport.
Në total, 44 për qind e viktimave ishin fëmijë./REL/
Aktualitet
Tre të akuzuar në lidhje me vdekjen e këngëtarit Liam Payne
Published
2 hours agoon
November 8, 2024By
UBTnewsTre persona janë akuzuar në lidhje me vdekjen e yllit të One Direction, Liam Payne, kanë thënë autoritetet argjentinase.
Këngëtari vdiq më 16 tetor pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires.
Zyra e Prokurorisë Kombëtare Penale dhe Korrektuese të Argjentinës tha se një person që kishte shoqëruar Payne akuzohet “braktisja e një personi të ndjekur nga vdekja”.
Një punonjës hoteli dhe një person i tretë janë akuzuar edhe për furnizim me drogë.
Payne, 31 vjeç, baba i një fëmije, ishte një nga emrat më të njohur të pop-it pasi u shfaq në The X Factor dhe u ngrit në famë me grupin One Direction në vitet 2010.
Autoritetet argjentinase kanë hetuar ditët e fundit të Payne në hotelin CasaSur.
Pas vdekjes së këngëtarit, policia gjeti substanca në dhomën e tij të hotelit si dhe objekte e mobilie të shkatërruara. Stafi i hotelit kishte bërë dy telefonata në shërbimet e urgjencës duke thënë se ata kishin një mysafir që kishte marrë “shumë drogë dhe alkool” dhe ishte “duke hedhur poshtë të gjithë dhomën”, u raportua më parë.
Të enjten, zyra e prokurorit publik tha se testet toksikologjike zbuluan gjurmë alkooli, kokaine dhe një antidepresant me recetë në trupin e tij.
Nga ekspertiza pas vdekjes u konstatua shkaku i vdekjes së tij si “trauma e shumëfishtë” dhe “hemorragji e brendshme dhe e jashtme” si pasojë e rënies nga ballkoni i hotelit.
Sipas zyrës së prokurorit, raportet mjekësore sugjeruan gjithashtu se Payne mund të kishte rënë në një gjendje gjysmë ose totalisht pa ndjenja.
Bota
A do të ulet në bisedime? Putin flet për herë të parë për zgjedhjen e Trump
Published
3 hours agoon
November 8, 2024By
UBTnewsPresidenti rus Vladimir Putin mbajti të enjten një fjalim në Moskë, ku preku një sërë temash në lidhje me situatën globale.
Putin foli edhe për përshtypjet që i kishte lënë atentati ndaj Donald Trump.
Shefi i Kremlinit u ndal te momenti kur Trump pasi ishte plagosur ngriti grushtin lart dhe iu drejtua popullit me fjalët “luftoni, luftoni, luftoni”.
“Ai u soll, për mendimin tim, në një mënyrë shumë korrekte, me guxim, si një burrë,” tha Putin.
I pyetur nëse ai ishte gati të ulej në diskutime me Donald Trump, Putin u përgjigj: “Ne jemi gati!”
Trump nga ana tjetër deklaroi të enjten se ishte i përgatitur të fliste me Putinin, duke i thënë NBC Neës: “Unë mendoj se do të flasim”.
Kremlini u akuzua gjerësisht për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 për të nxitur fushatën e Donald Trump kundër Hilary Clinton, pretendime të kundërshtuara nga Moska.
Prokurori i Posaçëm i SHBA Robert Mueller hetoi akuzat për marrëveshje të fshehtë midis fushatës së Trump dhe Rusisë në vitin 2016, por tha në një raport tre vjet më vonë se nuk kishte gjetur prova të konspiracionit.
Deklaratat e Putin u bënë teksa udhëheqësit evropianë u mblodhën në Budapest në kuadër të Komunitetin Politik Evropian, ku diskutuan kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte patur një “bisedë shumë të ngrohtë” dhe “produktive” me presidentin e zgjedhur.
“Por ne duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që rezultatet e ndërveprimit tonë midis Ukrainës dhe Amerikës, të gjithë Evropës dhe Amerikës, të jenë produktive dhe pozitive,” shtoi ai.
Shumë në Ukrainë dhe Evropë janë të shqetësuar se Trump mund të ngadalësojë, nëse jo të ndalojë, rrjedhën e ndihmës ushtarake amerikane në Kiev me marrjen e pushtetit në janar.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer e siguroi Zelenskyn në samit se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën në luftën e saj ndaj Rusisë mbetet e hekurt.
Orban thotë se Trumpi do ta ndërpresë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën
Po vazhdon trajtimin kundër kancerit, kjo është gjendja aktuale e Kate
Gjermani: Ministri i Ekonomisë synon postin e kancelarit, sot pritet të shpallë kandidaturën
Kryeministri holandez dënon “sulmet antisemite” ndaj tifozëve izraelitë në Amsterdam
Aktakuzë për të dehurin që shkaktoi aksident me fatalitet
Si mund ta karikoni telefonin katër herë më shpejt?
OKB: Gati 70% e të vdekurve nga lufta në Gazë janë gra dhe fëmijë
Fillon greva 24-orëshe e transportit publik lokal në të gjithë Italinë
Shoqëria civile dhe institucionet shtetërore
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje